Koncepti islam i suksesit dhe kriteri i tij pėr tė gjykuar se kush llogaritet i suksesshėm janė gjėra tė dallueshme nga fetė apo ideologjitė tjera. Njeri i suksesshėm sipas standardeve tė rėndomta llogaritet njė qė ėshtė i pasur, i fuqishėm, qė ka shumė njerėz nėn komandėn e tij, qė ka mė shumė kapital tokėsor nė pronėsinė e tij, qė jeton nė shtėpi tė mirė e tė madhe, qė vozitet me veturė tė klasit tė lartė, qė ka shumė djem, qė i pėrket ndonjė fisi tė madh e kėshtu me radhė. Mirėpo, Islami nuk thotė se kėta persona duhet tė konsiderohen si tė suksesshėm. Sipas tij, pra, i atillė ėshtė njė njeri qė i beson Zotit, qė i beson Muhammedit alejhi selam dhe tė dėrguarve tė tjerė, qė i beson Kur'anit dhe librave tė tjerė, qė i beson Ditės sė Gjykimit dhe botės sė amshueshme, qė nė zemrėn e vet e rrėnjos se vetėm All-llahu i Lartėsuar duhet tė adhurohet, qė jep nė rrugė tė All-llahut, qė i praktikon tė gjitha ritet dhe veprat e porositura tė islamit, qė i frikohet All-llahut dhe i shmanget sė keqes, qė ėshtė i devotshėm dhe bėn punė fisnike, qė ruhet nga gjėrat e ndaluara, qė i plotėson tė gjitha obligimet ndaj Krijuesit dhe krijesave, qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja dhe mbi tė gjitha kėto, udhėheq njė jetė nė pajtim me tė gjitha parimet e Islamit dhe rrjedhimisht pėrfiton jetė tė mirė edhe nė botėn tjetėr.
Argumente nga Kur'ani
1) "Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqat, sadaka etj.). Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, e qė janė tė bindur plotėsisht pėr botėn tjetėr. Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit!" (Kur'an, 2: 3-5).
2) "Nga ju le tė jetė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja! Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit!" (Kur'an, 3: 104).
3) "O ju tė cilėt besuat, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) All-llahut ashtu qė tė gjeni shpėtim!" (Kur'an, 3: 130).
4) "O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė All-llahut!" (Kur'an, 3: 200).
5) "O ju qė besuat! Kini frikė All-llahun dhe kėrkoni afrim tek Ai, luftoni nė rrugėn e Tij qė tė gjeni shpėtim!" (Kur'an, 5: 35).
6) "Atė ditė peshimi (masa) ėshtė i drejtė. Atij qė i rėndohen peshojat, ata janė tė shpėtuar!" (Kur'an, 7: 8).
7) "Qė e pranojnė tė dėrguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (qė nuk shkruan as nuk lexon), tė cilin e gjejnė tė cilėsuar (tė pėrshkruar me virtytet e tij), te ata nė Tevrat dhe nė Inxhil, e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet, heq nga ata barrėn e rėndė tė tyre dhe prangat qė ishin mbi ta. Pra, ata tė cilėt e besojnė atė, e nderojnė dhe e ndihmojnė, veprojnė me dritėn qė iu zbrit me tė, tė tillėt janė tė shpėtuarit!" (Kur'an, 7: 157).
8) "O ju qė besuat, falne namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurojeni! Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim!" (Kur'an, 22: 77).
9) "Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te All-llahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit!" (Kur'an, 24: 51).
10) "E pėr sa i pėrket atij qė ėshtė penduar, qė ka besuar dhe ka bėrė vepra tė mira, ai le tė shpresojė se ėshtė nga tė shpėtuarit!" (Kur'an, 28: 67).
11) "Andaj, jepja tė afėrmit atė qė i takon, e edhe tė varfrit edhe udhėtarit, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata qė veprojnė pėr hir tė All-llahut dhe tė tillėt janė ata tė shpėtuarit!" (Kur'an, 30: 38).
12) "Tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janė tė plotbindur pėr botėn tjetėr. Tė tillėt janė tė udhėzuar nė njė rrugė tė qartė prej Zotit tė vet dhe ata janė fatlumė!" (Kur'an, 31: 4-5).13) "Andaj, sa tė keni mundėsi ruajuni prej dėnimit tė All-llahut, dėgjoni, respektoni dhe jepni pėr tė mirėn tuaj, e kush i ruhet lakmisė sė vetvetes, tė tillėt janė tė shpėtuarit!" (Kur'an, 64: 16).
pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 03.01.2008
shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
autor: Muhammed el-Kudri
04.01.2008.islamgjakova.net