Koncepti islam i sė lejuarės dhe sė ndaluarės i qeveris tė gjitha aktivitetet ekonomike, e veēanėrisht fushėn e procesit tė pasurimit dhe konsumimit tė artikujve ushqimorė. Disa mėnyra tė fitimit janė shpallur si tė paligjshme, e si tė tilla konsiderohen: kamata, ryshfeti, bixhozi, lojėrat e fatit, spekulimi, matja e mangėt etj. Mėnyrat e paligjshme tė fitimit janė rigorozisht tė ndaluara, prandaj, muslimani duhet tė fitojė nėpėrmjet mėnyrave tė ligjshme dhe tė ndershme. Ngjashėm, edhe nė segmentin e konsumimit, janė disa gjėra qė janė tė ndaluara pėr t'u ngrėnė e pėr t'u pirė, e prej tyre veēohen: kafshėt e ngordhura, gjaku, mishi i derrave dhe ato kafshė tė cilat janė prera jo nė emėr tė All-llahut. Gjithashtu, edhe paratė qė harxhohen nė lėndė tė cilat janė tė dėmshme pėr neve, qoftė nė aspektin fizik apo shpirtėror, janė tė ndalueshme nė mėnyrė strikte.
Megjithatė, parimi i nevojshmėrisė bėn tė patjetėrsueshme qė t'i lejojė disa gjėra tė palejueshme pėr njė kohė tė caktuar. Mirėpo, ky parim mund tė aplikohet vetėm atėherė kur nevoja ėshtė reale, e jo vetėm tė justifikohemi. Pėr shembull, nėse njė njeri ėshtė tepėr i uritur dhe nuk ka asgjė pėr ta shmangur urinė, pėrveē njė kafsheje tė ngordhur, atėherė ai mund ta hajė atė. Ngjashėm, nėse mjeku dėshmon pėr njė njeri se i ėshtė rrezikuar jeta dhe se pėr ta tejkaluar rrezikun duhet tė marrė alkool, edhe ky (i sėmurė) mund ta bėjė atė. Pėrfundimisht, pėr ta bėrė njė punė tė ndaluar, duhet tė kihen parasysh dy kushtet vijuese:
1) Duhet qė ajo gjė tė mos merret me tendencė pėr tė treguar rebelim ndaj All-llahut;
2) Duhet qė ajo gjė tė merret nė sasinė minimale tė mundshme, pra, vetėm sa pėr ta shpėtuar jetėn.
Argumente nga Kur'ani
1) "O ju njerėz, hani nga ajo qė ėshtė nė tokė e qė ėshtė e lejuar dhe e mirė, e mos shkoni hapave tė djallit se ai ėshtė armik i hapėt i juaji!" (Kur'an, 2: 168).
2) "O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė ua kemi dhėnė dhe falėnderoni All-llahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetėm tė ngordhėtėn, gjakun, mishin e derrit dhe atė qė therret jo nė emėr tė All-llahut. E kush shtrėngohet (tė hajė nga kėto) duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, pėr tė nuk ėshtė mėkat. Vėrtet All-llahu falė, ėshtė mėshirues"
(Kur'an, 2: 172-173).
3) "Dhe mos e hani pasurinė e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatėsit pėr tė grabitur nė mėnyrė tė padrejtė njė pjesė tė pasurisė sė njerėzve, kur ju e dini (se pa tė drejtė po e hani atė)!" (Kur'an, 2: 188).
4) "Sot u lejuan pėr ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (tė therrurat) e ithtarėve tė librit janė tė lejuara (hallall) pėr ju, edhe ushqimet (tė therrurat) tuaja janė tė lejuara pėr ta (u janė lejuar). Gratė e ndershme besimtare dhe (gra) tė ndershme nga ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri para jush, kur atyre u jepni pjesėn e caktuar tė kurorės, por duke pasur pėr qėllim martesėn, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjėsuar veprėn e vet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė prej tė shkatėrruarve" (Kur'an, 5: 5).
5) "O ju qė besuat! Mos i ndaloni (mos i bėni haram) tė mirat qė pėr ju i lejoi All-llahu (i bėri hallall) dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (i kalojnė kufijtė e dispozitave tė Zotit). Hani nga ajo qė All-llahu ju furnizoi si hallall tė mirė dhe, duke qenė se ju All-llahut i besoni, ruajuni dėnimit tė Tij!" (Kur'an, 5: 87-88).
6) "O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar. Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" (Kur'an, 5: 90-91).
7) "Gjahu dhe ushqimi nė det ju ėshtė lejuar, si pėrjetim pėr ju dhe pėr udhėtarėt, kurse gjahu tokėsor u ėshtė ndaluar sa tė jeni nė ihram. Kini dro All-llahun, te i cili do tė tuboheni!" (Kur'an, 5: 96).
Argumente nga Sunneti
1. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė i pastėr!... Pastaj e tregoi shembullin e njė njeriu me flokė tė shprishura dhe i cili ishte i tėri i pluhurosur dhe po udhėtonte njė rrugė tė gjatė, kur nga dėshpėrimi i ngre duart pėr t'iu lutur Zotit...Mirėpo, pėrderisa ushqimi i tij ėshtė i paligjshėm, rrobat e tij janė tė paligjshme dhe tėrė prona e tij ishte e paligjshme, atėherė si t'i pranohet kėtij duaja te Zoti?". [Transmeton Muslimi]
2. Ebu Mesud el-Ensariu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar shitjen e qenve, gjegjėsisht pėrfitimet nga ajo shitje, fitimet e lavireve dhe profetizimet e fallxhorėve. [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
3. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka mallkuar ngrėnėsin, paguesin dhe shkruesin e kamatės dhe ka thėnė se tė gjithė ata janė tė barabartė pėr kah mėkati. [Transmeton Muslimi]
4. Abdullah ibėn Amri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka mallkuar ryshfet-marrėsin dhe ryshfet-dhėnėsin.
[Transmeton ebu Davudi]
5. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar shitjen e verės, kafshėve tė ngordhura, derrave dhe idhujve.
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
6. Abdullah ibėn Amri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam i ka ndaluar pijet dehėse, bixhozin, lojėrat me letra dhe ka thėnė se ēdo pije dehėse ėshtė e ndaluar. [Transmeton ebu Davudi]
7. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ndaloi ngrėnien e mishit tė gomarėve, mishin e mushkave, mishin e ēdo kafshe gjahu qė ka dhėmbė helmues dhe mishin e shpezėve qė kanė kthetra. [Transmeton Tirmidhiu]
8. Halid ibėn Velidi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar ngrėnien e mishit tė kuajve, tė mushkave dhe tė gomarėve.
[Transmeton ebu Davudi dhe Nisai]
9. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nuk ka gjallesė nė det qė All-llahu nuk e ka bėrė tė pastėr pėr birin e Ademit!". [Transmeton Darkutni]
10. Ibėn Omeri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar ngrėnien e kafshėve tė pista dhe gjithashtu e ka ndaluar qė tė pihet qumėshti i tyre.[Transmeton Tirmidhiu]
Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 16.12.2007
shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
17.12.2007.islamgjakova.net