Nė bazė tė sqarimit qė jepet nė fjalor, e mira dhe e keqja kanė disa kuptime tė ndryshme. Megjithatė, nė kėtė seksion ne do tė bėjmė fjalė pėr tė mirėn dhe pėr tė keqen nė aspektin e tyre moral, etik dhe fetar dhe do tė shpjegohen nė formė tė mbiemrit dhe emrit. E mirė (si mbiemėr) do tė thotė diēka moralisht e shkėlqyeshme, qė ka cilėsi tė pėrpikta, qė ėshtė e ndershme, e pastėr, meritore etj. Ndėrkaq, mirėsi (si emėr) do tė thotė shkėlqyeshmėri morale, veēanėri e tė qenėt mirė, ndershmėri, besim, ngritje, korrektėsi, mirėsjellje, njerėzi, bujari, drejtėsi etj. E keqe (si mbiemėr) do tė thotė diēka moralisht e prishur, me mėkate, e gabuar, e pamoralshme, e ashpėr, e ligė, e dėmshme, lėnduese, e neveritshme etj. E keqja nė formė tė emrit paraqet ligėsi, poshtėrsi, ēoroditje, amoralitet, padrejtėsi, dėm, urrejtje, djallėzi, turp, keqdashje e kėshtu me radhė.
Nė kėndvėshtrimin fetaro-moral, e mira dhe e keqja janė veti bazike dhe nuk mund tė definohen nė mėnyrė precize. Ndonėse koncepti themelor i sė mirės dhe i sė keqes mbetet konstant, kriteri i tyre varion prej kohės nė kohė, prej vendit nė vend dhe prej shoqėrisė nė shoqėri.
Siē mund tė vėrejmė nga rreshtat paraprake, kėto dy nocione nuk janė definuar saktė nga Islami, por janė tė lėna qė tė sqarohen duke pėrdorur shumėkuptimėsi, faktikisht, me anė tė sinonimeve. Pra, as Kur'ani e as Hadithi nuk japin definicion ekzakt pėr kėto dy terme. Megjithatė, edhe Kur'ani, edhe Hadithi kanė hedhur mjaft dritė rreth kėtyre dy vlerave, meqė, analizuar nga kėndvėshtrimi islam, ato konsiderohen si vlerat rrėnjėsore tė shoqėrisė. Veē kėsaj, ai (Islami), i urdhėron ndjekėsit e tij qė tė bėjnė vepra tė mira dhe tė abstenojnė nga tė kėqijat. Megjithėse nė Kur'an dhe Hadith, pra, nuk janė dhėnė pėrkufizime tė plota mbi tė mirėn dhe tė keqen, prapėseprapė gjėrave e veprimeve tė mira, po edhe gjėrave e veprimeve tė kėqija, nė mėnyrė tė qartė, u ėshtė vėnė qarku nė to (Kur'an dhe Hadith). Mirėbėrėsve u janė premtuar shpėrblime, pėrkundėr tė cilėve, keqbėrėsit kanė marrė kėrcėnim tė rreptė nė rast se veprojnė vepra prishėse.
Sipas Kur'anit Famėmadh, njeriu mund tė ketė e tė shprehė justifikime, megjithatė ai e di se kush ėshtė dhe ēfarė ėshtė. Ky lloj dijenie, nė fakt, njihet si ndėrgjegje dhe e dimė se ajo ėshtė e pranishme nė ēdo shpirt njerėzor. Ndėrgjegjja, domethėnė, ėshtė njė fener i ndezur nė mendjen e njeriut dhe njėherit ėshtė udhėrrėfyese e tij, pėrkatėsisht, i tregon atij se ēka ėshtė e drejtė e ēka nuk ėshtė e drejtė dhe cila ėshtė mirė e cila e keqe. Nėse ky fener fiket pėr njė periudhė bukur tė gjatė dhe nėse prolongohet rregullimi i tij, pastaj si rregullator i njeriut do tė jenė zėrat e mendimet e tė tjerėve tė cilat do t'i shėrbejnė kėtij (qė i ėshtė fikur feneri) pėr ta dalluar tė mirėn nga e keqja. Nė njė fjalė tė urtė ėshtė thėnė: "Nėse tė gjithė thonė se je i mirė - atėherė vėrtet je i tillė, por edhe nėse tė gjithė ata thonė se je i keq - atėherė, nė kėtė rast, do tė konsiderohesh si i tillė.
Ndershmėria dhe mėkati, nė mėnyrė tė qartė, janė shpjeguar nga Pejgamberi alejhi selam. Pra, kur i dėrguari i All-llahut alejhi selam u pyet nga njė sahab se ēka ėshtė ndershmėria e ēka ėshtė mėkati, ai ia dha pėrgjigjen vijuese: "Ndershmėria ėshtė karakteri mirė, ndėrsa mėkati ėshtė ajo qė tretet nė zemrėn tėnde pėr tė cilėn dėshiron tė jetė e paditur nga njerėzit tjerė".
Argumente nga Kurani
Nė ajetet vijuese elaborohen gjėrat, veprimet dhe punėt e mira pėr tė cilat do tė fitohet shpėrblim i pamasė pėr bėrėsit e tyre:
1) "Secili (popull) ka njė anė tė cilės ai i kthehet, ju shpejtoni kah punėt e mbara, kudo qė tė jeni All-llahu ka pėr t'ju tubuar tė gjithėve, All-llahu ka fuqi pėr ēdo send" (Kur'an, 2: 148).
2) "Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit" (Kur'an, 2: 177).
3) "Kurrė nuk do ta arrini sinqeritetin e plotė me besim (as kėnaqėsinė e lumtur nė xhennet) derisa tė mos e jepni mė tė dhembshmen (mė tė dashurėn) e pasurisė suaj. Ēka do qė jepni (pėr Zotin), All-llahu atė e di" (Kur'an, 3: 92).
4) "Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit" (Kur'an, 3: 134).
5) "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet" (Kur'an, 4: 36).
6) "S'ka dyshim se All-llahu nuk bėn pa drejtė as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh" (Kur'an, 4: 40).
7) "Kush ofron ndihmė tė mirė, do tė ketė pjesė nga ajo, dhe kush ofron ndihmė tė keqe do tė ngarkohet me tė. All-llahu ėshtė i plotfuqishėm ndaj ēdo sendi" (Kur'an, 4: 85).
8) "Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie" (Kur'an, 4: 124).
9) "...Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė" (Kur'an, 5: 2).
10) "...andaj ju (besimtarė) pėrpiquni pėr punė tė mira. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojė me atė qė kundėrshtoheshit" (Kur'an, 5: 48).
11) "Thuaj: "Nuk ėshtė e njėjtė e keqja dhe e mira, po edhe nėse tė mahnit ty shumimi i sė keqes, pra kini frikė All-llahun (e mos pranoni tė keqen) o ju tė zotėt e mendjes, ashtu qė tė shpėtoni" (Kur'an, 5: 100).
12) "Kush vjen me njė (punė) tė mirė, ai (nė ditėn e gjykimit) shpėrblehet dhjetėfish, e kush vjen me (vepėr) tė keqe, ai ndėshkohet vetėm pėr tė. Atyre nuk u bėhet e padrejtė" (Kur'an, 6: 160).
13) "Atyre qė bėjnė vepra tė mira, u takon e mira (xhenneti) edhe mė tepėr (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nėnēmimi, ata janė banues tė xhennetit, aty janė pėrgjithmonė" (Kur'an, 10: 26).
14) "Dhe fale namazin nė dy skajet e ditės, e edhe nė orėt e afėrta (me ditėn) tė natės. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnė ato tė kėqijat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė pranojnė kėshillat" (Kur'an, 11: 114).
15) "Edhe ata qė patėn durim (ndaj tė kėqijave) pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė tyre dhe qė e falėn namazin, dhe nga ajo me ēka Ne i furnizuam ata kanė dhėnė fshehtas e haptas dhe me tė mirė e largojnė tė keqen. Tė tillėt kanė pėrfundim mė tė mirė" (Kur'an, 13: 22).
16) "All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim" (Kur'an, 16: 90).
17) "Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t'u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre" (Kur'an, 16: 97).
18) "E All-llahu u shton besimin atyre qė u udhėzuan, e veprat e mira tė pėrjetshme janė shpėrblim mė i dobishėm te Zoti yt, dhe pėrfundim mė i mirė" (Kur'an, 19: 76).
19) "Atyre u jepet shpėrblim i dyfishtė pėr arsye se bėnė durim, dhe ata tė keqen e largojnė me tė mirėn, e nga ajo qė Ne i furnizuam, ata japin" (Kur'an, 28: 54).
20) "Kush sjell me vete punė tė mirė, atij do t'i takojė shpėrblimi edhe mė i madh, ndėrsa ai qė paraqitet me punė tė kėqija, do t'i jepet dėnim vetėm aq sa e ka merituar" (Kur'an, 28: 84).
21) "Nuk ėshtė as pasuria juaj, e as fėmijėt tuaj ajo qė ju afron pranė Nesh, ėshtė vetėm besimi dhe veprat e mira; tė tillėt shpėrblehen shumėfish pėr atė qė vepruan dhe ata janė nė dhoma tė larta tė shpėtuar" (Kur'an, 34: 37).
22) "Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm" (Kur'an, 103: 1-3).
Nė ajetet vijuese janė tė elaboruara gjėrat e kėqija, pėr tė cilat do tė pasojė ndėshkim i rėndė nė Zjarr nėse nuk njeriu nuk heq dorė nga to:
1) "Po, (do tė ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė" (Kur'an, 2: 81).
2) "Ata qė pėrgėnjeshtruan se do tė takohen me All-llahun (nė ditėn e gjykimit) kanė humbur pėrderisa t'u vijė momenti (kijameti) befas e tė thonė: "Tė mjerėt ne pėr atė qė lėshuam" (nga punėt e mira nė Dunja), e duke i bartur gabimet e veta nė shpinė, dhe, e shėmtuar ėshtė ajo qė bartin" (Kur'an, 6: 31).
3) "E ata qė bėnė tė kėqija, dėnimi i sė keqes ėshtė aq sa ėshtė ajo, ata i mbulon poshtėrimi. Ata nuk mund t'i mbrojė kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjė copė e errėt e natės. Ata janė banues tė pėrjetshėm tė zjarrit" (Kur'an, 10: 27).
4) "E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur)" (Kur'an, 14: 42).
5) "Mandej pėrfundimi i atyre qė bėnė punė tė kėqija ishte mė i keqi, pėr shkak se argumentet e All-llahut i pėrgėnjeshtruan dhe talleshin me to" (Kur'an, 30: 10).
6) "Kush bėn ndonjė vepėr tė keqe, ndėshkohet vetėm pėr aq sa ėshtė ajo, e kush bėn ndonjė vepėr tė mirė, qoftė mashkull a femėr, por duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe aty shpėrblehen pa masė" (Kur'an, 40: 40).
7) "Ndėshkimi i tė keqes bėhet me njė tė keqe nė tė njėjtėn masė, e kush fal e bėn pajtim, shpėrblimi i tij ėshtė tek All-llahu. Vėrtet, Ai nuk i do zullumqarėt" (Kur'an, 42: 40).
8) "A menduan ata, tė cilėt vepruan nė tė kėqija, se nė jetėn e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t'i bėjmė tė barabartė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira? Sa i shėmtuar ėshtė gjykimi i tyre?" (Kur'an, 45: 21).
Ajetet vijuese janė kėshillim dhe nxitje pėr besimtarėt qė tė keqen ta kthejnė me tė mirė, madje edhe ndaj atyre tė cilėt u kanė bėrė dėm kėtyre (besimtarėve):
1) "Ti tė keqen kthe me mė tė mirėn. Ne e dimė mė sė miri atė qė shpifin ata" (Kur'an, 23: 96).
2) "Atyre u jepet shpėrblim i dyfishtė pėr arsye se bėnė durim, dhe ata tė keqen e largojnė me tė mirėn, e nga ajo qė Ne i furnizuam, ata japin" (Kur'an, 28: 54).
3) "Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja. Andaj, (tė keqen) ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė, se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do tė bėhet mik i afėrt. Mirėpo kėtė nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė janė tė durueshėm, dhe nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė kanė virtyt tė lartė" (Kur'an, 41: 34-35.)
Argumente nga Sunneti
1. En-Nevas ibwn Samani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se njėherė e kishte pyetur Pejgamberin alejhi selam se ēfarė ėshtė ndershmėria dhe mėkati, ndėrsa ai i ishte pėrgjigjur: "Ndershmėria ėshtė karakteri mirė, ndėrsa mėkati ėshtė ajo qė tretet nė zemrėn tėnde pėr tė cilėn dėshiron tė jetė e paditur nga njerėzit tjerė". [Transmeton Muslimi]
2. Hudhejfe (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Mos u bėni tė marrė e tė thoni: nėse njerėzit bėjnė mirė, edhe ne do tė bėjmė mirė dhe nėse ata bėjnė keq, edhe ne do tė bėjmė keq; por mėsohuni tė bėni mirė kur njerėzit bėjnė mirė dhe, pėrveē kėsaj, mėsohuni tė bėni mirė kur ata gabojnė!". [Transmeton Tirmidhiu]
3. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se fjalia vijuese ka qenė e shkruar nė shpatėn e Pejgamberit alejhi selam: "Fale atė qė tė bėn dėm! Shoqėrohu me atė qė i ndėrpret lidhjet me ty! Ktheja me tė mirė atij qė tė bėn keq dhe thuaje gjithmonė tė vėrtetėn, madje edhe nėse ėshtė kundėr ty!".
[Transmeton Ihja]
4. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Janė shtatė grupe njerėzish tė cilėt Hija e All-llahut do t'i mbulojė nė atė Ditė kur nuk do tė ketė hije tjetėr: udhėheqėsi i drejtė; i riu qė e adhuron All-llahun me bindje; njeriu, zemra e tė cilit ėshtė e lidhur fort pėr xhaminė; dy njerėzit qė duhen pėr hirė tė All-llahut; njeriu qė e kujton All-llahun dhe sytė e tij mbushen me lotė; njeriu i cili refuzon ofertėn e ndonjė vajze tė bukur e me pozitė pėr tė bėrė marrėdhėnie tė palejuara dhe njeriu i cili jep lėmoshė dhe e mban aq fshehtė saqė dora e tij e majtė nuk e di se ēfarė ka dhėnė e djathta". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
5. Xheriri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai qė ėshtė i privuar nga butėsia - ėshtė i privuar nga tė gjitha!".
[Transmeton Muslimi]
6. Esma (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kryelarti, fodulli, imponuesi, ai qė ka vetėbesim tė tepėrt, ai qė e harron Fuqinė e tė Madhit, neglizhuesi i gjėrave tė rėndėsishme, i pabinduri, ai qė ėshtė i shpėrqendruar ndaj fillimit e fundit, dyshuesi nė fenė e All-llahut, lakmuesi, pasuesi i epshit dhe i pėruluri ndaj gjėrave tė kėsaj bote janė njerėz tė pavlerė!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe Bejhekiu]
7. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Tri veti janė qė ēojnė nė shpėtim dhe tri tė tjera janė qė ēojnė nė shkatėrrim. Pėr tė shpėtuar janė frika ndaj All-llahut tė Lartėsuar kur je nė vetmi dhe kur je nė prani tė njerėzve, tė folurit e vėrtetės kur je nė gjendje gėzimi dhe nė gjendje hidhėrimi dhe tė pėrmbajturit nė kamje dhe nė skamje. Nė anėn tjetėr, vetitė qė ta hapin rrugėn drejt shkatėrrimit janė pasimi i vazhdueshėm i epshit, koprracia e skajshme dhe tė qenėt mendjemadh (kryelartė) - e cila ėshtė mė e keqja prej tė gjithave". [Transmeton Bejhekiu]
8. Ebu Dherri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Njė ditė vajta te i dėrguari i All-llahut alejhi selam. Ai mbajti njė ligjėratė shumė tė gjatė. Pas kryerjes sė saj, i thashė: Mė kėshillo, o i dėrguari i All-llahut! Ai ma ktheu: "Tė kėshilloj tė kesh frikė ndaj All-llahut meqė ajo (frika ndaj All-llahut) ėshtė stolia mė e mirė pėr tė gjitha punėt tua!". Mė pas, unė prapė i thashė: Mė kėshillo diēka mė shumė, o i dėrguari i All-llahut! "Lexoje Kur'anin mė shpesh dhe mos e harro tė Lartmadhėrishmin, ngase nė kėtė mėnyrė pėrmendesh nga engjėjt nė qiell!". Mė kėshillo ende! - i thashė unė. "Hesht mė shumė e fol mė pak, ngase kjo ėshtė mėnyrė e mirė pėr ta larguar shejtanin e mallkuar dhe, njashtu, ėshtė pėrforcues imani!" - ma ktheu ai. Pėrsėri i kėrkova tė mė kėshillojė e ai mė tha: "Mos qesh pa masė, ngase e qeshura e tepėrt e vdes zemrėn dhe e zbeh shkėlqimin e fytyrės!". Edhe mė tej i kėrkova kėshillė, e ai mė tha: "Fole tė vėrtetėn, madje edhe nėse tė duket e hidhur!". Nė herėn e fundit qė i kėrkova kėshillė, mė tha: "Mos u frikėso ndaj thashethemeve tė shpifėsve dhe le tė tė shėrbejė ajo qė ti di pėr veten tėnde si mbrojtje kundrejt pėrgojimeve tė pėrgojuesve!". [Transmeton Bejhekiu]
Pėrktheu nga gjuha angleze: Arsim JONUZI
10.12.2007.islamgjakova.net