Prim.dr.med.sci.Ali F. Iljazi
A llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "Pasha kohėn!Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm." (El - Asr, 1-3)
"Koha ėshtė flori", ėshtė metafora mė e shpeshtė pėr kohėn. Ekziston njė element i vėrtetė nė kėtė. Duke shfrytėzuar kohėn nė mėnyrė produktive ne mund tė bėhemi tė pasur. Pra metafora "koha ėshtė flori" pėrmban nė vete njė mesazh qė koha duhet vlerėsuar si floriri.
Historikisht, kjo ishte njė ide kyēe nė rrugėn e revolucionit industrial dhe zhvillimit teknologjik nė kėtė shekull. Njeriu zbuloi shumė gjėra, pėrparoi teknikėn kėshtu ai tani ka kohė mė tepėr. Natyrisht, lista e kėtyre zbulimeve dhe arritjeve nė shpejtėsi janė mahnitėse. Sot, njerėzit, gjėrat dhe idetė transmetohen prej vendit nė vend me shpejtėsi marramendėse. Detyrat qė dikur janė bėrė me muaj dhe vite sot bėhen pėr disa minuta. Por, megjithatė nė kėtė progres ka diē ironike.
Nė njėrėn anė pėrderisa mjetet tė cilėt mund ta kursejnė kohėn gjithnjė e mė shumė shumohen, nė anėn tjetėr njerėzit janė mė tė zėnė se kurrė. Me njė fjalė janė shumė tė zėnė!
Por nė fund tė ditės nuk mund tė themi se me ēfarė kemi qenė tė zėnė. Ku mbeti koha jonė e ruajtur?Nė ēfarė mėnyre jetėt tona mund tė bėhen produktiv?
Vetėm paramendoni se me internet ėshtė mundėsuar qasje informative nėpėr tėrė botėn vetėm pėr njė sekondė. Por, gjithashtu, shohim qė i njėjti medium shėrben pėr humbjen e orėve tė panumėrta!
Shpeshherė dėgjojmė "nuk po di si ta humb kohėn". Me siguri, koha ka mė shumė vlerė se tė hollat pėr tu humbur nė kėtė mėnyrė. Pėr t'i vėrė gjėrat nė perspektivė duhet bėrė njė komparacion historik tė gjallė.
Le tė shikojmė kohėn e muslimanėve tė parė kur nuk ka pasur asgjė nga arritjet e ēuditshme tė kohės sė sotme. Ata njerėz kanė jetuar tė qetė, ngadalė, por nė njė aktivitet tė madh nė tė gjitha sferat. Ishte kjo njė periudhė e aktivitetit intensiv si social, kulturor dhe edukativ, gjithashtu ekonomik dhe politik, gjatė secilės gjysma e asaj bote e p ėrqafuan islamin. Ata muslimanė me siguri nuk e kanė arritur tėrė kėtė duke u kotur nė shilte.
Edhe pse u paraqitėn nga pjesa mė e prapambetur e botės, tė cilėt tė devotshėm, i sollėn botės civilizimin e tėrėsishėm human dhe tė vėrtetė. Nė mėnyrė individuale, ata mė shumė kanė kaluar kohė nė ibadet se sa qė bėjmė ne sot. Shumica prej tyre kanė kaluar kohėn mė tė madhe tė natės nė namaze nafile.
As komunikimet mes njerėzve nuk kanė qenė tė shpejta siē janė sot. Shumė herė kanė qenė tė detyruar tė ecin kėmbė apo duke kalėruar me javė, muaj dhe vite p.sh. pėr tė marrė njė hadith tė Pejgamberit a.s., por prapėseprapė gjatė kėsaj periudhe, pavarėsisht nga kėto vėshtirėsi, kanė mbledhur qindra mijė hadithe me pėrmbledhje tė ndryshme qė edhe sot shfrytėzohen. Kjo ėshtė vetėm njė formė e punės sė tyre.
Shtrohet pyetja, si ata nė njė botė tė tillė kanė gjetur kohė pėr diē tė tillė? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė. Ata nė kokat e tyre kanė pasur njė ide tjetėr pėr kohėn. Ata e kanė ēmuar kohėn si dhuratė nga Krijuesi i tyre dhe kanė kuptuar se pėrdorimi i keq ose i mirė i kėsaj begatie do tė pėrcaktojė ardhmėrinė pėr ahiret. Ata kanė dėgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. kur thoshte: "Ekzistojnė dy begati qė shumica e njerėzve i anashkalojnė: shėndetin dhe kohėn" (Buhariu). Ata kanė kuptuar seriozisht kėtė kėshillė tė tij: "Ēmoni pesė gjėra para pesė tjerave: rininė para pleqėrisė, shėndetin para sėmundjes, pasurinė para varfėrisė, kohėn e lirė para se me qenė tė zėnė dhe jetėn para vdekjes" (Tirmidhiu).
Abdullah ibn Hasani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se dy shokė tė Pejgamberit s.a.v.s. nuk ndaheshin para se ta lexojnė kaptinėn el-Asr, njėri-tjetrit, duke pėrkujtuar vetvetes nė humbje tė pėrhershme qė do ta bėnin nėse kohėn e tyre do ta ēonin kot. Ata nuk kanė harxhuar asnjė moment tė jetės sė tyre nė llomotitje, pėrgojim dhe thashetheme.
Ndryshimi ėshtė i qartė. Ne mund tė kemi veturė tė shpejtė, por nėse vozisim pėr t'u kėnaqur nė vozitje e jo pėr tė arritur te caku, ne nuk do tė arrijmė aty. Suksesi i sahabėve dhe paraardhėsve tanė qėndron nė mendjemprehtėsinė e tyre pėr qėllim dhe pėrgjegjėsi, si dhe nė brengėn pėr kujdesin e shfrytėzimit maksimal tė kohės.
Ēdo ditė qė kalon na bėn njė ditė mė tė vjetėr. Njė ditė koha jonė do tė kalojė, dhe do ta lėshojmė kėtė botė pėrgjithmonė. Ēfarė do tė ndodhė do tė varet nga mėnyra se si e kemi shfrytėzuar ēdo moment qė kemi pasur nė dispozicion.
Pra koha ėshtė jetė. Andaj nuk duhet humbur atė qė ėshtė mė e vlefshme, sepse njė ditė do tė pendohemi, por edhe do tė japim llogari pėr ēdo moment tė jetės se si e kemi kaluar.
07.02.2008.islamgjakova.net