www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Programi praktik për avancimin e besimit

 

 

 

 

 

Dukuria e zmbrapsjes shpirtėrore ėshtė njėra nga ato dukuri qė kanė marrė dhenė dhe kėrcėnojnė besimin. Shkaqet e saj janė tė shumta. Ka shkaqe tė natyrės ambientore, ka shkaqe qė i referohen mbizotėrimit tė brengave tė kėsaj bote ndaj atyre tė botės sė amshueshme, por ka edhe shkaqe qė lidhen me gjendjen e kėrkesave tė shumta tė besimit pėrballė prodhimeve tė dobėta tė tij.

Koha e shterjes sė (dobėsimit tė) besimit

Kjo kohė dėshmon pėr shterjen (dobėsimin) e besimit qė, praktikisht, shumė besimtarė i ka hedhur nė humnerėn e falimentimit besimor (fetar). Thotė Allahu: "E pas tyre (tė mirėve) erdhėn pasardhės tė kėqij, qė e lanė namazin e u dhanė pas kėnaqėsive (trupore), e mė vonė do tė hidhen nė ēdo tė keqe (ose nė Gaja)". [1]

Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė: "Njerėzit mė tė mirė jeni ju shekulli im, pastaj ata qė vijnė pastaj ata qė vijnė". [2]

Ēdo gjė qė na rrethon na largon prej Allahut dhe na zhyt nė dynja dhe epshe tė saja. Thotė Allahu: "Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė". [3]

Tė vėrtetėn e ka thėnė Muhammedi, alejhi's selam kur thotė se: "Xhenneti ėshtė i rrethuar me gjėra tė vėshtira (pėr epshin) ndėrsa Xhehennemi ėshtė i rrethuar me epshe". [4]

Neve patjetėr duhet t'i dalim para kėtij realiteti dhe tė vėmė nisma dhe iniciativa produktive pėr besimin tė cilat do tė mposhtnin shterjen-dobė simin e tij nė shpirtrat tanė. Kjo ka nevojė pėr forcė dhe vullnet, vendosmėri dhe durim, mund dhe burrėri; sė paku, ka nevojė pėr njė zhvillim dhe avancim tė besimit qė do t'i bėnte rezistencė shterjes apo dobėsimit tė tij.

Agjėrimi i Ramazanit, kryerja e Haxhit dhe Umres, falja e namazit; obligativ e fakultativ, urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja, leximi i Kur'anit, pėrkujtimi i vdekjes, thirrja nė rrugėn e Allahut, kontributi me ndonjė lloj xhihadi, dhe shumė gjėra tjera janė stacione ose thuaj mė mirė fabrika tė prodhimit (forcimit) besimor, janė shkallė tė ngritjes shpirtėrore.

Motoja jonė duhet tė jetė: Dynjaja ėshtė njė ēast andaj bėje atė adhurim!

Tetė (8) rezerva nė rrugėn e Xhennetit

Kjo nisme ėshtė propozuar si masa mė e ultė pėr ēdo musliman dhe muslimane. Pėrmban gjithsej tetė rezerva (mjete, pajisje) qė kanė kohė dhe shpėrblim tė caktuar, si: falja e mėkateve, sigurimi nga sprova e varrit, ndėrtimi i njė shtėpie nė Xhennet, plotėsimi i duasė, siguria nga varfėria, pėrmbushja e nevojave, largimi i brengave, duke mos harruar se asnjėra nga kėto tetė pajisje nuk merr kohė mė shumė se 60 minuta.

 

Nr:

Pajisja

Dobia

Argumenti

1

Falja e 12 rekateve namaz fakultativ gjatė 24 orėve.

Ndėrtimi i njė shtėpie nė Xhennet.

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Kush fal gjatė ditės, vullnetarisht, 12 rekate, atij i ndėrtohet njė shtėpi nė Xhennet". [5]

 

2

Falja e dy rekateve gjatė natės .

 

Plotėson lutjen + fal mėkatet + pėrmbush nevojat.

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: " Allahu ynė, i Madhėruar dhe Lartėsuar qoftė, ēdo natė nė pjesėn e tretė tė saj zbret nė qiellin e dynjasė ashtu siē i takon Atij dhe thotė: Kush mė lut qė t'i pėrgjigjem? Kush kėrkon q[ t'i jap dhe kush kėrkon falje qė t'ia fali mėkatet?". [6]

 

3

Falja e dy rekateve tė duhasė (paraditės) ose katėr ose tetė rekateve .

 

Jep lėmoshė pėr ēdo pjesė tė trupit tėnd, mė konkretisht pėr ēdo nyje tė trupit.

 

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Ēdo mėngjes pėr ēdo nyje (tė trupit) tuaj ka sadaka. Ēdo tesbih-lavdėrim (tė shprehurit subhanall-llah) ėshtė sadaka; ēdo tahmid-falėnderim (tė shprehurit elhamdu li-l-lah) ėshtė sadaka; ēdo tekbir-madhėrim (tė shprehurit All-llahu ekber) ėshtė sadaka; urdhėresa pėr tė mirė ėshtė sadaka, ndalesa kundėr tė keqes ėshtė sadaka. Krejt kėtė e zėvendėsojnė dy rekate namaz nafile tė paraditės (duhā)". [7]

 

4

Kėndimi i kaptinės el-Mulk

Tė shpėton nga dėnimi i varrit.

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Vėrtetė, njė kaptinė nė Kur'an, ka tridhjetė ajete, ka ndėrmjetėsuar pėr njė njeri derisa i janė falur mėkatet. Ajo kaptinė ėshtė: Kaptina el-MULK". [8]

 

5

Thėnia: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh, lehu'l mulku ve lehu'l hamdu ve huve ala kul-li shej'in kadir.

 

Ėshtė e vlefshme sa lirimi i dhjetė robėrve, tė shkruhen 100 sevape, tė fshihen 100 mėkate, dhe ėshtė mbrojtėse nga djalli.

 

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Kush thotė gjatė ditės 100 herė: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh, lehu'l mulku ve lehu'l hamdu ve huve ala kul-li shej'in kadir, i vlen sa lirimi i dhjetė skllevėrve, i shkruhen 100 tė mira, i fshihen 100 mėkate, gjatė asaj dite i bėhet mbrojtja nga djalli deri tė ngryset, dhe askush nuk ka vepruar mė mirė se ky pėrveē njeriut qė kėtė e ka pėrsėritur mė shumė ". [9]

 

6

Dėrgimi salavat mbi Muhammedi, alejhi's selam 100 here .

 

Zhveshje nga koprracia dhe mėshirė nga Allahu.

 

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Kush mė dėrgon mua salavat njė herė, Allahu i dėrgon atij mėshirė dhjetė herė". [10], dhe "Koprrac ėshtė ai, qė kur tė pėrmendem unė nuk mė dėrgon salavate". [11]

 

7

Thėnia: Subhanallahi' l Adhim 100 herė.

 

Mbjellja e 100 palmave nė Xhennet.

 

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Kush thotė Subhanallahi' l Adhim ve Bihamdihi i mbillet njė palmė nė Xhennet". [12]

 

8

Thėnia: Estagfirullah! 100 herė.

 

Shpėtimi nė ahiret [13].

 

Thotė Muhammedi, alejhi's selam: "Kush ka dėshirė qė fletushka e veprave tė tij nė Ahiret ta gėzojė le ta mbushė atė me Istigfar (kėrkim falje pėr mėkatet)". [14]

 

 

Pastaj neve, sikur qė ofrohemi tek Allahu me adhurime, duhet tė ofrohemi tek Ai edhe me sjellje, me pėrpikėri dhe kujdes nė ēdo gjė nė jetėn tonė, e madhe apo e vogėl qoftė. Duke filluar nga mbajtja e fjalės, punės, adhurimit dhe jetės pėr tė pėrfunduar nė fund njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė Allahut. Kėshtu nuk do tė ndiesh vrazhdėsi nė zemėr dhe as dobėsi nė besim. Sa bukur thotė Allahu:

Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)! ". [15]

Pra, Islami nuk pėrkufizohet vetėm nė adhurim, jo, ēdo gjė qė e bėjmė nė jetėn tonė, adhurim e veprim, ėshtė Islam dhe tė gjitha kėto gjėra duhet tė jenė vetėm pėr Allahun, Zotin e botėve!

 

Burimi: http://www.islamicf inder.org/ articles/ article.php? id=139&lang=arabic

 

 

Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
24-2-2008, e diele
Vushtrri, Kosovė

 


[1] Merjem, 59

[2] Muslimi

[3] Ali Imran, 14

[4] Muslimi

[5] Muslimi

[6] Buhariu

[7] Muslimi

[8] Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu ndėrsa Albani, nė Sahihu ve daifu suneni't Tirmidhijj, 2891, e ka cilėsuar hasen-tė mirė.

[9] Muslimi

[10] Muslimi

[11] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Albani, ne Sahihu ve daifu suneni't Tirmidhijj, 3549, e ka cilėsuar autentik.

[12] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Albani, ne Sahihu ve daifu suneni't Tirmidhijj, 3464, e ka cilėsuar autentik.

[13] Shėnim: Kjo pike ka qene e titulluar kėshtu: Lirimi nga brengat dhe shtimi-rritja e furnizimit por pėr shkak se argumenti i sjellur nga autori, sipas recensimit tė Albanit, ka qenė i dobėt, ne e lamė atė dhe sollėm kėtė hadith autentik si zėvendėsim. E lusim Allahun qė autorin ta shpėrblej me Xhennet!

[14] Sahihu'l xhamii, 5955

[15] el-En'am, 162-163


 

 

 

27.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .