www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Falėnderimi ėshtė e tėrė jeta
 

 

 

 

SHAHID KHAN

 

Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shprėblim). Mė falėnderoni e mos Mė mohoni. (Bekare' 2:152).

Dhe (pėrkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshėm: "Nėse falėnderoni, do t'ua shtoj tė mirat, e nėse pėrbuzni, s'ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!" (Ibrahim' 14:7).

Ne i patėm dhėnė Llukmanit menēuri tė pėrsosur (e i thamė): Tė falėnderosh All-llahun, e kush falėnderon, e mira e atij falėnderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka pėr vete), nė tė vėrtetė, All-llahu nuk ka nevojė (pėr falėnderimin e tij) pse Ai vetė ėshtė i lavdishėm. (Lukman' 31:12)

Fjala nė Kur'an pėr falėnderim ėshtė shukr. Ėshtė pėrmendur nė Kur'an shumė herė. Ėshtė vlerė (cilėsi) pėr qenien njerėzore dhe gjithashtu ėshtė vlere dhe cilėsi pėr All-llahun. Sipas dijetarėve Shukr d.m.th: "Ėshtė domethėnia e shėrbimit dhe pranimi i saj. Shukr pėr All-llahun d.m.th. Shpėrblim dhe Vlerėsim".

Shukr ėshtė njė parim shumė i rėndėsishėm nė Islam. Paraqet cilėsi tė besimtarėve dhe ėshtė burim i tė gjithė tė mirave. Shukr ndonjėherė pėrdoret nė Kur'an si i njėvlershėm me besimin. Besimtarėt janė njerėzit falėnderues ndėrsa pabesimtarėt janė jo fisnik. Profeti Nuh a.s. ishte shėrbėtor shumė mirėnjohės i All-llahut xh.sh. (Isra' 17:3). Profeti Ibrahim a.s. shpesh falėnderonte All-llahun xh.sh. pėr bekimet e Tij (Nahl' 16:121). Profeti Davud a.s. dhe familja e tij e ndershme ėshtė thėnė se ishin falėnderues (mirėnjohės) ndaj All-llahut xh.sh. (Sebe' 34:13). All-llahu xh.sh. i tha Muhammedit a.s.w.s: " Prandaj, vetėm All-llahun adhuroje dhe bėhu mirėnjohės!" (Zumer, 39:66)

All-llahu xh.sh. gjithashtu premtoi: Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai ėshtė shėnim i afatit tė caktuar. E kush e dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dėshiron shpėrblimin e botės tjetėr, edhe atij do t'ia japim atė, kurse mirėnjohėsit Ne do t'i shpėrblejmė. (Ali Imran 3:145)

Nė Islam falėnderimi nuk ėshtė vetėm njė shėrbim i veēantė fetar; ėshtė e tėrė jeta. E tėrė jeta do duhej tė jetohej nė bindje tek Bamirėsi i Pafund., All-llahu subhaneu we te'ala. Zoti ishte i mirė me neve kėshtu qė nė falėnderimet tona duhet ta adhurojmė Atė, duke i zbatuar porositė dhe urdhrat e Tij. Lutjet tona tė pėrditshme, agjėrimi ynė gjatė muajit Ramazan, Zeqati dhe Haxhi ynė janė tė gjitha aktet tona tė falėnderimit. Ne do duhej ti kryejmė ato jo vetėm si obligime tė cilat duhet tė kryhen, por edhe si mirėnjohje ndaj Zotėruesit dhe Krijuesit tonė.

Veē kėsaj ne do duhej tė kujtojmė veten tonė se ne jemi nė vazhdimėsi nėn pėlqimin dhe mėshirėn e All-llahut xh.sh. Janė disa lutje tė veēanta tė cilat Profeti ynė-paqja qoftė mbi tė, na mėsoi drejt rrugės mirėnjohėse dhe falėnderuese.

Ai na mėsoi neve kur te zgjohemi nga gjumi tė themi:

Kur Profeti-paqja qoftė mbi tė-shkonte nė shtrat, ai thoshte, " Me emrin tėnd unė vdes dhe jetoj." Dhe kur zgjohej nga gjumi, ai thoshte, "Falėnderimi i qoftė All-llahut xh.sh. i cili na solli nė jetė pasi qė ishim tė vdekur dhe tek ai ėshtė kthimi. " (Buhariu, 5837)

Kur ne ushqehemi, ai na mėsoi se duhet tė themi:

Kur Profeti-paqja qoftė mbi tė-ushqehej dhe pinte, ai thoshte, "Falėnderimi i qoftė All-llahut xh.sh. i Cili na jep pėr t'u ushqyer dhe pėr tė pirė dhe na bėri qė tė jemi Muslimanė." (Tirmidhiu, 3379)

Kur ne vishemi, ne do duhej tė themi:

Kurdoherė qė Profeti-paqja qoftė mbi tė-mbathi ndonjė veshje tė re, ai do tė thoshte emrin e asaj rrobeje qė mbathte dhe pastaj thoshte, "O All-llah Falėnderimi tė qoftė Ty, Ti mė mundėsove ta mbath kėtė. Unė kėrkoj nga Ti qė tė mė japėsh tė mira nga kjo veshje dhe tė mirėn pėr tė cilėn ėshtė bėrė dhe Tė lus qė tė mė mbrosh nga e keqja e kėsaj veshjeje dhe nga e keqja pėr tė cilėn ėshtė bėrė." (Tirmidhiu 1689)

Kur marrim rrugė pėr udhėtim do duhej tė themi:

Profeti-paqja qoftė mbi tė-kur pėrgatiste deven e tij pėr udhėtim thoshte tri herė All-llahu Ekber (All-llahu ėshtė mė i Madhi) dhe pastaj do tė thoshte, " Tė uleni mbi to dhe atėherė, pasi tė jeni vendosur mbi to, ta pėrkujtoni tė mirėn qė ua dha Zoti juaj e tė thoni: "Falėnderuar qoftė Ai qė i nėnshtroi kėto pėr ne, sepse ne nuk do tė kishim mundėsi ta bėnim kėtė." (Zuhruf 43:13) O All-llah, bėje kėtė udhėtim tė lehtė pėr neve dhe shkurtoje distancėn nė tė. O All-llah, Ti je Shoqėruesi nė udhėtim, dhe Ti je Mbrojtės pėr familjen (tė lėnė prapa). O All-llah, Ne tė lutemi qė tė na mbrosh nga rraskapitja e udhėtimit, nga pamjet tė kėqija, dhe nga tė kėqijat tė cilat mund t'i ndodh familjeve tona dhe pronės sonė. "Kur ai kthehej nga udhėtimi thoshte, "Kthimi, Pendimi, Adhurimi dhe Lutja pėr Krijuesin tonė. " (Muslimi, 2392)

Islami nuk na mėson neve vetėm ta falėnderojmė All-llahun, por gjithashtu neve na ėshtė thėnė tė falėnderojmė prindėrit tanė, bashkėshortėt, shokėt tanė, fqinjėt dhe tė gjithė ata tė cilėt na bėjnė tė mirėn. Profeti-paqja qoftė mbi tė-tha:

"Ata tė cilėt nuk i falėnderojnė njerėzit, ata nuk e falėnderojnė All-llahun." (Tirmidhiu, 1878)

 

 

 

Pėrktheu: Visar KORENICA

 

 

 

04.01.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .