Krijuesi i gjithėfuqishėm i ēdo gjėje i dha njeriut njė ligj tė pandryshuar, norma dhe principe. Nėse njeriu u pėrmbahet do ta gjejė lumturinė qė nė hapin e parė. Mirėpo me rėndėsi ėshtė qė ky hap tė jetė tėrėsisht i sinqertė, i liruar nga ēdo interes.
Nė shkollėn e Pejgamberit, Muhammedit s.a.v.s. sahabet, miqtė e tyre dhe tė tjerėt kanė mėsuar qė bashkėrisht tė njihen mes veti. Kanė mėsuar si tė duhen dhe tė respektohen, si tė ndihmohen dhe t'ua lehtėsojnė tė tjerėve.
Mėsuan tė bėhen zemėrgurė t'i mbulojnė tė metat e njerėzve, t'i kuptojnė nevojat dhe dobėsitė e tė tjerėve, tė falin dhe t'i tejkalojnė gabimet e tė tjerėve. Mė sė tepėrmi kanė pasur kujdes rreth gjykimit tė njerėzve, qė tė mos i gjykojnė nė bazė tė asaj qė shohin. Ata kishin kujdes qė mos tė fusin nė zemrat e tyre urrejtje ndaj tė tjerėve. Nė kėtė rrugė ata kanė lėnė nė dispozicion ēdo gjė qė kishin. Vėrtet ata punuan nė mirėqenien e shoqėrisė.
Pėr kėtė arsye emrat e tyre, nami i tyre pėrmenden edhe sot e kėsaj dite. Edhe sot marrim shembull sakrificėn e tyre. Shumė mirė e dimė qė islami gjithsesi ka kujdes pėr diturinė dhe shkencėn, sepse dituria ėshtė obligim pėr myslimanin dhe myslimanen. Duke pasur parasysh kėtė mesazh, pra imperativin e shkencės, duhet tė kemi kujdes dhe tė ndjekim kėtė rrugė. Dhe vėrtetė ne mėsojmė dhe studiojmė pėr ta kuptuar ndoshta rolin tonė, por ēfarė po ndodhė? Pra, ne mėsojmė tė lexojmė, tė shkruajmė, tė skicojmė, llogarisim, tė aktrojmė, tė flasim, tė jemi orator tė mirė, tė projektojmė, dizajnojmė dhe shumė gjėra tjera. E gjithė kjo ėshtė e bukur, dhe e gjithė kjo quhet arsimim. Pra, njerėzit vėrtet duhet tė arsimohen! Nė anėn tjetėr duhet pranuar se edukata gjithsesi na nevojitet.
Nė vendin tonė ekziston ministria e kulturės, edukimit dhe arsimimit. Gjithashtu nė shkolla ekziston lėnda edukata qytetare, por nė realitet rezultatet e edukimit fare pak i shohim. Dijetari i njohur Sufjan eth-Thevrim ka thėnė: "Tėrė diturinė (e kohės) e mėsova pėr gjashtė vjet, ndėrsa pėr edukatė mė ėshtė nevojitur tridhjetė vjet". Vėni re, tridhjetė vjet i janė nevojitur pėr edukatė! Ndėrsa Abdullah ibn Mubareku, i cili ka mbetur shembull i njė edukate tė bukur, i ka thėnė kėto fjalė: "Ai qė ėshtė indiferent ndaj edukatės, ndaj pastrimit tė shpirtit, tė jetė i dėnuar".
Nė rrėnjė fjala Sheriat d.m.th. burim qė ujit shpirtrat. Pra, sheriati ėshtė rrugė deri te burimi ku shpirti freskohet dhe si i tillė, detyrimisht, kėrkon edukatė, sepse ai i cili nuk ka edukatė, nuk ka qasje te burimi ku shpirti ushqehet.
Por, vėllezėr, besoj se edhe ju pajtoheni me mua, sepse shumė pak ka edukatė mes njerėzve, edhe pse secili prej nesh jemi tė pajisur me diploma tė ndryshme.
Mė parė pėrmendėm Abdullah ibn Mubarekun. Ai njė vit ia kushtonte shkencės, ndėrsa vitin tjetėr pėrhapjes sė diturisė dhe edukatės mes njerėzve. Tė gjithėve na mbetet nė kujtesė shprehja e fytyrės sė personit me sjellje tė mirė. Pra, prezantimi ka rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe dhe lidhet ngushtė me edukatėn. Njerėzit mė sė shumti kanė vėmendje ndaj sjelljes, shikimit tė sinqertė, buzėqeshjes dhe paraqitjes me zemėr. Mungesa e tė gjitha kėtyre ėshtė problem nė shoqėri. Kėtė mungesė nuk e kanė ata qė kanė marrė detyrėn nga Allahu pėr ta prezantuar bukurinė dhe mėshirėn e Tij. Dhe mu pėr shkak tė kėtij prezantimi tė dobėt apo gjysmak tek ne krijohen problemet.
Mė pyeti njė person: "Pėrse kjo gjendje e jonė? Kaq shumė libra, kaq shumė dijetar, magjistra dhe doktor shkencash, pėrse nuk mund njėri me tjetrin, pėrse ky negativitet, pėrse kjo urrejtje mes njerėzve?" Unė them se njėri prej shkaqeve ėshtė se ne jetojmė me tė kaluarėn (perfekt), flasim pėr tė kaluarėn, krenohemi me tė kaluarėn, por edhe mė tepėr me tė ardhmen. Shumė shpesh dėgjojmė duke thėnė: "Sa tė diplomoj, sa tė magjistroj ose tė doktoroj, do t'i ofroj zgjidhje shoqėrisė. Posa tė kthehem nė Kosovė ose Shqipėri do t'ju tregoj atyre si duhet besuar. Do t'ju tregoj atyre si bėhet organizimi, si duhet respektuar syneti". Por, ēfarė po ndodh pėr momentin? Shumica e njerėzit mė sė paku jetojnė pėr momentin e tanishėm, pėr kėtė arsye nuk kanė ēfarė tė prezantojnė. Vetėm ai qė punon nė momentin e tanishėm ka ēfarė tė dhuroj, sepse vetė ai ėshtė dhuratė pėr njerėzit. Paraqitja e tij, buzėqeshje e tij, ligjėrata e tij e cila buron nga zemra i pėrfiton zemrat e tė tjerėve.
Pėrse nuk ka prezantim tė vėrtetė nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore? Pėrse nuk dhurata tė vėrteta mes njerėzve? Nga Pejgamberi s.a.v.s. transmetohet tė ketė thėnė: "Jepni dhurata njėri tjetrit se do tė duheni" Nė tė varte ne japim dhurata, por me rezervė, me njė distancė shpirtėrore. Pėrse? Sepse kur japim dhurata ne nuk jemi prezent, atėherė detyrimisht presim falėnderim ose shpėrblim.
Kur shohim nė rrugė njė njėri tė gėzuar qė tė afrohet mė njė buzėqeshje dhe me zemėr tė hapur dije se ėshtė i edukuar, por me siguri kėtė edukatė nuk e ka nga shkolla, por nga shtėpia. Ai i cili edukatėn e tij nuk e merr nga familja mund tė jetė biznesmen, mr, dr, etj, por jo edhe njeri. Andaj bėhu i edukuar e jo vetėm i arsimuar.
Mė tregoi njė mėsues se si njė nxėnės i cili kishte diplomuar nė fakultetin teologjik, posa e mori diplomėn e vuri nė kornizė tė shtrenjtė dhe e vari nė minder dhe tha: "Oj diplomė tė bekoftė Allahu, fillo t'ju ligjėrosh njerėzve". Pra iu drejtua diplomės qė ajo ta mbaj njė ligjėratė (vazė, ders) xhematit.
Mos tė keqkuptohemi, ne nuk jemi kundėr diplomave, sepse ajo ėshtė njė vėrtetim mė shumė rėndėsi, por mbaje nė mend, nėse sjellja jote nuk vlen e kotė do tė jetė diploma. Nėse xhemati nuk ėshtė i kėnaqur me ty e kotė do tė jetė diploma. Nėse tė mungon devotshmėria e kotė do tė jetė diploma. Nėse nuk punon pėr Allahun dhe nė emėr tė Tij mė mirė mos tė kesh fare diplomė.
Sot, mjerisht magjistrat dhe doktorėt e teologjisė mė mirė ndihen tė ulur nė fotele se sa tė mbajnė njė ligjėratė para xhematit i cili mezi e ka pritur diplomimin e tij. Shumica prej nesh kemi mėsuar mjaft. Edhe unė jam njėri prej tyre. Nė netėt pa gjumė me libėr nė duar me silleshin lloj-lloj mendimesh: dhjetėshja, fotela, kerri luksoz, shtėpia luksoze apo paratė... Tė gjitha kėto mė kanė ndodhur mua, por a thua a ju ka ndodhur edhe juve?
Gjithnjė e mendoja rrugėn e rezistencės mė tė vogėl, pa u menduar pėr sakrificat e mėsuesit tim tė dashur Muhammedit s.a.v.s. dhe shokėve tė tij.
O Zot i Madh, zgjoje ndjenjėn e sakrificės pėr hir Tėndin dhe mėnjanoje nga zemrat tona ndjenjėn e egoizmit dhe interesit tė ngushtė personal!
Pėrgatiti dr. Ali Iljazi
29.11.2007.islamgjakova.net