Halid Ibn Fehd El-Behlali
F jala e parė nė kushtetutėn dhe librin e Tij, i cili zbriti nga Zoti (xh.sh) ėshtė "Lexo", por kjo ėshtė njė antitezė e ēuditshme!
Njerėzit duhet tė shkruajnė, me qėllim qė tė nxisin umetin pėr tė lexuar. Umeti ka shumė nevojė pėr formim kulturor, nė nivelin individual dhe nė nivelin kolektiv. Prej mjeteve mė tė shfaqura nė kėtė drejtim ėshtė leximi i frytshėm. Ajo i ndėrton popujt dhe i ngritė ata, i bėn mė rezistues ndaj kulturės sė huaj, kurse umeti lexues, bėhet mė me ndikim tek tė tjerėt.
Leximi i gjerė ėshtė shfletimi i lloj-llojshėm. Pėrcjellja e botimeve tė reja, e ngjall oreksin pėr tė shfletuar ēdo tė re.
Njė autor amerikan, Ilf Stokman thotė: "Sa mė shumė qė zmadhohet ishulli i njohjes, aq mė shumė shtohet zgjerimi i bregdetit tė sekreteve."
Me lexim njeriu i shkurton hapėsirat, pėrfiton nga pėrvojat e tė tjerėve, i lartėsohet mendimi, i mprihet mendja, i shpejtohet perceptimi, i zgjerohet diapazoni, i pasurohet njohuria, i shtohet kultura, i zmadhohet ambicia, i pėrmirėsohet mendimi, i kalitet personaliteti, i pėrqendrohet gjuha, e shfrytėzon kohėn, i shtohen argumentet, i forcohen faktet, i lartėsohet pozita dhe i njihen meritat.
Njė studiues thotė: "Njė specialist bashkėkohor duhet tė llogarisė se 10-20% tė informatave tė tij janė vjetruar dhe ato duhen ripėrtėrirė ato."
Edhe kulturat e pėrjetojnė pleqėrimin nėse ato nuk kaliten dhe nėse nuk ripėrtėrihen me shfletim, permanent dhe pėrcjellje tė tė rejave dhe tė dobishmes, qė mos tė dobėsohet njohja e deponuar qė e kemi nė trurin tonė. Njeriu duke vazhduar nė lexim dhe shfletim tė lirė ngjitet nė shkallėt e kuptimit, perceptimit, kaplimit dhe njohjes.
Salihu, i biri i Imam Ahmedit (r.a) tregon:
-Njė njeri e pa babain tim me njė shishe me bojė nė njėrėn dorė dhe penėn nė tjetrėn, e i tha: Ebu Abdull-llah, ti ke arritur kėtė gradė, je imam i muslimanėve? Iu pėrgjigj:
-"Nė kėtė gjendje do tė mbetem deri nė varr!..."
Burimet e informatave dhe mjetet e shtimit tė dijes janė tė shumta, mirėpo mė i miri dhe baza ėshtė libri, i cili ėshtė miku dhe shoqėruesi mė i mirė dhe ėshtė mė i liri, nėse krahasohet me mjetet e tjera.
Sa bukur e pėrshkruan Ahmed Sheukiu librin duke thėnė:
Ndėrrova librin me miqtė,
Mirėpo nuk gjeta besnik si libri, askėnd...
Mik, te i cili ėshtė e barabartė ēdo gjė e qortove ose nuk e qortove,
Ėshtė ai, i cili nuk i gjen tė metė mikut tė vet!
Ēdo herė qė e vjetroj, mė ripėrtėrinė,
Mė zbukuron me rroba tė vlerės dhe dijes.
Mik, pėr tė cilin asnjėherė nuk kam dyshuar.
E vetmja dashuri e cila nuk mė ka kushtuar qortim,
Nėse ndonjė natė harrohem nė shfletim,
Ai vazhdon heshtjen dhe mirėsinė.
Nėse mė sheh duke folur ose mėrzitem,
I mbledh tregimet pėrnjėherė.
Librat, kur t`i shikosh me kritikė,
I gjen sikurse miqtė, tė vėrtetė dhe gėnjeshtarė.
I zgjedh ato sikurse mikun.
Zgjedh nga miqtė dhe librat bėrthamėn!
Miku i mirė kėrkon qė tė jesh i devotshėm,
Kurse libri i mirė kėrkon qė tė jesh i qėlluar!
1- Fillimi zakonisht ėshtė i rėndė, e pjesa mė e egėr ėshtė etapa e parė, ndoshta nga shkaku i vėshtirėsisė sė saj ėshtė edhe dobėsia e rezultateve tė saja, sepse rezultatet nuk pėrballen me mundin e dhėnė. Ai qė merret me vrapim nė vazhdimėsi, fiton aftėsi dhe shkathtėsi. Poashtu edhe leximi ka nevojė pėr stėrvitje dhe vazhdimėsi, derisa lexuesi tė fitojė aftėsinė e mjaftuar, duke krijuar edukatė tė leximit tė kėndshėm.
2- Prej gjėrave qė tė shtyjnė nė lexim ėshtė posedimi i njė librarie tė pėrshtatshme shtėpiake, e cila pėrmbledh libra tė rinj e tė dobishėm, nga tė gjitha sferat e dijes. Pastaj duhet pėrcaktuar njė kohė pėr tė shfletuar raftet e librave dhe duke i`a dhėnė hakun qė e meriton.
3- Secili njeri ndikohet nga shoqėruesi i tij pa vetėdije. Ai qė shoqėrohet me njerėz tė thjeshtė dhe pleq, prej tyre fiton shumė gjėra nga pėrvoja, ai qė shoqėrohet me intelektualė dhe mendimtarė, nuk ėshtė i barabartė me atė qė shėrohet nė masėn e gjerė. Andaj njeriu, duhet zgjedhur pėr vetveten, ata qė i bėjnė dobi dhe ia shtojnė dijen. Le tė kujdeset tė bėjė lidhje tė miqve tė librit, duke caktuar njė ndejė tė veēantė ku do tė shpalosin atė qė kanė lexuar dhe tė pėrcjellin gjėrat e reja.
4- Njerėzit zakonisht kanė shumė kohė tė lirė. Sikur ta shfrytėzojnė kėtė kohė me lexim tė dobishėm, do tė ankoheshin nga koha e ngushtė, e nuk do tė mėrziteshin e as nuk do t`i mėrzitnin tė tjerėt. Tė parėt tanė tė devotshėm janė ankuar nga vjedhėsit e kohės, tė cilėt nuk bėjnė asgjė tjetėr pėrveē se e humbin kohėn nė gjėra tė pavlera dhe tė ulėta.
5- Nuk preferohet leximi dhe nuk i jep frytet e veta, pėrveē se nė momente kur mendja ėshtė e kthjelluar dhe e gjallė, atėherė kur nuk ėshtė e preokupuar me angazhime, ėshtė i qetė dhe nuk ėshtė nėn ndikim tė streseve.
6- Preferohet qė t`i ketė afėr dorės fjalorėt dhe leksionet e ndryshme, nė mėnyrė qė mos tė ndėrpritet leximi, kur tė ketė nevojė, mund tė shfletojė fjalorin pėr ndonjė fjalė tė panjohur ose tė paqartė.
7- Nuk duhet shikuar sasinė e tė lexuarės, por rezultatin dhe frytin e vjelur nga leximi dhe shfletimi. Kjo duhet tė shfaqet nė moralin, sjelljen, gjuhėn dhe shprehjet, tė cilat ia pėrshkruajnė gradėn dhe ia pėrcaktojnė formėn e kulturės sė tij. Ai qė vepron sipas asaj qė e pėrfiton, bėn qė dija tė mbetet dhe tė ngulitet mė fuqishėm nė mendjen e tij.
All-llahu (xh.sh) thotė: "Po sikur tė zbatonin atė qė kėshilloheshin do tė ishte mė mirė pėr ta dhe do t`i pėrforconte mė shumė." (1)
Ai qė vepron me atė qė e di, All-llahu (xh.sh) i dhuron dijen e asaj qė nuk e di. All-llahu (xh.sh) thotė:
"Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe mė udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe mė tė devotshėm." (2)
Ibn Kethiri (Zoti e mėshiroftė) thotė: "Ata qė kanė pasur synim udhėzimin, All-llahu i udhėzon kah udhėzimi, u jep sukses nė kėtė synim, ua pėrforcon kėtė udhėzim dhe ua shton atė."
8- Ai qė lexon njė libėr, duhet ketė me vete lapės, me tė cilin shėnon mendimet interesante tė librit ose i regjistron nė ndonjė vend tė caktuar, tė cilat mund t`i shfletojė kur tė dėshirojė.
9- Ai qė dėshiron tė vlerėsojė ndonjė libėr, le ta lexojė hyrjen e autorit, nėpėrmjet sė cilės mundet tė gjykojė metodėn e autorit, kualitetin e shprehjeve dhe forcėn artistike qė e kanė ato. Nėpėrmjet hyrjes e kupton se ky libėr ėshtė pishtar nė kėtė lėmi, ėshtė replikė ndaj dikujt, ėshtė shtesė e ndonjė teme tė pėrpunuar mė herėt, ėshtė sqarim i ndonjė ēėshtjeje tė caktuar ose ėshtė pjesėmarrje nė zgjedhje tė ndonjė ēėshtjeje nė hapėsirėn e kulturės etj. Le ta lexojė edhe pėrmbajtjen e librit, qė ta shohė planin e plotė tė librit, unitetin tematik tė lėndės. Le tė shfletojė referencat e librit, nė tė cilat ėshtė mbėshtetur autori gjatė pėrpilimit tė librit, gjė me tė cilėn e zbulon prapavijėn kulturore dhe ideologjike tė autorit, tė cilat paraqesin animin e tij shkencor pa dyshim se leximi i shumtė dhe vazhdimėsia nė lexim krijojnė te njeriu forcė nėpėrmjet sė cilės e njeh librin e dobishėm pėr tė, dhe ėshtė pikėnisje e madhe nė lexim dhe i garanton pėrfundim tė shpejtė.
10- Lexuesi medoemos duhet tė zgjerojė leximin e tij. leximi i tij nuk duhet tė jetė selektiv nė njė rrafsh tė caktuar shkencorė, por duhet tė jetė i gjerė dhe gjithėpėrfshirės, me qėllim qė ta ēlirojė mendimin e tij nga kufizimet medhhebore, partiake, rajonale, etj.; mos tė mbetet i lidhur pėr diēka qė ia frenon pikėnisjen. I vetėdijshėm pėr dijet qė i duhen muslimanit tė sotėm, qė tė jetojė me kualitete, aktivitet dhe qė tė ketė mundėsi tė pėrballet me sfidat ekzistente.
11- Libraritė duhet tė posedojnė libra tė shumtė dhe tė lloj-llojshėm, duke filluar nga librat bazė, referencat e pėrgjithshme, enciklopeditė e ndryshme, fjalorėt, tekstet, komentet e ndryshme, librat e veēantė pėr specializim, librat ideologjik, pėr kulturė tė gjėrė, divanet me poezi, romanet botėrore, etj.
12- Shumė njerėz lexojnė, mirėpo nė mėnyrė sterile. Ata nuk lexojnė me lexim dhe skajim tė logjikės, por lexojnė me logjikė kritikuese tė ve ēantė, duke detyruar logjikėn qė tė polemizojė nė ēdo gjė, qoftė e madhe apo e vogėl. Leximi kritik ėshtė stėrvitje shumė e madhe.
13- Lexuesi nuk duhet ta mohojė natyrėn dhe animet e tij natyrore, duhet tė ketė personalitet tė pavarur dhe tė jetė larg ndikimit tė shpejtė nga tė tjerėt.
14- Le tė sigurohet lexuesi se sa mė shumė qė tė lexojė dhe tė shfletojė, aq mė shumė do ta shtojė kuptimin dhe pjekurinė.
15- Le tė jetė preokupimi i lexuesit, qė nė fund tė secilit libėr qė e ka lexuar tė japė njė vlerėsim preciz mbi librin, duke e pėrmendur edhe kohėn e pėrfundimit tė leximit.
Nė fund do t`ju paraqes edhe disa raste nga jeta e tė parėve tė devotshėm, qė flasin pėr kujdesin dhe interesin e madh qė kanė pasur pėr lexim.
Ibn Xhevziu thotė: "Rruga e atij qė kėrkon pėrsosjen ėshtė shfletimi dhe leximi nė librat qė kanė mbetur, le tė shfletojė sa mė shumė, sepse nė kėtė mėnyrė mėson dijen e tyre dhe ambiciet e larta qė i kanė poseduar. Gjė qė ia shton vullnetin, ia ngjall mendjen, sepse nė fund, asnjė libėr nuk ėshtė pa dobi. Unė u tregoj pėr gjendjen time. Nuk ngopem nga shfletimi dhe leximi i librave! Nėse shoh ndonjė libėr qė nuk e kam parė mė herėt, mė duket sikurse kam rėnė nė njė thesar. Kam shikuar listėn e librave qė gjendeshin nė shkollėn "Nizamije", aty ishin 6`000 vėllime! N.q.s them: Kam shfletuar dhe lexuar 20`000 vėllime, ndoshta numri i tyre ėshtė edhe mė i madh..., e unė akoma jam nė kėrkim tė dijes. Shumė kam pėrfituar nga leximi i tyre. Kam vėrejtur jetė pėrshkrimin e tyre, sasinė e vullnetit, kujtesėn dhe adhurimin e tyre. Kam vėrejtur dijen e tyre tė ēuditshme, gjėra tė cilat nuk mund t`i mėsojė ai qė nuk shfleton."
Hatib Bagdadiu tregon: "Disa nxėnės tė dijes pyetėn njė dijetar: -A nuk ndihesh i vetmuar?
Tha: -A ndihet i vetmuar ai qė mbarė njerėzimi ėshtė me tė?!
I thanė: -Cilėt njerėz?
Tha: -Librat!"
Hatib Bagdadiu thotė: "Libri, pėrveē dobive tė pėrgjithshme dhe vlerave tė mėdha qė ka, ai ėshtė i ndershėm, dhe nė tė ėshtė bukuria mė e ēmueshme. Libri ėshtė miku mė i sigurtė, shoqėruesi mė i gėzueshėm, shoku mė i pastėr dhe dijetari mė orator."
Abdull-llah in Mubareku (r.a) thotė: "Kush dėshiron qė tė pėrfitojė, le tė lexojė librat e vet." Njė njeriut tė mirė i thanė:
-"Kush tė shoqėron?
-Ura e librave!- tha.
I thanė:
-Prej njerėzve?
-Tha: Ata qė janė brenda nė to."
Ibn Halekani tregon: Ebi Hasen el-Kali, i cili ishte muhadith dhe edib, kishte njė kopje tė mirė tė librit: "El-xhemhere" tė ibn Dridit, nga varfėria e madhe u detyrua qė ta shiste kėtė libėr. Para se ta shiste, nė njė faqe tė tij, shkroi disa rreshta poezi:
Jam shoqėruar me tė njėzet vjet, e tani po e shes!...
U mėrzita dhe u brengosa pa masė
Asnjėherė nuk mė ka shkuar mendja se do ta shes!...
Mirėpo borxhet mė futėn pėrpjetė nė burg
Nga shkaku i dobėsisė, varfėrisė, fėmijėve
Pėr shkak tė kalamajve... pėr t`i lehtėsuar punėt e mia.
Pastaj e shiti librin. Librin e bleu sherif Murtedai pėr gjashtėdhjetė dinarė. Kur e shfletoi ai kėtė libėr e lexoi kėtė poezi tė mėrzitur. Pastaj i`a ktheu librin Ebu Hasan el-Kaliut dhe ia la paratė.
Mirsad Sylja
www.shkruesiterinj.blogspot.com
P.S. Shkrimi "Lexo" mė ka rėnė nė dorė para disa viteve nė formėn e njė fletushke tė vjetėr, nė gjuhėn shqipe. Nė broshurė nuk sqarohej se kush e kishte pėrkthyer, por shėnohej vetėm emri i autorit, Halid Ibn Fehd El-Behlali.
Duke shikuar rėndėsinė e kėtij shkrimi dhe aktualitetin e tij, mendova, qė ta "ruaj" kėtė broshurė duke e shkruar nė kompjuter dhe duke e botuar atė. Nė kėtė mėnyrė shpresoj tė kem bėrė njė vepėr tė mirė, e cila do t'ju shėrbejė tė gjithėve ju...
(1 ) Kur`ani: En-Nisa: 66
(2 ) Kur`ani: Muhammed: 17
17.04.2008.islamgjakova.net