www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Morali si ripėrtrirje e besimit

 

 

 

 

 

Hamdi NUHIJU

 

Sfidat e jetės tė shumėngjyrshme dhe tė llojllojshme e pėrqafojnė njeriun nė ditėt mė tė vėshtira te tij. Ato e harmonizojnė atė pėr tė frustruar kongresin e zemrės sė devijuar dhe ia mveshin tė gjitha tė ligat e shoqėrisė. Nė kėtė formė njeriu nga njė inkubator shkronjash rrėfen dhe sqaron politikėn diskriminuese ndaj tij si egocentrizėm. Gjithandej frytet e besimit ēelin dhe jeshilojnė mrekulli mahnitėse nė rruzullin tokėsor. Nga enigma e pafundme e idesė shtjellohen dhe emancipojnė ndjenjėn e tragjedisė sė radhės pėr filantropistin e madh. Njeriu karizmatik i shoqėruar dhe i pėrballur me njė mori elementesh destruktive nė shoqėri pėrqafon fascinimin e tij pas masės sė thyer tė kėsaj penze madhėshtore. Morali ėshtė rrugė drejtuese e cila lidhė dy botėt. Shpirtėroren dhe materialen, matrialen dhe shpirtėroren! Ai pra morali, ujit ndjenjat e besimtarit karshi urdhrave tė Lartmadhėnishmit duke e bėrė mė imun nė kalitjen e indulgjencave kozmopolitike.

Gjėja mė e rėndėsishme qė duhet tė bėjnė muslimanėt ėshtė pėrpjekja nė sferėn intelektuale nė mėnyrė qė morali kur'anor tė mbizotėrojė mbi braktisjes  e fesė. Zgjidhja e vetme pėr ta pafuqishmit, tė papėrkrahurit, tė pastrehėt dhe tė braktisurit, ėshtė pėrhapja e moralit kur'anor nė mbarė botėn. Sėkėndejmi, t'u tregosh njerėzve dhe ta pėrēosh mesazhin hyjnor ndėr ta, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe detyrė e ēdo besimtari. [1] Morali ėshtė ripėrtrirje e besimit, moralizimi i zemrės, mendjes dhe trupit kėrkon mund, sakrificė dhe vullnet. Pa moral nuk ka jetė, pa jetė nuk ka moral dhe morali ėshtė dritė e cila na ndriēon dhe na bėnė mė tė ndėrgjegjshėm karshi sfidave tė njėpasnjėshme tė kėsaj shoqėrie tė degjeneruar. Po , morali ėshtė jetė e cila ngjallė dhe vdes idenė e bukur dhe vdes idenė e pėrtacisė. Ajo zbukuron fytyrat e miliarda njerėzve nė rruzullin tokėsor. Morali ėshtė term i cili mė sė shumti po ndihet mungesa e tij nė rruzullin tokėsor nė kėtė shekull. Kanė thėnė se ai njeri qė flet mė shumė mbi sinqeritetin , dijeni se ai ėshtė m`u njeriu mė i pasinqertė nė rruzullin tokėsor. Por ne shpresojmė qė vepra dhe fjala e besimtarit tė pėrputhen dhe tė mos bien ndesh njėra me tjetrėn. Kėtė gjė e kėrkon edhe All-llahu xh.sh. nga ne.

Ai , pra All-llahu xh.sh. thotė nė Kur`an: "O ju qė besuat, pse po e thoni atė qė nuk e punoni? Tek All-llahu ėshtė shumė e urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni!" ( Saf: 2-3)

E si tė veprojmė ndryshe jashta kornizave tė caktuara nga ana e All-llahut xh.sh. Vallė a ekziston sot shoqėri e pastėr e cila e thotė m`u atė ēka e punon? Apo ndoshta hipokrizia, animi kah epshet, frika nga vdekja po na servirohen si ide pozitive nė mendjet tona dhe po na sterilizojnė fjalėt qė tė bijnė nė kundėrshtim me veprat tona. Kujdes o t'i qė lexon kėto shkronja, All-llahu urren tė themi atė qė nuk e punojmė. A nuk vlen edhe pėr m'u i njėjti rregull si pėr tė gjithė tė tjerėt? Paramendoni tė shkruaj dhe tė flas pėr moralin, ndėrsa nė anėn tjetėr shoqėria mė njeh me tė drejtė si tė pamoralshėm. Paramendoni tė urdhnoj njerėzit nė moralet e larta, ndėrsa vet thyej ato morale nė ēdo sekondė tė jetės sime. Fund tragjik do tė pėsoja poqese do tė isha i tillė. All-llahu mė mbroftė mua, lexuesin e kėtij shkrimi dhe gjithė muslimanėt nga njė fund i kėtillė.

Pėr moralin kanė folur me mijėra dashamirė tė dijes dhe urtėsisė! Pa moralin jeta jonė do tė ishte e barazuar me zeron e rėnduar mbi pėrballjen histerike me krenarinė e Djallit tė Mallkuar. Ajo do tė na shtrėngonte fytin tonė dhe nozulla e fytyrės do tė ngushtėsohej dhe ngurtėsohej poqese nuk do e mbjellnim brenda nė thelbin e zemrės sonė kodeksin e fshehur tė jetės e qė ėshtė morali. Do tė ishim tė humbur pa tė , si udhėtar nė kėtė udhėkryq tė pakufishėm. Ne jemi njerėz qė duhet tė jetojmė me shenjat tona nė rrugė , ashtu siē na mėsoi mėsuesi ynė Prof.Sejjid Kutubi. Shenjė dalluese midis besimtarit dhe jobesimtarit duhet tė jetė morali kur'anor qė elektrizon shpirtrat e njerėzve kah rruga e Vėrtet . Si duket pėr ne nuk vlejnė kėto rregulla tė frustruara si impenjime ideologjike tė mbjellura dhe tė thelluara nė analet e mendjes.

Morali ynė ėshtė ilaēi i vetėm pėr tė gjitha tė kėqijat qė kanė pllakosur muslimanėt nė ditėt e sotme. Po , po morali ynė ėshtė ilaēi i vetėm pėr shėrimin e tė gjitha atyre sėmundjeve nė rruzullin tokėsor. [2] Ta ndjesh dhe shijosh ėmbėlsinė e besimit nė Islam ėshtė sikur njė erė e pakalueshme nga trupi i njeriut. Ndjenja e saj ėshtė si ndjenja e takimit tė shehidit (dėshmorit) me hyrit e xhennetit qysh nga kjo botė. Rėndohet trupi dhe shpirti nga engjėjt e shumtė qė kanė ardhur tė na kumtojnė lajmin e gėzueshėm pėr tė cilin punuam vite me radhė. Lajm i cili ekzagjeron ondulimet e frikshme tė intelektit tė njeriut. Rrugėt e edukimit tė shpirtit ēojnė kah kjo ėndje e cila e mallėngjen ndjenjėn e besimtarit tė sinqertė. Por, All-llahu xh.sh. na bėri tė mundur qė atė botė (ahiretin) ta fitojmė pėrmes punės sonė nė kėtė botė, punė e sinqertė dhe e moralshme. Sikur tė zhdukej morali nga vepra jonė nė kėtė botė sigurt nė botėn tjetėr do tė ishim tė humbur dhe tė nėnēmuar. Mėsuesi ynė Djalli i mallkuar nė kėtė rast do tė distancohet nga ne duke na sulmuar se vet e kemi ndjekur, ndėrkaq buzėt tona qė janė lagur nė tė sharė All-llahun xh.sh. atė ditė do tė shteren dhe nuk do kenė mundėsi tė thonė fjalėn si formulė hyrėse nė dyert e pafundme dhe tė paskajshme tė xhennetit. Nevoja e njeriut dhe e shoqėrisė pėr moralin kolektiv dhe individual ėshtė primare dhe mase e domosdoshme nė kėto kohėra qė po jetojmė.

Sistemet moderne, herėt ose vonė, duhet tė kujtohen pėr debatet mbi shpirtin njerėzor dhe edukimin. Ato duhet t'i kthehen mėsimeve tė vjetra tė njerėzimit, nė tė cilat janė pėrcaktuar qartė fushat e edukimit dhe udhėzimit moral. Aq sa ē'ėshtė edukimi ushtrim i fuqive mendore, ashtu edhe udhėzimi moral ėshtė edukim i ndėrgjegjes sė brendshme dhe ndriēimi i zemrės. Kėshtu pra edukimi dhe udhėzimi moral janė dy elemente ekuilibruese tė rritjes shpirtėrore tė njeriut, ashtu si zogu qė ka nevojė pėr tė dyja krahėt pėr tė fluturuar. Deri mė tani, nė kėtė edukimin modern, kėto dy elemente nuk janė nė ekuilibėr.

Edukimi pa udhėzimin moral ėshtė i brendaqenėsishė m pėr t'u shndėrruar nė forcė shkatėrruese kundėr natyrės dhe shoqėrisė njerėzore. Udhėzimi moral pa edukim, megjithėse tė ēon nė drejtėsi, banalizohet me kalimin e kohės dhe kthehet nė shpresė (kurajė) si e vetmja rrugė shpėtimi. [3] Edukimi ėshtė pjesė pėrbėrėse e moralit tė individit dhe shoqėrisė. Nga defanziva e cila mund tė paraqitet nė secilin rast ky udhėzim , kėrkon kalimin nė fazėn e thirrjes drejtė qenies Hyjnore, thirrja drejtė Pafundėsisė. E gjithė kjo realizohet pėrmes perceptimit dhe analizimit tė secilės situatė veē e veē me qėllim qė tė pėrfitojmė nė kohė dhe tė jemi tė sigurt nė hapėrimit tonė drejtė kėtij caku. Po, sikur tė ishim tė varur nga koha si fėllėnzė e sqepur e cila do tė frustrohej nė fundėsinė e zemrės dhe sikur tė ndienim dhimbjen nga e cila lėngojmė gjatė tėrė kohės , sigurt qė intervenimi i jashtėm nė kėtė rast do tė ishte i panevojshėm gati se edhe i pavyeshėm. Morali ėshtė pjesė e cila harmonizon qenien shoqėrore dhe individuale nė ndėrdijen e tij tė lidhur midis shpirtit dhe trupit. Ky qėndistar i mrekulluar fascinon mijėra ndjenja tė besimtarėve nė rruzullin tokėsor tė cilėt mezi presin thirrjen e madhnueshme nga ana e All-llahut xh.sh.  E ato krijesa padyshim janė tė pėrgėzuar, tė frytshėm dhe mezi presin qė edhe njė sekondė tė jetės sė tyre na sakrifikojnė nė rrugėn e Krijuesit tė moralit.

Morali ėshtė i rėndėsishėm pėr katėr gjėra:

  1. Qėllimi kryesor i dėrgimit tė Pejgamberit a.s. ishte pėrsosja e moralit. Pejgamberi a.s. tha nė njė hadith tė tij:" Nuk jam dėrguar veēse pėr tė pėrsosur moralet e larta".
  2. Te muslimanėt e sotshėm kemi vėnė re njė ndarje midis jetės dhe fesė , adhurimeve dhe moralit.
  3. Duhet tė jemi njerėz tė praktikės tė cilėt moralin e vendojmė nė jetė
  4. Formimi i njerėzve tė moralshėm dhe me sjellje tė mira. [4]

Nevoja pėr sjelljet e mira dhe moralin islam ėshtė e dukshme dhe e arsyeshme qė secili dashamir i fesė i kėrkon pėr ēdo ditė nė secilin skaj tė qytetit tė tij. Nga kjo shoqėri moderne ku turpi ėshtė larguar, sjelljet janė bėrė tė vrazhda, raportet midis prindit dhe fėmijės janė lidhur nė bazė tė interesit tė kėsaj dynjaje dhe jo nė bazė tė dashurisė dhe interesit tė ahiretit, po bėhet shumė e vėshtirė aplikimi i moralit nė shoqėrinė tonė. Ne duhet tė jemi prijatar tė moralit nė rrethin ku jetojmė, poqese dėshirojmė qė tė bėhemi pėrmirėsues dhe jo prishės. Edhe pse pati popuj dhe fise tė cilėt thirreshin nė atė se po pėrmirėsojnė e nuk po shkatėrrojnė, nė fakt ato shkatėrruan dhe nuk pėrmirėsuan dhe nė kėtė formė e shkatėrruan edhe vetėdijen e tyre, jetėn , pasurinė... Tė gjitha kėto dėme i arritėn m`u si rezultat i prishjes sė moralit tė tyre.

Nė kėtė kohė kur dinamizmi ėshtė bėrė pjesė e secilės shtėpi , globalizmi dhe ndryshimet e shpejta teknologjike ndryshuan edhe fizionominė e shtyllės sė shtetit tė quajtur familje. Atė e varėsuan pėr teknologjinė e pashpirtė duke e bėrė monstrume dhe jo pėrballėse tė sfidave tė moralitetit nė shoqėri.

Pejgamberi a.s. nė njėrėn prej betejave i porositi muslimanėt: "Mos vrisni fėmijėt, as gratė ! Mos i digjni tė mbjellat e tyre dhe mos ua shembni shtėpitė! Do tė gjeni burra qė jetojnė nė manastire ku adhurojnė Zotin, prandaj i lini tė qetė! Mos i sulmoni natėn me qėllim qė tė mos i tmerroni gratė dhe fėmijėt!" [5]

Paramendoni kėtė pamje mahnitėse nė njė betejė , luftė ku thonė qė rregullat nuk kanė vend. E ne jemi pasardhėsit e kėtyre burrave qė aq kujdes kishin nė anėn e armikut, po sikur tė mos ishte i mbjellur morali nė shpirtrat, zemrat dhe mendjet e tyre, si do tė vepronin? Si kryqtarėt qė vranė dhe prenė gjithēka qė panė rrugės dhe gjithēka qė simbolizonte nė civilizim dhe ndritje? Apo ndoshta do tė ngrenim gjygjet e inkuizicionit ku pre e jona do tė ishin dijetarėt, mendimtarėt, shkencėtarėt dhe gjithė ato qė nuk mendojnė si ne, nuk janė tė sojit tonė dhe na kundėrshtojnė?

Njerėzit janė tė zellshėm dhe me nevoja nė rruzullin tokėsor. Ato me moralin e tyre kėrkojnė kėnaqėsinė e Krijuesit tė botrave dhe mundohen pėr ta arritur atė me mish e me shpirt. Ah, ē'ėndrra tė mrekullueshme dhe ē'aspirata tė mira! Sa njerėz ka nė botė qė nė jetė dėshirojnė t'i realizojnė ėndrrat e veta, por nuk munden! E sa tė tjerė ka qė pėrpiqen e i realizojnė, por nuk i gėzojnė deri nė fund. [6] Nuk munden pasiqė deshėn qė ta arrijnė atė aspiratė dhe atė synim jashta rrugės sė moralit dhe udhėzimit tė All-llahut xh.sh. Po, sikur tė qėndisnin zemrat e tyre me moralin dhe tė fisnikėronin fytyrat e tyre, sigurt qė deri tek qėllimi i tyre i mirė nė kėtė botė do tė arrinin me fare pak mund. Po, nėse Zoti nuk na mundėson qė t`i realizojmė ato ėndrra qė synojmė edhe pėrskaj rrugės tonė qė ndjekim se ėshtė e mirė dhe jo jashta kornizave tė asaj ēka parapa pėr neve Krijuesi i botrave , ne nuk duhet qė tė mėrzitemi , tė largohemi nga morali dhe tė ndryshojmė vizionet tona nė kėtė jetė. All-llahu xh.sh. sigurt atė mendim dhe dėshirė tonėn dėshiron qė tė na zėvendėsojė me mė tė mirė , tė na realizojė mė vonė kur efekti do tė jetė mė i madh , ose edhe atė dėshirė tė flaktė tė na ruajė pėr nė xhennet. Prandaj tė mos dėshpėrohemi por vazhdimisht me moral tė mirė dhe tė lartė tė vrapojmė pas arritjes sė kėnaqėsisė sė All-llahut xh.sh. Sepse ne dikur kemi qenė fėmijė, por All-llahu xh.sh. na ndihmoi qė tė rritemi dhe tė arrijmė deri kėtu ku jemi.

Kur lind fėmija, atij i intereson vetėm bota e gjėrave qė e rrethojnė. Kur rritet edhe pak, fillon tė interesohet pėr botėn e njerėzve. Atėherė fėmija fillon t'i njohė babanė dhe nėnėn e tij. Kur rritet edhe pak fillon tė jetė i ndikuar nga idetė qė e rrethojnė. Rreziku i "cektėsisė" ėshtė se i mban muslimanėt tė ngujuar nė botėn e gjėrave. Prandaj ata bėhen fėmijė tė mėdhenj, por qė nuk rriten kurrė. [7] Sikur tė rriteshim njėherė e pėrgjithmonė dhe ta kuptonim rėndėsinė e moralit nė jetėn tonė. Sigurt qė do tė kuptonim edhe urtėsinė e hadithit i cili na mėson se fėmija edukohet 20 vite para lindjes. Po si mund tė lind fėmijė , njė fėmijė i cili ėshtė i rritur me trup , por me mendje dhe me seriozitet nė realizimin e urdhrave tė Lartmadhėnishmit ende e llogaritė veten tė paaftė dhe nuk e futė nė mesin e atyre qė duhet tė japin llogari para All-llahut xh.sh.

Ėshtė me rėndėsi qė tė kuptojmė esencėn e adhurimeve qė bėjmė ndaj All-llahut xh.sh. Duhet tė dimė qė pėr ēdo gjė qė neve na duhet t`i kėrkojmė All-llahut Fuqiplotė dhe jo tė shkojmė te njerėzit duke shpresuar se ato do tė arrijnė qė tė na zgjidhin problemet tona tė panumėrta.

E ne sot, nėse kemi ndonjė problem , shkojmė te njerėzit dhe ankohemi para tyre. Gabim, gabim, ata nuk na largojnė pikėllimin e as atė qė tė mundon;  pra, Ai qė tė ndihmon tė dalėsh nga kjo gjendje ėshtė All-llahu i Lartėsuar. Pra, shpejto te Ai dhe ndalu, shtrij duart para Tij. [8] Dhe thuaj o All-llah ma pastro zemrėn time nga cytjet e shejtanit, mė pasuro me moral dhe ma mundėso qė ta pėrballojė secilėn brengė dhe sfidė tė kėsaj bote pėr hir Tėndin. Pėrkushtimi nė fe ėshtė i domosdoshėm nga secili njeri. Tek, All-llahu mė i mirė ėshtė ai i cili ėshtė mė i devotshėm. Fillimi i pėrkushtimit nė fe ka njė ėmbėlsi , shije dhe qetėsi, tė cilėn nuk mund ta ndjesh pas disa viteve. Ato ēaste pėrkushtimi dhe pėrjetimi tė adhurimit janė tė papėrsėritshme nė vitet qė do tė vijnė, prandaj shfrytėzoji si duhet kėto kohė, o vėlla. Adhurimi i vitit tė parė tė pėrkushtimit nė fe ėshtė ai qė do tė mbajė nė rrugėn e fesė, derisa tė vdesėsh. [9] Vijat e sinqeritetit nė veprėn tėnde nė fillim tė namazit tėnd dhe thirrjes nė rrugėn e Zotit duken qė nga qielli i shtatė. Tė gjithė njerėzit qė falen dhe vijnė nė xhami i shikon me syrin e dhembshurisė dhe mėshirės, ndėrsa ato qė kalojnė kohėn kotė jashta rrugėve tė Zotit, mundohesh mė mish e me shpirt t`i sjellėsh nė xhami. Janė momente fascinuese tė cilat gati se secili njeri (thirrės) gjatė jetės sė tij i ka pėrjetuar. Morali ynė do tė shndėrriste si nur dhe egoja e shfrenimi do tė stopoheshin nga dashuria dhe mbushja e zemrės sonė me besim. Tė gjithė ne kemi dėshirė ta kthejmė atė periudhė , atė kohė kur ndjenim dhembje edhe pėr njė ēast tė kaluar pa kėrkuar falje te Zoti pėr ndonjė gabim tonin. Mundoheshim qė me pėrkushtim t`i kryejmė tė gjitha urdhrat e Zotit, bile gjenim kohė edhe pėr kryerjen e nafileve, adhurimeve vullnetare. E sot, po na mungon koha edhe pėr realizimin me pėrkushtim tė detyrimeve fetare. Krejt kjo u soditė me largimin e sinqeritetit dhe moralit tonė , kemi mbetur si njė fije peri e pashkėputur nga ky karvan i lartė dhe i lashtė islam.

Ibėn Abbasi, r.a. ka thėnė: "Bėhuni tė mirė, tė durueshėm dhe tė ditur." Tė mirėt shpjegohet gjithashtu nė kuptimin qė dijetarėt fetarė duhet t'u mėsojnė njerėzve diturinė themelore para se tė kalojnė nė diturinė e komplikuar. Andaj, dituria ėshtė shtylla e fesė, biletė e rrugės sė kėrkuesit dhe themelim i trashėgimit tė drejtė tė adhurimit tė vėrtetė. [10] Dituria e cila ėshtė e qėndisur me moral dhe me realizimin e urdhrave tė Zotit padyshim qė ėshtė dituri e dobishme dhe mjaft e frytshme nė shoqėrinė njerėzore. Dijetarėt e dėmshėm janė ato tė cilėt kanė dituri, por nuk kanė moral dhe thėrrasin njerėzit nė amoralitet dhe gjėra perverse. Ato janė shkatėrruesit e botės edhe pse nė botė paraqiten dhe propagandojnė se po ndėrtojnė botėn me mirėsinė e tyre tė gėnjeshtėrt. E ka dijetar tė tillė qė thėrrasin me urtėsi nė moral dhe urdhėrojnė njerėzit nė kryerjen e detyrimeve dhe lėnien e gjėrave qė e dėmtojnė atė dhe pasardhėsit e tij. Nė momentet e vdekjes pėr to do tė bėnim kėtė dua: "All-llahu jua lehtėsoftė egėrsinė tuaj, ju mėshiroftė nė vetminė tuaj, e anashkaloftė keqbėrėsinė tuaj dhe i pranoftė tė mirat tuaja." [11] Sa e mirė ėshtė ajo vepėr e cila ėshtė e vazhdueshme dhe sa i mirė ėshtė ai fėmijė i cili edhe pas vdekjes sonė bėnė dua pėr neve. Ndėrsa All-llahu xh.sh. pėrmes melekėve para tė vdekurve tjerė na sjellė lajmin pėr duanė e fėmijės tonė.

Erdhi njė grua te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "Kėtij djalit tim, barku im ka qenė veshmbathja e tij, gjiri im ka qenė furnizimi, ndėrsa dhoma ime vendstrehim. Babai i tij mė ka lėshuar dhe ka dashur ta marrė nga unė", dhe Pejgamberi a.s. i tha " Ti ke mė shumė tė drejta ndaj tij derisa tė rimartohesh." (Transmeton Ebu Davudi). [12] Drejtėsia e Islamit ėshtė e gjerė dhe e madhe ndaj gruas. Ajo ka ma shumė tė drejtė pasiqė atė fėmijė e ka edukuar nė frymėn e Islamit. Ka sakrifikuar edhe trupin e vet, pasurinė dhe shėndetin pėr hir tė All-llahut qė ai fėmijė tė fitoje edukatėn e duhur. Islami nuk neglizhon dhe nuk pėrbuzė femrėn , ky rast e dėshmon njė gjė tė kėtillė. Edukata ėshtė me rėndėsi jetike pėr familjen dhe shoqėrinė. Ajo shton dashurinė midis burrit dhe gruas, njashtu edhe ngjallė veprimin e veprave tė mira nga familja. Tehu i thyer i moralit nuk guxon qė tė prek nė atė familje tė sinqertė. Turpi si gjellė kryesore e familjes muslimane ujit dhe gjeneron gjenerata tė tėra muslimanėsh.

Poeti tha: "Pasha jetėn time, nė fisin e tij ti je mė i nderuari, Unė ulem pasditeve nėn hijet e zemrės sė tij.", ndėrsa nė njė varg tjetėr tha:  "Nė kėmbė para saj, njė pėrgjigje kėrkoja pėr disa " zemra" rresht, me mall pėrgjigje prej saj prisja, por s`kam se kujt t'i qahem." [13]

Sa i lartė ėshtė njeriu i moralshėm nė zemrėn tonė, ashtu si u shpreh edhe poeti nė zemrėn e tij. Unė qahem pse nuk mundem tė tė arrijė, ke njė moral aq tė lartė dhe aq tė mrekulluar sa e ke bėrė tė vėshtirė tė kapėrcejė nė kėtė rrugė tė mahnitshme. Morali i cili ndriēon mendjen time ngjall mall pėr ty o Zoti im, pėr robėrit e t`u tė sinqertė dhe tė mirė. Pėr mua ato xhenetlinjė qė i shoh dhe dėshmojė pėr veprėn e mirė tė tyre qysh nė kėtė botė mė ngjallet frikė dhe respekt pėr t`u takuar me to nė kuvendet e dhikrit. Sa net dhe sa ditė ato kanė kaluar nė adhurime, modestia e tyre shtrihet nė horizontet e thella tė cilat impenjojnė mentalitetin meskin tė fshatarit tė ri. Egoja e veprave tė kėqija sa larg tyre rri. Frymėmarrja dhe sistemi i tyre nervor 24 orė vepron nėn kujdesin dhe falėnderimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh. E padyshim qė kėrkuesit e tė Vėrtetės dhe thirrėsit nė tė vėrtetėn janė nė njė rrugė tė vėshtirė qė kėrkon mund , sakrificė dhe durim nė sprova. Sikur kėto elemente tė mos ekzistonin nuk do tė kishte mundėsi asnjė njeri nė rruzullin tokėsor qė ta realizonte ėndrrėn e tij jetėsore thirrjen nė tė vėrtetėn. Sepse rruga deri tek e vėrteta ėshtė rruge plotė sfida dhe probleme. Poqese morali nuk ėshtė pjesė e petkut tonė sigurt ne do tė dėshtonim gjatė thirrjes dhe elaborimit tė asaj nė tė cilėn po thėrrasim. Rruga e vėshtirė do tė vėshtirėsohej edhe mė, poqese nuk do tė ishim tė kujdesshėm nė mėnjanimin e veprave tė kėqija dhe thirrjen dhe krijimin e veprave tė mira.  Gjėrat e ndaluara duhet mėnjanuar , kurse tė urdhėruarat duhen krijuar. Ekzistimi i tė dyjave ėshtė mė i mirė se mosekzistimi i asnjėrės, sepse sikur tė mos ekzistonte gjėja e urdhėruar, nuk do tė kishte pasur dobi edhe nga mosekzistenca e tė ndaluarave. E kur tė ekzistojė e urdhėruara, ajo mund tė ndihmojė nė eliminimin e tė ndaluarės ose ndikimit tė saj tė zmbrapset. Ė shtė mė i mirė ekzistimi i fuqisė dhe sėmundjes sesa tė mos ketė as jetė e as sėmundje. [14]

Njėherė dijetarin e madh Islam Ibėn Kajjim el-Xhevzin e patėn pyetur se ēka ėshtė edukata? Ai patė thėnė: " Edukata ėshtė komplet feja".

Pėrfundojmė kėtė shkrim me njė thėnie tjetėr tė dijetarit tė madh islam Ibėn Kajjim el- Xhevzi i cili thotė: " Te njeriu jeton mendja e melekut , afshi i kafshės dhe pasioni i shejtanit dhe ai do t`i takojė atij lloji , cilėsia e tė cilit sundon nė tė. Nėse njeriu e mund afshin dhe epshin , do tė ngrihet nė shkallėn e melekut. Mirėpo , nėse e mundin epshet dhe afshi do tė zbresė nė nivelin e qenit!." [15] E lusim All-llahun xh.sh. qė tė mos biem nė gradėn e qenit, por me moralin tonė ta arrijmė gradėn e melekėve tė tij.


[1] Shih: Harun Jahja , Zgjidhja: Morali Kur`anor

[2] Shih: Muhamed Rebi Muhamed Xhevheri , Morali Ynė , Tetovė 2006 , fq.18

[3] Shih: Enes Kariē , Edukimi dhe udhėzimi moral

[4] Shih: Amėr Halid, Pėrmirėsimi i zemrave , Shkup 2006, fq.8-13

[5] Shih: Amėr Halid , Gjurmėve tė tė Dashuritė tonė ,Shkup 2006 , fq.370

[6] Shih: Amėr Halid , Tregimet e tė udhėzuarve, Shkup 2007 , fq.195

[7] Shih: Amėr Halid , Organizimi i jetės , Prishtinė 2007 , fq.126

[8] Shih: Amėr Halid ,  Adhurimet e besimtarit , Prishtinė 2005 , fq.39

[9] Shih: Amėr Halid, Historia e profetėve , Shkup 2007 , fq.498

[10] Shih: Ibėn Kajjim el-Xhevzi , Mjekėsia e tė dėrguarit Muhammed a.s. , Gjakovė 2003 , fq.31

[11] Shih: Ibėn Kajjim el-Xhevzi , Shpirti , Zurih 2007 , fq.19

[12] Shih: Ibėn Kajjim el-Xhevzi, Fetvatė e tė Dėrguarit tė All-llahut , Shkup 2006 fq.218

[13] Shih: Ibėn Kajjim el-Xhevzi ,Shiu i rrėmbyer i fjalės sė mirė , Tiranė 2007 , fq.128

[14] Shih: Ibėn Kajjim el-Xhevzi , Premtimi pėr durimtarėt , Shkup 2007 , fq.62

[15] Shih: Ibėn Kajjim el-Xhevzi , Thesari i diturisė , Shkup 2006 , fq.547

 

 

22.01.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .