www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Kodi i mileniumit
 

 

 

 

 

Secila kaptinė e Kur'anit i ka protagonistėt kryesorė, temėn bosht, ndjenjat dominante, zėrin specifik dhe mesazhin relevant. Duke udhėtuar nėpėr 114 kaptina tė kėtij libri, njeriu kalon nėpėr 114 pallate tė njė kompleksi mahnitės nė tė cilin gjendet thesar i paēmuar nė formė ushqimi intelektual, ngushėllim emocional, burim motivimi etj.

Kaptina e Keutherit edhe pse e shkurtėr, ėshtė njė balsam (ilaē) pėr shpirtrat e tronditur dhe humbjet nė vend dhe nė kohėn e ekzistimit tė tyre.

Ėshtė e pamundur qė njė musliman apo muslimane nuk e di kėtė kaptinė mė tė shkurtėr tė Kur'anit pėrmendėsh, dhe ky fakt lehtėson pėrcjelljen e analizės. Pyetja qė shtrohet para nesh ėshtė pėrse Krijuesi i Madhėrishėm ia shpallė kėtė informatė Muhammedit a.s. dhe nė ēfarė mėnyre kjo ėshtė e rėndėsishme pėr ne?

Shkaku i shpalljes sė kėsaj kaptine ishte vdekja e bijve tė Muhammedit a.s. e cila nuk e kishte lėnė tėrėsisht indiferent. Kėtė ngjarje e shfrytėzuan armiqtė e Muahmmedit a.s. duke i vendosur nė plagėt e freskėta deklarata pėr ta mohuar fenė islame.

Thėnė gjuhė moderne- drejtonin ndaj Muhammedit a.s. dhe besimtarėve luftė tė vėrtetė psikologjike me qėllim demotivizimi, dobėsim tė fesė, fuqisė morale dhe mbjelljen e dyshimit nė mėshirėn e Krijuesit.

Nė kontekstin e pėrshkruar tė zbritjes sė verseteve tė cituar, qartė Allahu i Madhėrishėm kurajon Muhammedin a.s. duke iu drejtuar me njė ton ngushėllues: "Ne, vėrtet tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd! E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur." (El - Keuther, 1-3)

Sipas hadithit, Keuther ėshtė lum nė xhennet nga i cili do tė pinė besimtarėt. Por, kjo kaptinė i adresohet edhe secilit pasues tė sinqertė tė islamit, i cili kalon nėpėr vuajtje pėr shkak tė njė humbje tė caktuar nė jetė (vdekja e fėmiut, mikut tė afėrt, sėmundja, etj) duke ia kompensuar humbjen e tij momentale me shpėrblim tė pėrhershėm. "Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd."

Krijuesi i Gjithėdijshėm u kėshillon robėrve tė Tij qė pa marrė parasysh sprovat qė i godasin mos harrojnė namazin dhe sakrificėn pėr tė ndihmuar qė ta ruajnė fokusin e tyre nė kėtė jetė turbulente.

Kaptina Keuther, nė mes tjerash ofron kahjet e programit aplikativ praktik tė elementeve tė motivimit, si nė planin individual ashtu edhe kolektiv.

Tė gjitha kombet e suksesshme posedojnė sisteme tė detajizuara tė motivimit nė nivel kombėtar, sepse nga kjo varet produktiviteti i punės dhe prosperiteti i pėrgjithshėm i njė populli.

"E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur." 'Ebter' ka kuptim tė gjerė dhe ėshtė vėshtirė tė pėrkthehet nė mėnyrė precize nė gjuhėn shqipe. Ebter paraqet personin e privuar nga ēdo e mirė, pa asnjė gjė pozitive, pa trashėgimtar.

Pra, Allahu i Madhėrishėm kėshillon Muhammedin a.s. dhe muslimanėt e tjerė tė cilėt janė tė ekspozuar urrejtjes, karikaturave dhe formave tjera tė luftės psikologjike, qė ata qė mbjellin urrejtje, pėrbuzje, nėnēmim nuk do tė kenė sukses dhe do jenė tė harruar dhe me trashėgimtar tė shuar.

Me fjalė tjera: besimtar, pa marrė parasysh sprovat tuaja dhe humbjet e rėnda, Zoti juaj do t'iu kompensoj nė ahiret, por ju mos e harroni namazin se ai ėshtė shtyllė e stabilitetit tuaj, burimi i fuqisė suaj dhe stabilitetit mendor. Mos e harroni as qėllimin e krijimit tuaj e ky ėshtė sakrifica dhe pėrpjekja e pareshtur nė rrugėn e tė Vėrtetės. Pa dyshim se nė kėtė rrugė do tė keni armiq tė shumtė dhe pengesa tė mėdha. Por, qėndroni imun nė shigjetat helmuese tė tyre.

Duke analizuar kėtė kaptinė, lehtė mund tė identifikohen situatat e ngjashme tė jetės qė pėrsėriten ne ēdo vend dhe kohė, kėshtu qė duket se kjo kaptinė ka zbritur kėtė mėngjes edhe pse ėshtė e vjetėr njė milenium e gjysėm. Me plotė tė drejtė kjo kaptinė mund tė quhet kod i mileniumit. Andaj, mesazhi i kėsaj kaptine ėshtė:

- Luftėrat psikologjike janė realitet nė secilėn kohė dhe vend;

- Ngushėllimi ju nevojitet edhe mė tė fuqishmėve;

- Praktikimi i domosdoshėm i faktorėve tė motivimit nė tė gjitha nivelet;

- Fokusimi i drejtė esencial nė momentet e krizave;

- Nevoja e pėrditshme e mbushjes nė burim;

- Ēdo mbjellje e sė keqes i kthehet shkaktarit;

- Armiqėsia e hapur ėshtė shpesh fakt i fuqizimit tė cakut;

- Fuqia shpirtėrore e njeriut qėndron nė baraspeshėn e tij mendore.

 

 

 

Dr. Ali F.Iljazi

 

22.12.2007.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .