Kupto se koprracia (makutėria) ėshtė gjė e pėrbuzur dhe poshtėruese. All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė: "Andaj, sa tė keni mundėsi ruajuni prej dėnimit tė All-llahut, dėgjoni, respektoni dhe jepni pėr tė mirėn tuaj, e kush i ruhet lakmisė sė vetvetes, tė tillėt janė tė shpėtuarit". (Tegabun, 16)
"Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni". (Ali Imran, 180)
"Ata qė vetė janė koprracė dhe urdhėrojnė njerėzit pėr koprraci, dhe e fshehin atė qė ju ka dhėnė All-llahu nga mirėsitė e veta. Ne kemi pėrgatitur dėnim tė turpshėm pėr jobesimtarėt". (Nisa, 37)
Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Ruhuni tepėr nga koprracia, se ajo i ka shkatėrruar ata qė kanė qenė para jush." Gjithashtu ka thėnė: "Xhymertia ėshtė pemė e cila rritet nė Xhennet, dhe nė Xhennet nuk do tė hyjnė pėrveē xhymertėve, ndėrsa koprracia ėshtė pemė e cila rritet nė Xhehennem dhe nė Xhehennem nuk do tė hyjnė pėrveē koprracėve".
Mė tutje Muhammedi a.s. thotė: "Tri gjėra janė shkatėrruese: Grabitja tė cilės i bindesh, lakmive tė cilat pasohen dhe hutesa e njeriut me vetvetėn. Gjithashtu thotė: "Mė e keqja qė ėshtė te njeriu ėshtė lakmia dhe dobėsia".
Dhe thotė: "All-llahu e urren koprracin gjatė jetės sė tij, ndėrsa xhymertin e don kur tė vdesė". Dhe thotė Pjgamberi s.a.v.s.: "Mėkatari i xhymert ėshtė mė i dashur te All-llahu se ibadetēiu koprrac." Dhe thotė: "Dy gjėra nuk gjinden sė bashku te besimtari: "Koprracia dhe karakteri i keē".
Dije se rrėnja e koprracisė ėshtė dashuria ndaj pasurisė. Ai qė nuk ka pasuri nuk ėshtė koprrac, por ndien dashuri ndaj pasurisė. Dikush mund ta ketė pasuri dhe e ndan, qė tė tjerė tė thonė pėr tė se ėshtė i xhymertė. Edhe kjo nuk ėshtė e lavdėruar, sepse dashuria ndaj pasurisė tė largon nga pėrmendja e All-llahut duke orientuar zemraėn tėnde kah dunjaja duke e lidhur me tė aq sa i vie rėndė me vdekė dhe takimi me All-llahu.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė: "O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė All-llahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit".(Mnafikun, 9)
"Juve u preokupoi pėrpjekja pėr shumimin (e pasurisė, tė fėmijėve, tė pozitės)!" (Tekathur, 1)
"S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė vetėm sprovė, ndėrsa ajo qė ėshtė tek All-llahu, ėshtė shpėrblim i madh". (Tegabun, 15)
Ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Mos merrni patundshmėrinė (pronėsi-tokėsore), qė ta dashuroni dunjanė (kėtė botė)".
Pejgamberi s.a.v.s. ishte pyetur: "Kush janė mė tė kėqinjtė e ummetit tėnd"? U pėrgjigj: "Tė pasurit". Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Kush merr nga dunjaja mė tepėr se sa i nevojitet, i ka bėrė dėm vetit pa e diktuar fare".
Njė njeri kishte thėnė: "O i Dėrguar i All-llahut muk e dua vdekjen." Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti: "A ke pasuri"? Mjeriu u pėrgjigj: "Kam". Pejgamberi s.a.v.s. atėherė i tha: "Ndaje pasurinė tėnde sepse zemra e njeriut ėshtė e lidhur me pasuri, prandaj nėse e ndanė pasurinė, atėherė dėshiron me kaluar me tė, ndėrsa nėse nuk e ndanė, ke dėshirė me qen me tė".
Pejgamberi s.a.v.s thotė: "Kur vdes njeriu, melekėt thonė: "Ēka ke ndarė"? ndėr njerėzit pyesin "Ēka ka lėnė"? Dhe thotė: "U shkatėrrua, u shkatėrrua, u shkatėrrua rob i (dinarit) dėrhemit. Nėse i futet therra nuk me ia nxjerrė". (d.m.th. nėse bie nė fatkeqėsi askush nuk do t'i ndihmoj, ndėrsa therra simbolizon formėn mė tė vogėl tė ndihmės ndaj atij qė ka qenė koprrac).
Dunjaja ėshtė arė e ahiretit
Dije se pasuria nuk ėshtė gjithmonė e pėrbuzur.
Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Sa e mirė, pasuria e mirė nė duart e njeriut tė mirė". Dhe thotė: "Dunjaja ėhstė arė e ahiretit"
Siē dihet, njeriu nė kėtė botė ėshtė udhėtar, ndėrsa dunjaja njė vend pushimi (konak) nė kėtė rrugėtim, trupi ėshtė mjet transporti. Trupi nuk mund tė ekzistoj pa ushqim dhe veshėmbathje, e kėto nuk mund tė sigurohen pa para. Por, ai i cili e ka kuptuar dobinė e pasurisė dhe ėshtė i vetėdishėm se ai ėshtė mjet, e furnizon transportin pėr rrugė,, por jo mė tepėr se sa ka nevojė. Nėse kufizohet nė kėtė ai ėshtė i lumtur, sikurse Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė Ajshes r.a.: "Nėse dėshiron tė jesh me mua, nga dunjaja mjafto mu atė qė i nevoitet udhėtarit dhe mos e ndėrro petkun derisa ta arrnojsh". Dhe thotė: "O Zoti im bėre familjen e Muhammedit qė tė jetė e kėnaqur me atė qė ka, se nėse merr mė tepėr se sa ka nevojė do tė shkatėrrohet".
Kėshtu ėshtė edhe me udhėtarin, nėse merrė plaēka mė shumė se ka nevojė pėr rrugė, do tė vdes nga pasha e rėndė dhe nuk do tė arrijė cakun. Tė marrurit mė tepėr-tejmase ėshtė shkatėrruese pėr tri shkaqe:
1. Thrret nė mėkat. Sprova nė mirėqenje (nė dunja) ėshtė mė e rėndė se varfėria, ndėrsa durimi nė mirėqenje (kur ke ēdo gjė) ėshtė edhe mė i rėndė.
2. Mirėqenja fton nė kėnaqėsi epshore, qė ėshtė shkalla mė e ulėt, dhe plotėsimi i dėshirave tė epshit (egos impulsive-nefsit), dėrgon te hipokrizia, gėnjeshtra, armiqėsia, dyftyrėsia dhe urrejtja. Pėr kėtė Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Dashuria pėr dunjanė (pasurinė) ėshtė themel i ēdo fatkeqėsie".
3. Tė largon nga pėrmendja e All-llahut tė Madhėrishėm, i cili ėshtė burim i lumturisė sė Ahiretit, sepse zemra preokupohet me ngatrresa me tregėtarėt, punėtorėt, bujqit, borxhėlinjėt, mendimi si tė mbrohet nga ata, nga hajnat, si dhe mendimi i cili preokupon pėr ta rritur pasurinė, si dhe si ta ruaj atė. Tė gjitha kėto e errėsojnė zemrėn, ndotin pastėrtin e saj dhe largojnė nga pėrmendja e All-llahut (dhikėr).
Pėr kėtė All-llahu i Madhėrishėm tha: "Juve u preokupoi pėrpjekja pėr shumimin (e pasurisė, tė fėmijėve, tė pozitės)!Derisa tė mos i vizitoni varrezat (tė bėheni banues tė tyre - tė vdisni).Jo, nuk ėshtė ashtu! Gjithsesi kėtė do ta kuptoni mė vonė!Pėrsėri jo, jeni gabim! Mė vonė do ta kuptoni!Jo, pse, sikur ta dinit me njė dije tė sigurt (nuk do tė bėnit ashtu).Ju patjetėr do ta shihni xhehennemin.Madje atė do ta shihni tė bindur plotėsisht.Pastaj nė atė ditė do tė pyeteni pėr tė mirat (e Dunjas)".(El Tekathur, 1-8), (Quhet -Suretul Tekathur- kaptina e krenarisė, pėr shkak tė pasurisė sė shumtė etj)
Si dhe ajetet: "Mjerė pėr secilin qė ofendon e pėrqesh (njerėzit),Qė ka tubuar pasuri dhe qė atė e ruan tė mos i pakėsohet.E mendon se pasuria e tij do ta bėjė tė pėrjetshėm".(El Humeze, 1-3)
Me sigurido tė pyesėsh, sa ėshtė e mjaftueshme (sa ėshtė kufiri-limiti i lejuar) tė marrish nga dunjaja, sepse nėse pyet njė tė pasur pėr kėtė, gati nuk ka asnjė prej tyre qė thotė se atė qė posedon ėshtė nėn kufirin e lejuar. Por kupto se ėshtė e mjaftueshme tė kesh me ngrėnė dhe veshėmbathje. Nėse nuk ke krenari tė mjaftojnė dy palė rroba, njė pėr verė dhe njė pėr dimėr. Nėse nuk e tepron nė ushqim mjafton njė, eventualisht dy herė nė ditė, por me modesti. Nėse fiton dhe pėr atė ditė tė mjaftojnė, kohėn tjetėr pėrkushtoja ibadetit, por nėse kėrkon mė tepėr, atėherė je nga ata qė anojn ė koh dunjaja.
Por nėse nuk fiton ngase je preokupuar me dituri dhe ibadet dhe ke njė burim financiar nuk je nga atė qė e duan dunjanė, sidomos nė kėtė kohė kur zemrat kanė ndryshuar dhe nė ato ėshtė futur lakmia, grabitja, urrejtja, xhelozia dhe njerėzit kanė kthyer kokėn nga ata qė kanė nevojė pėr ndihmė. Nėse e ke paramenduar fitimin pėr tė ndihmuar fenė, atėherė je vetėm udhėtar me furnizim e jo udhėtarė i ngarkuar. Disa nuk mund tė mjaftojnė me sasinė qė e kam cekur. Le tė mundohen duke dyfishuar por mos tė jetė ajo pengesė nė ibadet dhe dhikėr ndaj All-llahut.
Nė Kur'anin fisnik, All-llahu i Madhėrishėm thotė: ".Kush u pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė,dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij." (Et Talak, 2-3)
Shkalla e xhumėrtisė nuk arrihet, pėrveē me dhėnjen mė tepėr se sa obligon feja.
Ilaēi i koprracisė
Ilaēi i koprracisė ėshtė mehlemi (balsami) i bėrė nga dituria dhe praktika. Sa i pėrkėt diturisė, duhet tė kesh njohuri ēfarė shkatėrrimi shkakton koprracia nė Ahiret dhe qė pasuria nuk tė pėrcjellė deri te varri. Pasurinė duhet ta kuptosh si dhuratė nga All-llahu qė ta shpenzosh ashtu si Ai e kėrkon.
Nėse mendon se pasurinė do t'ua lėsh fėmijėve, ndėrsa vet shkon te All-llahu pa furnizim tė duhur, kjo ėshtė injorancė e skajshme. Nėse fėmiun e ke edukuar nė frymėn e Islamit, atėherė atij i mjafton All-llahu, ndėrsa nsėe fėmiu ėshtė mėkatar, atėherė e ke ndihmuar me pasurinė e trashėguar nė mėkate, dhe kėshtu edhe ti edhe ai do tė vuani.
Ilaēi mė i mirė ėshtė tė obligohesh pa ndėrprerė me ndarjen e pasurisė, pėrderisa ndarja e saj tė bėhet traditė.
Gjithnjė tė kėsh ndėrmend hadithin e Pejgamberit s.a.v.s.: "Xhymertia ėshtė pemė e cila rritet nė Xhennet, dhe nė Xhennet nuk do tė hyjnė pėrveē xhymertėve, ndėrsa koprracia ėshtė pemė e cila rritet nė Xhehennem dhe nė Xhehennem nuk do tė hyjnė pėrveē koprracėve".
Pėrgatiti: Dr Ali Iljazi
14.12.2007.islamgjakova.net