www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Muhamedi a.s. - Njeriu qė ndryshoi historinė e njerėzimit
 

 


 

Mr. Sabri Bajgora

 

"O Pejgamber, Ne tė Dėrguam ty dėshmues, lajmėtar pėrgėzues e qortues, dhe me urdhrin e Allahut thirrės pėr nė rrugėn e Tij, dhe pishtar ndriēues" Ahzab, 45-46)

Tė flasėsh pėr njerėz tė mėdhenj, nuk nevojiten fjalė tė mėdha. Edhe me shprehjet mė tė thjeshta, mund ta shprehėsh madhėshtinė e tyre. Por, kur bėhet fjalė pėr njerėz tė zgjedhur nga ana e Zotit tė botėve, atėherė ēdo fjalė ėshtė e pafuqishme tė shprehė e tė pėrshkruajė madhėshtinė e tyre. E tė pafuqishėm pėr tė shprehur kėtė madhėshti ndjehemi edhe ne kur flasim pėr tė dėrguarin e fundit tė Allahut, mė tė madhin prej "Ulul Azmit", zotėrinė tonė - Muhamedin a.s., tė cilin Allahu e dėrgoi si pishtar ndriēues dhe udhėzues tė Ymmetit nė rrugėn e Tij.

Sa herė qė vjen muaji Rebiul Evvel, nė brendinė e shpirtrave tanė gjithmonė zgjohen ndjenjat e njė dashurie dhe respekti tė thellė, pėr krijesėn mė tė dashur tė Allahut, pėr Muhammedin a.s. tė cilin Mėshirėploti e dėrgoi mėshirė pėr botėt.

Lindja e tij ka qenė burim frymėzimi i shumė gjeneratave tė kaluara, tė atyre tė sotme, po sigurisht se do tė mbetet e kėtillė edhe pėr gjeneratat e ardhshme deri nė Ditėn e Gjykimit.

- Lindja e tij erdhi nė kohėn mė tė duhur e mė tė nevojshme pėr njerėzimin.

- Erdhi atėherė kur botėn e kishte kapluar errėsira e paditurisė dhe injorancės,

- Atėherė kur kishte humbur ēdo vlerė e dinjitetit njerėzor, atėherė kur prangat e skllavėrisė kishin mbėrthyer e robėruar zemrat e hutuara tė njerėzimit nėpėr valėt e harlisura tė ēmendurisė e tė egoizmit,

- Atėherė kur ishte venitur e tretur ēdo ndjenjė e moralit dhe kur nė botė sundonin forcat e liga djallėzore,

- Atėherė kur kishin filluar tė fikeshin edhe shkėndijėzat e fundit tė monoteizmit (Njėshmėrisė) nė lindje e nė perėndim tė Tokės,

- Atėherė kur nė fytyrė tė Tokės s'kishte mbetur veēse njė pakicė e vogėl dhe e vetmuar e monoteistėve, mėshira e Allahut deshi qė ta dėrgonte tė dėrguarin e fundit me meazhin (revelatėn) e fundit qiellor nė Tokė.

- Mė nė fund, nė mesin e njė bote tė shprishur e tė pashpresė, me net tė ngrysura, tė gjata e tė ftohta, erdh dielli i tė gjithė pejgambereve, i cili me ngrohtėsinė e tij pushtoi zemrat e atyre qė edhe nė atė amulli e mjegull, ishin pėrpjekur tė gjenin disi rrugėn e udhėzimit, sipas fitres - natyrshmėrisė sė tyre tė lindur.

- Erdhi si plotėsim dhe pėrgjigje e lutjes sė Ibrahimit a.s.

- Erdhi si vėrtetim i paralajmėrimit dhe pėrgėzimit tė Isait a.s. ..

Para tij, Allahu kishte dėrguar pejgamberė si mėshirė pėr popujt dhe pėr kohėn e tyre, kurse kėtė tė dėrguar e dėrgoi si mėshirė pėr tė gjitha botėt. Erdhi si mėshirė absolute pėr popullin, dhe kohėn e tij por edhe pėr tė gjitha ata njerėz qė do tė vijnė pas tij prej popujve dhe shekujve vijues deri nė Ditėn e fundit tė kėsaj bote.

Allahu nė Kur'an thotė:

"E Ne nuk tė dėrguan ty (o Muhamed) pėr diē tjetėr, veēse si mėshirė pėr tė gjitha botėt" (El-Enbija'ė, 107).

Me lindjen e tij, filloi njė epokė e re nė faqet e historisė njerėzore, sepse ishte mė se e nevojshme qė Allahu tė dėrgonte njė pejgamber me cilėsi tė larta morale, qė do ta drejtonte e udhėzonte njerėzimin drejt dritės hyjnore. Ishte e nevojshme qė Allahu tė shpėtonte nga vuajtjet ato zemra qė po pėrpėliteshin nėn prangat e idhujtarisė pėr tė gjetur limanin e shpresė dhe tė qetėsisė shpirtėrore dhe rrugėn pėr ta njohur Krijuesin e tyre tė vėrtetė Allahun fuqiplotė.

I Dėrguari i Allahut-Muhammedi a.s.. pa dyshim ėshtė krijesa mė madhėshtore dhe mė e vlefshme qė ka krijuar Allahu nė kėtė gjithėsi. Ėshtė zotėria i mbarė njerėzimit, vula e tė gjithė pejgamberėve dhe imam-prijės i tė gjithė tė dėrguarve. Ėshtė argument i Allahut pėr tė gjitha krijesat, tė cilin Ai e dėrgoi me fe dhe rrugė tė drejtė, kurse shpalljen e tij e bėri tė pėrgjithshme pėr tė gjithė njerėzit deri nė Ditėn e Gjykimit.

I Dėrguari ynė a.s. ėshtė pishtar ndriēues, pėrmes tė cilit Allahu xh.sh. i udhėzoi njerėzit. Allahu i Madhėrishėm bėri detyrim bindjen, respektin, dashurinė dhe pasimin e synetit -traditės sė tij.

Muhammedi ishte njė mėsues fetar, njė reformator shoqėror, njė udhėheqės moral, njė kolos administrativ, njė mik besnik, njė shok i mrekullueshėm, njė bashkėshort burrė i devotshėm dhe njė baba i dashur. Asnjė njeri tjetėr nė histori s'e kaloi ose s'u barazua me tė nė asnjė aspekt tė jetės, pasi ai vetė ishte epiqendra e personalitetit qė arriti kėtė pėrkryerje tė pabesueshme.

Profeti i islamit ėshtė njė personalitet i pashoq nė histori, i cili ka ndryshuar rrjedhėn e njerėzimit dhe shoqėrisė njerėzore i ka sjellė rregulla tė reja pėr tė arritur nė lumturinė e pėrjetshme. Ai ėshtė gėrshetim i virtyteve tė ndritshme dhe pasqyrė e shėmbėlltyrės sė lartė...

Pėr tė me epitete mė tė larta kanė folur personalitete botėrore, filozofė, shkenctarė dhe historianė. Tė gjitha kėta, nė fund, disa nė heshtje e disa haptazi e pranojnė faktin se asnjė nuk ėshtė i barabartė me profetin tonė Muhamedin a.s. pėr kontributin dhe gjurmėt qė ai i la gjatė jetės sė tij. Nėse madhėshtia e njerėzve matet me madhėshtinė e veprave tė tyre, atėherė Muhammedi a.s. ėshtė nga mė tė madhėrishmit qė ka njohur historia.

Muhamedi a.s. arriti qė me ndihmėn e Allahut, njė popull beduin-endacak ta ngrente nė piedestalin mė ta lartė tė popujve tė qytetėruar. Prej njerėzve qė pasion tė vetėm kishin alkoolin dhe krenarinė fisnore tė xhahiletit, ata i bėri prijatar tė njerėzimit nė dituri e shkencė, duke i dhėnė botės mendjet mė tė ndritura tė dijes. Falė mesazhit tė parė nga Allahu drejtuar njerėzimit "Ikre'ė-Lexo!", i cili u kuptua drejt nga muslimanėt, nga ky rrezatim pėrfitoi i tėrė njerėzimi. Zbulimet e muslimanėve ishin nxitje edhe pėr tė tjerėt qė tė vazhdonin edhe mė tutje nė avancimin teknologjik. Qė tė gjitha kėto tė mira pėr njerėzimin erdhėn mė dėrgimin e Muhamedit a.s. si mėshirė e dhuruar nga Allahu. Nėpėrmjet mėsimeve tė tij, Ymeti islam shikoi guximshėm pėrpara, drejt ardhmėrisė duke tejkaluar tė tjerėt qė deri atėherė ishin shumė mė pėrpara nė qytetėrim.

Ai i ēliroi njerėzit nga robėria e idhujtarisė duke i bėrė tė dinjitetshėm dhe duke i nderuar me tė qenit vetėm rob tė Allahut, krijuesit tė tėrė ekzistencės materiale dhe tė asaj qė nuk arrijmė ta perceptojmė me shqisat tona.

Misioni i Muhamedit a.s. krijoi njė realitet objektiv nė sferat e ndryshme tė jetės si nė aspektin fetarė, historik, kulturorė pastaj nė atė individual dhe shoqėrorė. Pjesė e njė realiteti tė tillė tė integruar nė kornizėn islame jemi edhe ne populli shqiptarė i cili u mishėrua me Islamin dhe atė qė lidhet me te.

Pėrshkrimin mė ideal tė personalitetet t? Muhamedit a.s. e gjejmė n? Kur'an ku Allahu xh.sh tregon mbi vlerat e tij tė mirėfillta dhe konfirmon vetitė mė tė larta tė mundshme me t? cilat mund tė pėrshkruhet nj? qenie njerėzore. Personaliteti i tij shumėdimensional merr mbėshtetje nga ajete qė kapin sfera t? ndryshme t? jetės dhe pėrmbledhin qėllimin madhor drejt bindjes se ?sht? i denjė pėr t? ecur shtigjeve te tij.

Nė jetėn dhe personalitetin e tij dominonte qėndrimi ndaj jetės dhe botės nė pėrgjithėsi , Ai para se gjithash ishte njeri. Nuk i kaloi kufijtė njerėzor dhe kurrė nuk pranoj te dal prej tyre , pėrveē ne ēaste te veēanta, gjatė pranimit tė shpalljes .

Personaliteti i tij paraqet baraspeshė te materies dhe shpirtėrore, aftėsisė dhe diturisė , dėshirės e mundėsisė elementeve njerėzore dhe atyre anomale. Autoriteti dhe sukseset e tij qėndrojnė pikėrisht ne faktin se gjatė jetės sė tij diti ta gjejė vendin e vetė, t'i harmonizoj dėshirat dhe pėrpjekjet e tij me rregullin dhe ligjet qe mbizotėrojnė ne botė,dhe fjalėn e Zotit ta aplikoj sa ma mirė ne jetė, i dhėnė dhe i drejtuar me tėrė shpirtin dhe qenien e tij kah e vėrteta absolute .

Nė kėtė ekuilibėr, dhe nė kėtė harmoni qėndrojnė karakteristikat themelore tė personalitetit tė Muhamedit a.s. veprimtarisė dhe rrugės sė tij. Ajo njėkohėsisht ėshtė edhe vetia kryesore e mėsimit Islam .

A nuk thotė edhe Allahu xh.sh. qė i dėrguari ynė duhet tė jetė shembull dhe ideal pėr ne:

"Ju nė tė dėrguarin e Allahut kishit shėmbėlltyrėn mė tė mirė" (El-Ahzab, 21)

Tė kthyerit dhe tė qasurit personalitetit te tij nuk do te thotė kthim kah e kaluara e as shikim mbrapa, pėrkundrazi tė kthyerit tek personaliteti i Muhamedit a.s. do te thotė gjetje e inspirimit te gjallė, i cili kryekėput ka qenė modeli mė i lartė i shpjegimit dhe aplikimit tė fjalės sė All-llahut xh.sh .- Kur'anit famėlartė, i cili si fjalė hyjnore ėshtė inspirim i vėrtet, i gjallė, i hapur dhe aktual pėr ēdo situate dhe vend. I kėtillė ka qenė nė tė kaluarėn, i tillė ėshtė sot, dhe i tillė do te jetė edhe nė te ardhmen.

* * *

Qofsh i bekuar nė tė dy botėt o Pejgamber i mėshirės dhe shpėtimtar i mbarė njerėzisė. Ti ishe dhe do tė mbetesh ideal i sjelljeve tona tė mira, i moralit dhe i devotshmėrisė. Ishe dhe do tė mbetesh burim frymėzimi i sakrificės dhe vendosmėrisė nė rrugėn e Zotit si njė pishtar i vėrtet ndriēues i kėtij Ymmeti, drita e tė cilin kurrė nuk fiket as venitet. Sot si mbarė bota islame, ashtu edhe ne i bashkangjitemi me gjuhėt, zemrat dhe tėrė qenien tonė pėrshėndetjeve dhe salavateve tė Allahut dhe tė melaikeve fisnike drejtuar teje;

"Me tė vėrtet, Allahu dhe melaiket e Tij me madhėrim e mėshirojnė dhe e pėrshėndesin tė Dėrguarin. O ju qė keni besuar, lutuni pėr tė duke rėnė salavat dhe pėrshėndetne atė me selam". (El-Ahzab, 56)

Nė fund m'lejoni t'ju pėrgėzoj tė gjithėve pėr dėgjimin tuaj tė zellshėm.
Falėnderimi, drita e lavdi i takojnė vetėm All-llahut tė Madhėrishėm xh.sh.
Wes-selamu alejkum . Ju faleminderit!

 

 

 

 

15.04.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .