www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
E vërteta dhe e pavërteta
 

 

 

 

E vėrtetė ėshtė diēka qė ėshtė e saktė, moralisht e mirė, e drejtė nė aspektin etik dhe qė ėshtė nė pajtim me dėshmitė e me arsyen. E vėrteta mund tė gjendet nė gjykime, mendime dhe nė veprime. Realiteti, saktėsia, pėrpikėria, paanėsia, drejtėsia e legaliteti janė vetėm disa fjalė tė cilat pėrshkruajnė disa ngjyrime tė kuptimit tė sė vėrtetės. E pavėrtetė ėshtė diēka e pasaktė, e rrejshme, jokorrekte, e padrejtė, e njėanshme etj. E pavėrteta ėshtė akti i tė gėnjyerit, diēka qė ėshtė e pabazė (pėr kah argumentet), akt i padrejtė nė segment tė normave morale.

Krahas sė mirės dhe sė keqes, edhe e vėrteta dhe e pavėrteta janė prej vlerave qenėsore tė shoqėrisė, mirėpo, edhe kėto (vlera) nuk ėshtė edhe aq lehtė tė shpjegohen. Islami jep sqarime rreth koncepteve tė sė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, megjithatė nuk jep pėrkufizime tė thukta nė aspektin terminologjik tė tyre. E vėrteta ėshtė dritė, pėrkundėr sė cilės, e pavėrteta ėshtė errėsirė, kėshtu qė errėsira zhduket kur zbardh drita, poashtu, pra, edhe e pavėrteta humb kur tė vijė e vėrteta. Qėndrimi islam pėr tė pavėrtetėn ėshtė qė ajo konsiderohet si mėkat shumė i madh, ndėrsa e vėrteta njihet si mirėsi e madhe. Prandaj, Islami i urdhėron ndjekėsit e vet qė t'i shmangen tė pavėrtetės dhe tė kenė direksion tė drejtė e tė vėrtetė (nė qėndrime e veprime). Ideja e drejtė dhe e vėrtetė ėshtė pėr t'u shpėrblyer, kurse e gabuara ėshtė pėr t'u ndėshkuar. Pėrfundimisht, e vėrteta shprehet nė gjashtė gjėrat vijuese: nė tė folur, nė motive, nė qėllime, nė vendime, nė bindje, nė veprime dhe nė obligimet e fesė. Pra, njeri qė i pėrket tė vėrtetės ėshtė ai i cili ėshtė i saktė nė kėto qė u cekėn.

 

Argumente nga Kur'ani

1) "E mos e ngatėrroni tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn dhe me vetėdije ta fshehni realitetin" (Kur'an, 2: 42).

2) "O ithtarėt e librit, pėrse, duke qenė se ju e dini tė vėrtetėn e ngatėrroni me gėnjeshtrėn dhe e fshehni realitetin?" (Kur'an, 3: 71).

3) "Dhe thuaj: Erdhi e vėrteta e u zhduk e kota! Vėrtet, e kota gjithnjė ka qenė e zhdukur" (Kur'an, 17: 81).

4) "Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė, ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarėve) ju takon shkatėrrimi pėr atė qė i pėrshkruani (Zotit, si fėmijė etj.)" (Kur'an, 21: 18).

5) "Kjo, ngase All-llahu ėshtė Ai i Vėrteti dhe atė qė lusin ata pos Tij ėshtė e kotė. All-llahu ėshtė vėrtet Ai i Larti, i Madhi" (Kur'an, 22: 62).

6) "Thuaj: Zoti im, Njohės i tė fshehtave, sjell tė vėrtetėn! Thuaj: Erdhi e vėrteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!" (Kur'an, 34: 48-49).

7) "Kush bėn mirė, ai e ka pėr vete, e kush bėn keq, ai vepron kundėr vetes, e Zoti yt nuk bėn padrejtė ndaj robėrve tė Vet" (Kur'an, 41: 46).

 

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Bekri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "A t'ju tregoj se cilat janė mėkatet mė tė mėdha? Vini re! Ato janė t'i pėrshkruash shok All-llahut tė Lartėsuar, mosbindja ndaj prindėrve dhe gėnjeshtra". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

2. Hasan ibėn Ali (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Hiq dorė nga ajo qė tė duket e dyshimtė, pėr hir tė asaj qė nuk e ke tė tillė (tė dyshimtė)! E vėrteta ėshtė paqe e mendjes, kurse e pavėrteta ėshtė dyshim". [Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nisai]

3. Ibėn Hakimi (All-llahu e mėshiroftė) rrėfen nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Mjerė pėr atė qė flet gėnjeshtra me qėllim qė t'i nxisė njerėzit pėr tė qeshur! Mjerė pėr tė!". [Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Daremi]

4. Ubade ibėn Swameti (All-llahu e mėshiroftė!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nėse m'i garantoni gjashtė gjėra, unė jua garantoj Xhennetin; ta flisni tė vėrtetėn, ta pėrmbushni premtimin, ta ēoni nė vend emanetin, t'i ruani organet e turpshme, ta ulni shikimin dhe t'i ruani duart tuaja!". [Transmeton Bejhekiu]

5. Abdullah ibėn Amri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ėshtė pyetur: "Cili prej njerėzve ėshtė mė i miri?", ndėrsa ai i ėshtė pėrgjigjur: "Gjithsecili qė ka zemėr tė pastėr dhe qė ka gjuhė e cila nuk flet gėnjeshtra!". Pas kėsaj, njėri prej tė pranishmėve tha: "E kemi tė njohur se ēfarė do tė thotė tė kesh gjuhė qė nuk gėnjen, mirėpo ēfarė ėshtė zemra e pastėr?", e Pejgamberi u tha: "Kjo do tė thotė se ai ėshtė i dėlirė nga mendimet e fėlliqta, nuk mėkaton, nuk mashtron e as qė ėshtė keqdashės". [Transmeton ibėn Maxhe]

6. Maliku (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Mė ėshtė transmetuar e thėna se Lukmani alejhi selam ėshtė pyetur: "Si i ke pėrfituar gjithė ato cilėsi tė shkėlqyera?", ndėrsa ai ėshtė pėrgjigjur: "Flisja tė vėrtetėn, i pėrmbushja premtimet dhe hiqja dorė nga ato punė tė cilat nuk mė hynin nė udhė!"". [Transmeton Muata]

 

 

 

Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 14.12.2007

Shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam

 

15.12.2007.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .