Islami ka ekzistuar qė nga fillimi i kohės dhe ėshtė fe natyrore e njerėzimit. Qė nga fillimi i krijimit tė Tij, All-llahu i Plotfuqishėm ka planifikuar qė islami tė jetė rruga nė tė cilėn krijesat e Tij do tė gjejnė lumturinė e vėrtetė.
Pėrkundėr religjioneve tjera, Islami nuk ėshtė vetėm religjion i ritualeve dhe respektim i religjionit, por ėshtė rruga tėrėsore e jetės. Nė Islam ne gjejmė mėnyrėn komplete tė tė jetuarit. Nė fakt, jeta e pėrditshme e rregulluar nė kėtė mėnyrė bėhet pėr ne shteg i adhurimit tė All-llahut tė Gjithėfuqishėm.
Mėnyra e parė dhe mė e rėndėsishme nė tė cilėn ne e pėrqafojmė Islamin nė jetėn tonė tė pėrditshme ėshtė qė tė zbatojmė rregullisht tė pesė kohėt ditore tė namazit. Kėto pesė kohė tė namazit janė esenciale pėr ne. Pa to ne vetėm se pretendojmė tė jemi musliman. Pa to ne nuk jemi duke e marrė me seriozitet fenė tonė.
Pesė kohėt e faljes janė mėnyrė nga e cila e tėrė dita jonė behėt e ndritshme dhe rrėnjosur tek All-llahu. Ato na janė dhėnė pėr tė bėrė tė mundshėm tė jetojmė si Musliman tė mirė, duke i kthyer sytė dhe zemrat tona deri nė ditėn tek All-llahu.
Nėse jemi duke kėrkuar mėnyrėn pėr tė jetuar si Musliman, ne nuk duhet tė shikojmė mė larg se sa tė mundohemi tė bėhemi tė besueshėm dhe me pėrpikėri nė pesė kohėt e namazit. Duke bėrė kėtė, e tėrė dita jonė rrotullohet rreth All-llahut dhe tė gjitha aktivitetet ditore; tė gjitha mendimet tona dhe tė gjitha pėrpjekjet tona bėhen devocion tek Ai.
Ėshtė gjė e natyrshme pėr ne si qenie njerėzore, tė jemi tė zėnė me nguti pėrreth me punėt e ndryshme ditore. Ėshtė gjė e natyrshme se lajmet e televizionit dhe gazetat do tė kenė ndikim tek ne nga tregimet e tyre tė tragjedive dhe shkatėrrimeve. Kjo ėshtė pse shumė njerėz nė botė behėn tė dėshpėruar dhe jo tė qetė.
Edhe ne gjithashtu, si muslimanė, mund tė bimė nė grackėn e tė nxėnurit nė ēėshtje tė botės po tė mos ishin pesė kohėt ditore. Sikurse njė shi i vrullshėm qė bie, sirena thėrret qytetarėt nė kohėn e rrezikshmėrisė qė tė nxitojnė pėr tė nxėnė ndonjė strehim, kėshtu Ezani, thirrja pėr namaz, na nxit qė tė sigurojmė strehim nga brengat e kėsaj jete, dhe tė kėrkojmė shpėtim tek All-llahu i Plotfuqishėm. Kėshtu qė namazi ėshtė mėnyra e parė pėr ta pėrqafuar islamin nė jetėn tonė tė pėrditshme.
Gjithashtu, ndonjėherė mund ta gjejmė vetėn duke lexuar Kur'anin dhe peshojmė pėr mesazhin e tij. Kjo nuk mund tė merr ndonjė kohė tė madhe, por mund tė sjell njė grumbull shpėrblimesh mbi ne dhe do ta bėj jetėn tonė mė tė pasur. Duke qėndruar mėnjanė disa minuta secilėn ditė, ndoshta herėt ne mėngjes apo vonė nė mbrėmje, tė lexuarit e Kur'anit do ta bėjė ditėn tonė mė tė mirė.
Tutje nga kėto dy gjėra qendrore, ne mund ta marrim tėrė librin pėr tė renditur vetėm disa mėnyra nė tė cilat do na shtyjnė ta marrim fenė tonė mė me seriozitet dhe ta pėrqafojmė islamin nė jetėn tonė tė pėrditshme. Mėnyra me tė cilėn i pėrshėndesim tė tjerė, p.sh. t'i pėrkujtojmė ata se jemi Musliman dhe na kujton neve gjithashtu se ne jemi Musliman.
Pėrshėndetja e selamit, pėrshėndetja e paqes, na kujton neve se Islami ėshtė fe e paqes.
Nė disa vende ndoshta nuk ėshtė edhe e zakonshme t'i pėrshėndesin tė gjithė njerėzit me Es-selamun Alejkum, por mė sė paku qė mund tė bėjmė pėr kėtė ėshtė tė mos e harrojmė ta bėjmė kėtė me vėllezėrit dhe motrat tona. Ekziston njė trend fatkeq nė kėtė moment qė tė pėrgjigjemi nė telefon me "hello". Prej nga na vjen ky "hello"? A nuk jemi ne muslimanė? A nuk ėshtė pėrshėndetja jonė gjithmonė pėrshėndetja e paqes?
Gjatė gjithė bisedės sonė, gjatė ditės ne kujtojmė veten tonė se ne jemi Muslimanė me fjalė dhe shprehje tė cilat thėrrasin dhe kujtojnė All-llahun e Plotfuqishėm. P.sh. ne e lavdėrojmė All-llahun e Plotfuqishėm me thirrje sikur al-hamdu lillah (lavdėrimi I takon vetėm All-llahut) dhe ma sha'Allah (Ēka do qė All-llahu dėshiron). Ne mund tė mbetemi tė fortė nė fe duke thėnė zėshėm kėto thėnie sikur la hawle we la quwwete illa bil-lah (Nuk ka forcė dhe fuqi tjetėr pėrveē All-llahut) kurdoherė qė ne dėgjojmė tė keqe apo ndonjė tragjedi apo fatkeqėsi nė lajme.
Sigurisht, si muslimanė, ne pėrqafojmė Islamin nė jetėn tonė tė pėrditshme nga mėnyra e tė veshurit me modesti, e cila aplikohet edhe tek mashkulli dhe tek femra, dhe mėnyra e shikimit tė ulėt nė kohė tė duhur dhe mėnyra e lidhshmėrisė me tė tjerėt gjatė gjithė shtegut ditor. Mėnyra se si flasim, temat e diskutimeve tona, dhe njerėzit me tė cilėt pėrzihemi janė tė gjithė pjesė e Islamit. Zgjedhja e mikut ėshtė pjesė e asaj se kush jemi ne si Muslimanė.
Mėnyrat e pėlqyeshme janė pjesė tėrėsore e mėnyrės sonė muslimane tė jetės. Nė fakt, janė kėto mėnyra islame tė cilat mund tė jenė pjesė shumė tė forta nė pėrhapjen e dawes tek tė tjerėt, duke i treguar atyre pėr islamin nė mėnyrėn miqėsore dhe tė butė, pa "predikim" tek ata.
Muslimanėt janė tė sjellshėm ndaj tjerėve dhe janė tė respektueshėm ndaj tjerėve dhe ndaj tė gjitha Krijesave tė All-llahut. Nė kėtė kuptim, muslimanėt janė ambientalistėt natyrorė tė botės, pėrderisa ne dashurojmė dhe respektojmė ambientin tonė si pjese e krijimit.
Nė vazhdim tė tė gjitha kėtyre mėnyrave e tė qenurit musliman i mirė, ne mund tė shtojmė gjerat shtesė qė tė na ndihmojnė bile dhe mė shumė. Ne mund tė zgjohemi nė mes tė natės, p.sh. tė bėjmė namaz shtesė, duke ditur qė i Plotfuqishmi All-llahu ėshtė i gatshėm qė tė na dėgjojė. Ne mund tė bėjmė dy rekate namaz shtesė nė kohė tė ndryshme gjatė ditės pėr tė lutur All-llahun pėr nevojat tona dhe pėr nevojat e tė tjerėve.
Ne mund tė zgjedhim shembullin e tė dashurit tonė Muhamedit (paqja qoftė mbi tė), duke agjėruar tė hėnėn dhe tė enjten. Gjatė ditėve tė veēanta tė muajit Ramazan, neve na ėshtė dhėnė bile dhe njė mundėsi mė e madhe pėr t'ia kushtuar tėrė ditėn tonė All-llahut tė Plotfuqishėm, duke agjėruar pėr hir tė Tij.
Pra ka shumė mėnyra me tė cilat Islami bėhet pjesė ditore e jetės sonė. Ėshtė lehtė pėr secilin tė thotė me buzėt e tij se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhamedi (paqja qoftė mbi tė) ėshtė i dėrguar i Tij, por si musliman duhet ta bėjmė kėtė me gjithė zemėr.
Ne mund tė tregojmė se sa na bėn pėr Islamin duke e pėrqafuar pėrditė duke e bėrė atė, ashtu si i thoni, pjesė e jetės sonė tė pėrditshme. Insh' Allah, All-llahu I Plotfuqishėm do na e japė vullnetin ta e bėjmė kėtė dhe tė na shpėrblejė pėr pėrpjekjet tona.
Nga: Shahid Khan
Pėrktheu: Visar Korenica
15.03.2008.islamgjakova.net