Nė shoqėrinė islame njeriu ėshtė i detyruar tė respektojė detyra tė caktuara ndaj njerėzve tė tjerė dhe njėkohėsisht gėzon tė drejta qė tė tjerėt e kanė pėr borxh t'i zbatojnė ndaj tij. Pra, vlen parimi i anasjelltė. Normalisht se detyrat parėsore qė njeriu duhet t'i zbatojė janė ato ndaj Zotit, pastaj ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj vėllezėrve pėr nga feja etj., megjithatė, edhe obligimet qė i ka muslimani ndaj qenies njerėzore janė shumė tė rėndėsishme, e madje edhe tė detyrueshme. Kėto detyra pėrkojnė me tė drejtat koresponduese tė tyre, burimi i tė cilave ėshtė prej faktit se tė gjitha qeniet njerėzore i pėrkasin tė njėjtit soj, pra, tė gjithė janė fėmijė tė Ademit dhe Havės - paqja qoftė mbi tė dytė! Nė Kur`anin Famėlartė thuhet: "O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra...!" (Kur`an, 4: 1). Nė njė vend tjetėr qėndron: "O ju njerėz! Vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet veti...!" (Kur`an, 49: 13). Pejgamberi alejhi selam nė haxhin lamtumirės tha: "O njerėz! Me tė vėrtetė Zoti juaj ėshtė Njė dhe babai juaj ėshtė njė! Tė gjithė ju keni origjinė nga Ademi, e ai ėshtė krijuar prej dheut! Nė mesin tuaj arabi nuk ka epėrsi ndaj joarabit e as anasjelltas. Njėashtu, as i bardhi nuk ka epėrsi ndaj tė ziut e as anasjelltas, pėrveē se nė devotshmėri!".
Argumente nga Sunneti
1. Xherir ibėn Abdullahu (Al-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "All-llahu i Lartėsuar nuk tregohet i butė ndaj njė personi qė nuk ėshtė i butė me njerėzit!".[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. Abdullah ibėn Amri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "I Mėshirshmi ėshtė i butė pėr ata qė janė tė butė. Si rrjedhojė, bėhu i butė me ata qė janė nė kėtė botė me qėllim qė ata tė botės tjetėr tė tregohen tė butė ndaj teje!".[Transmeton ebu Davudi dhe Tirmidhiu]
3. Ibėn Omeri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtetė e kam parė njė njeri duke ecur nė Xhennet si rezultat i asaj se ai e kishte prerė njė pemė e cila i pengonte njerėzve gjatė ecjes sė tyre nė njė rrugė!".[Transmeton Muslimi]
4. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: "Ishim duke ndenjur ulur me tė Dėrguarin e All-llahut dhe papritmas aty pari kaluan disa njerėz me njė kufomė e ai u ngrit nė kėmbė. Ne i thamė: "O i Dėrguari i All-llahut! Ajo ka qenė ēifute, kurse ai tha: "Vdekja ėshtė e tmerrshme, andaj kur tė shihni turmė njerėzish me kufomė nė dorė qė kalon para jush, ngrituni nė kėmbė, pa marrė parasysh se ēfarė feje ka pasur!".[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
5. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberit alejhi selam i ėshtė thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut! Mallkoji politeistėt! Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: "Nuk jam dėrguar pėr tė mallkuar, por pėr tė qenė mėshirė pėr tė gjithė!".[Transmeton Muslimi]
6. Ebu Umame (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Gjithsecili qė e do njė rob tė All-llahut tė Lartėsuar, ai, nė fakt, e nderon Zotin e tij Lavdiplotė!".[Transmeton Ahmedi]
7. Ali ibėn Hasani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Pjesa mė e rėndėsishme e menēurisė pas fesė ėshtė dashuria ndaj qenieve njerėzore dhe mirėbėrja ndaj tyre, qofshin ata tė devotshėm apo mėkatarė!".
[Transmeton Darkutni]
Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 18.02.2008
shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
autor: Muhammed el-Kudri
19.02.2008.islamgjakova.net