1. Paralajmėrimet- Librat tjerė qė u dėrguan para Muhammedit a.s. paralajmėruan pėr ardhjen e Pejgamberit tė fundit. Nuk ka dyshim se kėtė e kanė ditur pjesa dėrmuese e klerikėve tė krishterė dhe rabinėve ēifut. Nė Tevrat thuhet:" Erdhi Zoti nga Sinai, lėshoi rrezet nga Sairi dhe ndriēoi nga mali Faran..."
Sina ėshtė vendi ku iu shpall Inxhili Isait a.s., kurse malet e Faranit gjenden nė Hixhaz aty ku i zbriti Kur'ani Muhammedit a.s.
2. Nevoja pėr Pejgamber- Njeriu ėshtė njė qenie luhatėse. Ai pėrveē nevojės pėr tė mira materiale me tė cilat do tė ekzistonte, ndjenė nevojė edhe pėr tė Vėrtetėn, tė cilėn e plotėson me ardhjen e Pejgamberėve tė Zotit nė rruzullin tokėsor. Pas dėrgimit tė Isait a.s. shumica e njerėzve pėrsėri kishin devijuar, morali dhe virtytet mė tė larta njerėzore ishin zėvendėsuar me padrejtėsi, urrejtje dhe armiqėsi. Pėr ta larguar njerėzimin nga kjo errėsirė nevojitej qė thirrja e Isait tė plotėsohej edhe me njė Pejgamber qė do t'i nxirrte njerėzit nga fundėrrinat e shumta nė tė vėrtetėn e vetme.
3. Muhammedi a.s. para shpalljes- Nė shkretėtirėn e Gadishullit Arabik me nxehtėsinė e tij, nė tokėn ranore e tė thatė tė Mekkės, nė kodrat e Faranit, nė qytetin e rrethuar rreth e pėrqark me male i cili shėnon mesin e rruzullit tokėsor, nė vendin e lavdishėm tė historisė sė njerėzimit, nė tokėn ku u ngritė shtėpia e parė nė faqen e dheut ku duhej tė adhurohej Zoti, lindi PEJGAMBERI I FUNDIT DHE NJERIU MĖ I LAVDISHĖM NĖ HISTORI MUHAMMEDI a.s.. Shpresa e njerėzisė i cili nė tė ardhmen do tė jetė timonieri i drejtėsisė nė botė lindi me 20 prill tė vitit 570 nga nėna Emine dhe babai Abdullah. Vėshtirėsitė pėr kėtė njeri ishin tė shumta, i vdes babai pa u takuar me tė dhe nė moshėn 6 vjeēare mbetet edhe pa nėnė. Njė kohė merrej me tregti ku qartas tregonte ndershmėrinė dhe sinqeritetin e tij. Hadixha r.a. duke parė virtytet e larta nė kėtė njeri vendosi qė tė martohet me tė , nė atė kohė Muhammedi a.s. ishte vetėm 25 vjeēar.
4. Muhammedi a.s. Pejgamber- Edhe pse rridhte nga njė qytet bazė e idhujtarisė ai asnjėherė nuk respektonte idhujt dhe shpesh meditonte dhe veēohej nė shpellėn Hira. Me 27 Ramazan 610 atij i arriti e Vėrteta pėrmes Xhibrilit a.s. i cili i kumtoi pesė ajetet e para tė sures alak , ku me kėtė rast filloi shpallja e Kur'anit Famėlartė dhe misioni i Muhammedit a.s. si Pejgamber. Mekasit injorantė dhe idhujtar kundėrshtuan ashpėr atė qė solli Muhammedi a.s. dhe filluan qė ta torturojnė dhe persekutojnė atė dhe tė gjithė ata qė ndiqnin rrugėn e tij. Me arritjen e tij nė Medine filloi qė tė lulėzojė Islami , u ngritė mbi ēdo fjalė dėshmia se Nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi a.s. ėshtė rob dhe i Dėrguar i All-llahut, injoranca u mbulua me dituri , e vėrteta ngadhėnjeu mbi tė pavėrtetėn e cila u fundos sė bashku me ithtarėt e saj. Ky ishte sukses i prijėsit tė njerėzimit Muhammedit a.s. nga i cili veēuam kėto fjalė:
a) All-llahu xh.sh. do ta falė atė qė pendohet para se tė linde Dielli nga perėndimi.
b) Ndihmoje vėllanė tėnd qoftė dėmtues ose i dėmtuar.
c) Trim nuk ėshtė ai qė fiton nė mundje, por ai qė e pėrmban veten nga zemėrimi.
d) Asnjėri prej jush nuk ėshtė besimtar pėrderisa nuk ia dėshiron vėllait tė tij besimtar atė qė ia dėshiron vetes sė tij.
e) Puno si tė duash , por dije se do tė japėsh llogari.
f) Jeto si tė duash , por dije se do tė vdesėsh...
Shkruan: Zejni MAZLLAMI ( student i historisė)
22.12.2007.islamgjakova.net