Shkruar nga Akademia Evropiane pėr fetva dhe gjurmime
PYETJA: Nė pėrbėrjen e disa prodhimeve gjendet shkronja (e) pas sė cilės ka edhe njė numėr. Thuhet se kjo do tė thotė se kėto prodhime pėrmbajnė gjėra prej derri. Nėse njė gjė e tillė ėshtė e vėrtetė, atėherė cili ėshtė qėndrimi i Sheriatit lidhur me kėtė prodhim? (Fetvaja 34)
PĖRGJIGJJA :
Kėto pėrmbajtje tė cilat e kanė shkronjėn (e) dhe tė cilave pas u shtohet njė numėr, janė komponente plotėsuese qė arrijnė mbi 350 sosh. Kėto komponente ose janė tė karakterit konservues (mbrojtės) ose ngjyrosės, dekorues, aromatik apo tė ndonjė karakteri tjetėr. Nga aspekti i origjinės kėto komponente ndahen nė katėr grupe.
Grupi i parė: komponentet qė kanė origjinė kimike industriale.
Grupi i dytė: komponentet me origjinė bimore.
Grupi i tretė: komponentet me origjinė shtazore.
Grupi i katėrt: komponentet qė pėrdoren tė shndėrruara nė lėndė alkoolike.
Sa u pėrket komponenteve nė fjalė, kėto nuk ndikojnė nė lejimin apo ndalimin e hajeve dhe pijeve pėr shkaqet vijuese:
Grupi i parė dhe i dytė kanė origjinė tė lejuar, pėr atė edhe nuk ka kurrfarė dėmi nga pėrdorimi i tyre.
Grupi i tretė i komponenteve nuk mbetet nė pėrbėrjen e tij shtazore origjinale, por ato pėsojnė transformime kimike tė cilat krejtėsisht ua ndryshojnė natyrėn dhe i shndėrrojnė nė pėrbėrje tė re tė pastėr. Ky ndryshim ndikon nė qėndrimin e Sheriatit ndaj lėndėve pėrkatėse. Nėse kėto kanė qenė lėndė e ndaluar apo e papastėr, shndėrrimi i tyre nė lėndė tė re ndikon qė pėr to tė vlejnė dispozita tė reja. Si p.sh. nėse vera shndėrrohet nė uthull ajo ėshtė e lejuar e pastėr dhe me kėtė transformim del nga natyra e verės.
Ndėrkaq grupi i katėrt, si zakonisht pėrdoret pėr ngjyrosje dhe pėrdoret njė sasi shumė e vogėl e cila konsumohet nė lėndėn prodhuese pėrfundimtare, ndėrkaq kjo falet (nuk ėshtė mėkat).
Pėr kėtė, ushqimet tė cilat nė pėrbėrjen e vet pėrmbajnė diēka nga kėto elemente, janė tė lejuara dhe nuk ėshtė mėkat qė muslimani t'i konsumojė. Feja jonė ėshtė lehtėsim dhe na ka ndaluar nga rėndimet. Kėrkimi dhe gjurmimi i kėtyre gjėrave nuk janė prej asaj me tė cilėn na kanė urdhėruar All-llahu dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
http://www.bashkimaliu.com/index.php?option=com_content&task=view&id=34&Itemid=9
24.01.2008.islamgjakova.net