Allahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "O ju qė besuat, pėrkujtoni Allahun sa mė shpesh (shumė)." (El - Ahzabė, 41), si dhe verseti: "Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime),Unė ju kujtoj me shpėrblim..." (El Bekare, 152)
Ibn Abbasi r.a. pėr kėtė thotė:"Mė pėrkujtoni mua me bindje, Unė ju pėrkujtoj juve me ndihmėn Time."
Seid Ibn Xhubejri, thotė (ajeti i pėrmendur) d.m.th:"Mė pėrmendni Mua me nėnshtrim ndaj Meje, Unė ju pėrkujtoj me faljen Time."
Ibn Kejsan, pėr ajetin e pėrmendur thotė:"Mė pėrkujtoni mua me falėnderim, Unė ju pėrkujtoj me rritjen e begative."(lein shekertum bi ezidennekum).
Disa kanė thėnė: "Mė pėrkujtoni me Teuhid dhe Iman, Unė ju pėrkujtoj me derexhe dhe xhennet."
Ėshtė thėnė: "Mė pėrkujtoni Mua me sipėrfaqen e tokės, Unė ju pėrkujtoj nė brendėsinė e saj kur ju harrojnė banorėt e tokės."
Tregon El - Esmei:"Kam parė njė beduin nė Arafat i cili thoshte:O Zoti im, zėrat e shumė njerėzve nė gjuhė tė ndryshme tė botės tė luten sot Ty pėr nevojat e tyre, ndėrsa nevoja ime e vetme ėshtė qė Ti tė mė pėrkujtosh kur mė harron edhe familja ime."
Ėshtė thėnė: "Mė pėrkujtoni Mua nė dynja, Unė do t'iu pėrkujtoj nė Ahiret."
Ėshtė thėnė: "Mė pėrkujtoni Mua nė vetmi dhe haptaz, edhe Unė ju pėrkujtoj nė vetmi dhe haptaz.Unė jam me mendimin e robit Tim pėr Mua, Unė jam me tė kur ai mė pėrmend, kush mė pėrmend vetėm, Unė e pėrmendi vetėm, kush mė pėrmend nė grup, Unė e pėrmendi nė njė grup mė tė zgjedhur.Kush mė afrohet njė shuplakė, Unė i afrohem njė pėllėmbė, kush vie tek Unė duke ecur, Unė i afrohem duke vrapuar. "Kush mė pėrkujton nė begati dhe rehati, Unė e pėrkujtoj nė vėshtirėsi dhe fatkeqėsi. " Mė pėrkujtoni Mua me mallėngjime dhe dashuri, Unė ju pėrkujtoj me takim (vuslet) dhe afėrsi (kurbet). "Mė pėrkujtoni Mua me pendim (teube), Unė ju pėrkujtoj me faljen e mėkateve. "Mė pėrkujtoni Mua me lutje (dua), Unė ju pėrkujtoj me dhėnie (E'ata). "Mė pėrkujtoni Mua me bindje tė sinqertė (ihlas), Unė ju pėrkujtoj me lirim ( halas). "Mė pėrkujtoni Mua me Iman (bil - Iman), Unė ju pėrkujtoj me xhennete (xhinah). "Mė pėrkujtoni Mua me Islam (bil - Islam), Unė ju pėrkujtoj me nderim (ikram). "Mė pėrkujtoni Mua me zemėr (kulub), Unė ju pėrkujtoj me largimin e perdeve (keshful - huxhub). "Mė pėrkujtoni Mua me pranimin e gabimeve, Unė ju pėrkujtoj me shlyrjen e mėkateve. "Mė pėrkujtoni Mua me Tekbir, Unė ju pėrkujtoj me lirim nga zjarri (se'ir). "Mė pėrkujtoni kudo qė jeni (hajthu - eutun), Unė do t'iu pėrkujtoj ku jam Unė (hajthu - ene)."
Es - Suddi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė:"Nuk ka rob i cili e pėrmend Allahun e madhėrishėm (Jedhkurullahe teala) e qė Ai nuk e pėrmend atė."Asnjėherė besimtari nuk e pėrmend Allahun e qė Ai e pėrkujton me mėshirė.
Sufjan ibn Unejne ka thėnė:"Jemi informuar qė Allahu, azze ve xhel, ka thėnė: "Ju kam dhėnė robėve tė Mi atė qė sikur t'ua jepsha Xhibrilit dhe Mikjailit, do tė ishte pėr ata njė dhuratė e madhe, e kjo ėshtė: "Mė pėrkujtoni Mua, qė t'ju pėrkujtoj."
Ebu Othman En - Nehdi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Unė e di kur Zoti Im mė pėrmend." E pyetėn: "Si e di?" Tha: "Kur unė e pėrmendi atė, Ai mė pėrmend Mua."
All-llahu na bėftė prej atyre qė e pėrmendin Atė pa ja nda dhe me sinqeritet dhe pėr kushtim me zemėr (ihlas).
-Amin-
Pėrgatiti: Dr Ali F.Iljazi
22.12.2007.islamgjakova.net