Kurbani ėshtė njė lloj ibadeti i cili nėnkupton sakrificėn e njė lloji tė caktuar tė kafshėve, bagėtive ose gjedheve, nė kohėn e caktuar, me qėllim pėr t'iu afruar Allahut, xh.sh.
Ky lloj ibadeti ėshtė vaxhib, kurse ėshtė i themeluar nė bazė tė urdhrit tė Kur'anit dhe tė hadithit tė tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd! E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur." (El-Kevther, 1-3.)
"Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahun pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsve merru myzhde." (El-Haxh, 37.)
"Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve." (El-En'am, 162.)
Ebu Rafi, r.a., transmeton se kur i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., blinte kurban, kėrkonte qė ta zgjidhte mė tė mirin, e kur mbaronte hytben nė ditėn e Bajramit, zgjidhte njėrin prej dy kurbaneve tė blerė dhe vetė e priste duke thėnė: "Zoti im, ky ėshtė nga gjithė ummeti im, pėr ēdo njėrin qė dėshmon se vetėm Ti je Njė dhe qė dėshmon pėr mua se e kam kumtuar Shpalljen", pastaj merrte tė dytin dhe vetė e therte duke thėnė: "Ky ėshtė nga Muhammedi dhe nga familja e Muhammedit."
Kur e pyetėn tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., se ēfarė paraqesin kėto kurbane, ai ėshtė pėrgjigjur: "Sunnetin e babait tuaj, Ibrahimit, a.s." Pėrsėri e pyetėn: "E ē'dobi kemi ne prej tyre? Ai u tha: "Pėr ēdo qime tė kurbanit ju shkruhet nga njė vepėr e mirė." E pyetėn: "E ēka nėse ėshtė lesh?" "Edhe pėr ēdo qime leshi ju shkruhet nga njė vepėr e mirė", u pėrgjigj i Dėrguari, s.a.v.s.
"Kush posedon pasuri dhe nuk ka therur kurban, mos t'i afrohet vendit tonė ku falim namazin e Bajramit".
"Askush le tė mos ther kurbanin, gjersa nuk e fal namazin e bajramit." (Buhari, Muslimi)
Urtėsia e caktimit tė dispozitės sė kurbanit
Me kėtė lloj ibadet arrihet:
a) zbatimi i urdhrit tė Zotit, respektivisht ndjekja e praktikės sė tė Dėrguarit tė Allahut;
b) ripėrtėritja e praktikės sė Ibrahimit, a.s., dhe pėrkujtimi i gatishmėrisė sė tij pėr ta sakrifikuar atė qė mė sė shumti e donte, djalin Ismailin, si dhe gatishmėrinė e Ismailit, a.s., pėr tė sakrifikuar jetėn;
c) plotėsimi i nevojave sociale tė tė ngushtuarve nė bashkėsinė islame, shqetėsimi ndaj tyre qė ditėn e bajramit ta kalojnė nė lumturi dhe kėnaqėsi tė plotė, si dhe lidhja dhe forcimi i raporteve ndėrmjet qarqeve familjare dhe miqėsore.
d) falėnderimi ndaj Allahut, xh.sh., pėr furnizimin dhe dhuntitė me tė cilat na ka shpėrblyer.
Llojet e kurbanit
Ekzistojnė mė shumė lloje tė kurbanit, dhe atė:
1) kurban i rregullt i cili theret pėr ēdo vit, pėr lloj kurbani bisedohet nė kėtė tekst.
2) kurbani premtues, i cili theret pasi qė tė plotėsohet premtimi i dhėnė, si pėr shembull: "Do tė ther kurban nėse mė realizohet projekti."; pasi qė tė jetė realizuar projekti, ėshtė obligative qė tė plotėsohet premtimi dhe tė theret kurban, ky lloj kurbani duhet patjetėr tė shpėrndahet nė tėrėsi.
3) kurbani sipas testamentit, ēka do tė thotė se nėse njėri apo tė dy prindėrit ua lėnė si amanet fėmijėve tė tyre ose pėrmendet nė testamentin e vakifit qė pėr to pas vdekjes sė tyre tė theret kurban; ky lloj kurbani, gjithashtu, shpėrndahet nė tėrėsi.
4) kurbani i cili theret nė pajtim me rregullat e nijetit tė haxhit temettu', kiran (hedjun).
Kush obligohet qė tė ther kurban
Zekati dhe kurbani janė dy obligime fetare tė cilat muslimanėt jo vetėm qė pak i njohin, por edhe shumė pak i praktikojnė. Sipas dispozitave islame, ēdo musliman dhe muslimane tė cilėt posedojnė sasi tė caktuar tė pasurisė (nisab) nė ditėn e Bajramit janė tė obliguar qė njėherė nė vit tė therin kurban.
Ēfarė mund tė theret si kurban
Kurbani mund tė jetė gjedhė (ka, dem (mėzat) ose lopė) dhe bagėti e imėt (dash, dele, dhi ose cjap). Pėr gjedhen ėshtė kusht qė t'i ketė mbushur dy vjet. Nė kėtė lloj tė kurbanit mund qė tė marrin pjesė nga shtatė persona me kusht qė tė gjithė ta kenė bėrė nijetin pėr kurban, gjersa bagėtitė e imta nuk mund tė jenė mė pak se njė vit, pėrpos nėse nga dukja, sipas madhėsisė dhe rėndėsisė (kilogramit) , i pėrgjigjet asaj qė i ka mbushur njė vit. Pėr ēdo rast, gjatė blerjes dhe zgjedhjes duhet tė kihet para sysh qė kurbani tė mos ketė mangėsi dhe tė meta tė caktuara.
Pėr kurban nuk mund tė theren kafshė tė mėdha dhe tė vogla tė cilat janė tė prekura nga kėto tė meta fizike:
- nėse ėshtė e verbėr nė tė dy ose nė njėrin sy;
- nėse ėshtė e ēalė dhe e dobėt sa qė tė mos ketė mundėsi tė arrij deri te vendi i therjes;
- nėse veshin ose bishtin e ka gjysmė tė prerė, mirėpo nėse ėshtė lindur kėshtu, atėherė mundet;
- nėse e ka bririn tė thyer saqė i ėshtė lėnduar edhe nervi cerebral;
- nėse ėshtė e sėmurė sa qė s'ka shpresa se mund tė mbijetoj;
- nėse nuk i ka dhėmbėt, ose i ka tė thyer, dhe nėse sisat i ka tė prera, saqė s'mund ta ushqejė tė voglin e vet.
El-Ber ibn Ajib, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: "Katėr kafshė nuk vlejnė pėr kurban: e verbėta, me verbėri tė qartė, e sėmura me sėmundje tė qartė, e ēala, e cila ka ēalim tė qartė dhe e dobėta (e holla), e cila nuk ka mundėsi tė qėndroj nė kėmbė".
Aliu, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., e ka ndaluar qė kurbani tė jetė me vesh tė dėmtuar, brirė tė thyer mė shumė se njė tė katėrtėn ose tė mos t'i mungoj pjesa mė e madhe e veshit dhe bririt.
Nėse pas blerjes vėrehet njėra nga tė metat e lartpėrmendura atėherė besimtari ėshtė i obliguar qė ta ndėrroj kurbanin, mirėpo nėse nuk ėshtė nė gjendje, pėr shkak tė varfėrisė, edhe kurbani i tillė ėshtė pranuar.
Koha e therjes sė kurbanit
Koha e therjes sė kurbanit fillon pas qė tė falet namazi i bajramit dhe zgjatė deri sa tė perėndoj dielli i ditės sė tretė tė Bajramit.
Muhammedi, a.s., thotė: "Kush ther kurban para namazit tė bajramit, atėherė ai ėshtė vetėm mish i cili i shpėrndahet familjes sė tij." (Buhariu)
Xhundub ibn Sufjani ka thėnė: "Njėherė pata falur namazin e bajramit pas tė Dėrguarit tė Allahut dhe kur e mbaroi namazin, pa disa kurbane tė therura, dhe tha: "Kush ka ther kurban para namazit, le ta ther kurbanin tjetėr tash, ndėrsa kush nuk ka ther deri mė tani, le ta ther tani nė emėr tė Allahut." (Buhariu)
Mėnyra e therjes sė kurbanit
Mė herėt thamė se kurbani ėshtė njė lloj ibadeti, andaj edhe ėshtė obligative qė ai i cili ther kurban atė ta bėj personalisht, sikur qė i bėnė tė gjitha ibadetet e tjera. Kjo ėshtė praktika e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., dhe ai personalisht e ka ther kurbanin pėr vete, familjen dhe pėr gjithė ummetin.
Xhabiri, r.a., transmeton: "Kur Muhammedi, a.s., e falte namazin e bajramit, e lexonte humben, dhe pastaj urdhėronte qė t'i sillen kurbanet e tij, tė cilat i therte duke u shprehur: "Nė emrin e Allahut, Allahu ėshtė mė i madhi! Ky kurban ėshtė pėr mua dhe pėr atė nga ummeti im, i cili nuk ka pasur mundėsi tė ther kurban."
Aishja r.a., tregon se si Muhammedi e therte kurbanin: "Muhammedi, a.s., urdhėroi qė t'i sillet kurbani nė vendin nė tė cilin do ta ther. Kur iu soll njė dash brinak, me bark dhe kėmbė tė zeza, sy tė zi, kėrkoi qė t'i sillej njė thikė e mprehtė mirė. Mė pastaj e shtriu dashin dhe e shprehi kėtė: "Nė emėr tė Allahut, Zot im, prano kėtė ibadet prej Muhammedit, familjes sė tij dhe prej tė gjithė ithtarėve tė mi."
Ėshtė e preferuar qė gjatė therjes sė kurbanit t'i lidhen kėmbėt, tė shtrihet nė anėn ė majtė dhe tė kthehet nga Kiblja, thika tė mprihet mirė dhe me kujdes tė madh veprohet. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: "Allahu, xh.sh., ka urdhėruar qė tė sillemi me bamirėsi ndaj ēdokujt dhe secilės gjė, nėse diēkaje i merret jeta, bėni atė me mėnyrėn mė tė kujdesshme, nėse therni kurban, thereni atė me kujdes. Mprihni mirė thikat e juaja, lehtėsone kurbanin dhe mos e mundoni." (Muslmi)
Mė se mirė ėshtė qė njeriu me dorėn vet ta bėj therjen, ndėrsa nėse nuk ka mundėsi apo frikėsohet, atėherė kjo do t'i besohet personit pėrkatės dhe tė devotshėm. Gjithqysh se do tė jetė prezent gjatė kryerjes sė aktit. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s, i ka thėnė Fatimės, r.a.: "Shko dhe prezanto kur tė theret kurbani yt, sepse me ēdo pik tė gjakut tė tij do tė tė falen gjynahet qė i ke bėrė!"
Gjatė therjes sė kurbanit duhet tė kihet kujdes qė me thikėn e mprehėt t'i priten tė dy enėt kryesore tė gjakut, gabzherri dhe laringu. Ebu Davudi transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., para se ta ther kurbanin i ka falur dy reqatė namaz nafile.
Shpėrndarja e mishit tė kurbanit
Nė kėtė lloj tė ibadetit vihet nė shprehje edhe momenti social, me tė dėshirohet qė t'u ndihmohet banorėve tė ngushtuar nė ditėt e gėzimit dhe relaksimit.
Allahu i Lartėsuar thotė: "(Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin." (El-Haxhxh, 28.)
Kurse i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., thotė: "Hani nga kurbani, mbani diēka pėr vete dhe shpėrndani sadaka". (Muslimi)
Nė ajetin dhe hadithin e sipėrcituar tregohet sasia e caktuar e cila ndalet pėr vete dhe familjen, sikur edhe sasia e cila shpėrndahet. Mishi i kėtij lloji tė kurbanit ndahet nė tre pjesė: njė e treta i ndahet familjes, pjesa e dytė e sė tretės iu ndahet miqve dhe tjetra nevojtarėve dhe tė ngushtuarve.
Ibn Abbasi, r.a., transmeton se i Dėrguari, a.s., ka thėnė: "Me njė tė tretėn njeriu le ta ushqej familjen e tij, me pjesėn e dytė tė sė tretės le ta ushqej fqinjėt dhe pjesėn e tretė tė sė tretės le t'ua shpėrndaj nevojtarėve, nė atė ditė."(Buhari, Muslimi)
Lejohet qė tė shpėrndahet i gjithė kurbani, madje nė raste tė nevojės sė madhe mund qė tė mbahet i tėri, mirėpo nuk lejohet qė tė shitet diēka prej tij. *
(Shtojcė)[1]
Ē'duhet bėrė me lėkurėn e kurbanit
Duhet ditur se nuk lejohet asgjė tė shitet nga kurbani, madje as qimet dhe lėkura e tij. Lėkura mundet tė mbahet pėr vete me kusht qė, vlera e saj nė tė holla t'u jepet tė varfėrve. Lėkura e kurbanit mund t'u jepet edhe institucioneve dhe shoqatave humanitare, qėllimi i tė cilave ėshtė ndihmesa e tė varfėrve, nė rast se ka shoqata dhe institucione tė tilla nė atė vend. Lėkura e mbajtur pėr vete duhet tė mbahet e pastėr dhe tė pėrdoret pėr falje.[2]
Tekbiri Teshrik
Nga namazi i sabahut, natėn e kurban bajramit e deri nė namazin e ikindisė tė ditės sė katėrt tė bajramit, pėr haxhinjtė e pėr ata qė nuk kanė shkuar nė haxh, pėr secilin mashkull e femėr, nė qoftė se tė falet me xhemat, apo vetėm, pas namazeve farz, sa po tė japė selam ėshtė vaxhib tė lexojė njė herė tekbirin teshrik.
Pas namazit tė xhenazes nuk lexohet. Pasi tė dalėsh nga xhamia dhe pasi tė flasėsh nuk duhet tė lexohet.
Nėse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta kėndojnė me zė tė lartė. Gratė e kėndojnė ngadalė.
Tekbiri teshrik bėhet nė kėtė mėnyrė: "ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD" .[3
____________ ________
Referencat:
* Burmi: http://www.dzemat- oberhausen. de/pages/ teme/fikh/ kurban-nusret- abdibegovic. php
[1] Shtojca nuk ėshtė pjesė integrale e e kėtij pėrkthimi nga gjuha boshnjake, porse ėshtė shtuar nga vetė pėrkthyesi i gjuhės shqipe.
[2] Vehbia Hoxhiq, Themelet e fesė, - domethėnia dhe qėllimi i pėrcaktimeve." (Versioni elektronik: http://www.alb- net.com/pipermai l/alb-islam/ 2000-February/ 000023.html
[3] Hakikat kitabevi, versioni elektronik nė gjuhėn shqipe:
http://www.hakikatk itabevi.com/ albanian/ namazi2.htm# NAMAZET%20E% 20BAJRAMIT
Nusret Abdibegoviē
Pėrktheu nga boshnjakishtja: Mehas Alija
17.12.2007.islamgjakova.net