Pėrgjigje nga Mr. Bashkim Aliu rreth pyetjeve dhe paqartėsive tė disa lexuesve rreth kėtij artikulli dhe fetvas qė po shqyrtohet:
Esselamu alejkum.
Se pari i falenderoj gjithe ata te cilet kane dhene mendimet e tyre, pa marre parasyshe pajtohem ose jo me disa prej tyre.
Ajo qe duhet te kihet parasyshe eshte se nuk ben te jepen vleresime te skajshme, fjala vjen si: "pse e beni hallall haramin". Vellezer te nderuar njeher duhet patur kulture te dialogut dhe te keni respekt ndaj dijetareve te medhenj te cilet i respekton bota islame, e jo te akuzohen se e bejne hallallin haram. Sipas kesaj logjike, duhet ti denoncojme pjesen me te madhe te dijetareve islam te cilet kane patur mendime te ndryshme. Une kam respekt ndaj ēdonjerit qe mban nje qendrim te caktuar, por jo krejt tjeret qe kane qendrim tjeter t'i nxjerr prej feje, sepse ai qe e ben hallallin haram me vetedije del prej feje. Pastaj, nese dikush ka degjuar vetem nje qendrim, mos habitet dhe mos te protestoje ashper kur degjon nje qendrim tjeter, le te thote se une e mbaje qendrimin e caktuar, por mos te thote se dikush jep fetva pa pergjegjesi apo qe "skane lidhje". Ne veēanti kur kjo del nga nje organ. Disa vellezer e parashtrojne pyetjen kush jane ata te akademise. Mendoj se ma ne rregull eshte te merren fetva kolektive se sa individuale. Akademia perbehet nga disa dijetar te deshmuar ne boten islame. Pra, jo vetem nje, por disa prej tyre, mbi tredhjete dijetar marrin pjese ne kete akademi. Eshte e vertete se edhe ata nuk kane ēdo here mendime te njejta, por qendrimi qe e japin, si ky, eshte i shumices, per ate ju thirri qe te kemi respekt ndaj tyre dhe mos shpejtojme te japim vleresime qe nuk guxojme t'i japim per dijetar. Ulemate kane patur qendrim korrekt ndaj te tjereve, edhe nese nuk jane pajtuar ne mendime.
Parashtrohet pyetja e kroasanit. Kroasani eshte problem sepse ka te beje me ushqim, d.m.th. me bruk i cili nuk peson asnji ndryshim kimik, d.m.th. nuk kemi shnderrim te alkoolit ne nje substance tjeter. Se kendejmi eshte i ndaluar ne kroasan "7Days". Po ashtu edhe ne suxhuk, sepse aty nuk tretet dhe nuk shnderrohet ne diēka tjeter. Perndryshe vlen fetvaja e akademise.
Per sa i perket xhelatinit te derrit, parimisht muslimani duhet te largohet dhe te kekroje prodhime te tjera. Por nese eshte perdorur ne ndonje ushqim ku para kesaj eshte shnderruar ne substance tjeter, atehere perseri vlen fetvaja e akademise.
Une i respektoje pa mase ata vellezer qe rruhen nga keto ushqime, dhe mire eshte ta bejne kete, por le te rruhen ne kete menyre edhe nga akuzimi i dijetareve se haramet i bejne hallalle.
Esselamu alejkum
mesazhi.com
28.01.2008.islamgjakova.net