www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Tė drejtat e tė varfėrve dhe tė nevojtarėve
 

 

 

 

 

Tė gjithė bijtė e Ademit alejhi selam janė vetėm fryte tė njė trungu. Nėse njė gjymtyrė e trupit tė njeriut dėmtohet, i tėrė trupi reagon me temperaturė dhe pagjumėsi. Ngjajshėm, pra, edhe nėse njė njeri qėllohet me ndonjė fatkeqėsi, obligim i secilit prej nesh ėshtė qė tė reagojmė me ngushėllim dhe ndihmė. Islami si fe mbarėnjerėzore i obligon pasuesit e vet qė t'ua lehtėsojnė gjendjen atyre njerėzve tė cilėt janė tė pushtuar nga fatkeqėsitė, tė cilėt janė duke vuajtur nga varfėria, uria, etja, mungesa e veshmbathjes, mungesa e vendit banues e kėshtu me radhė. Thėnė troē, nėse zbatohen mėsimet e Islamit, nuk do tė kishte pasur varfėri nė fytyrė tė tokės!

Argumente nga Kur`ani

1) "Tė pyesin se ē'do tė japin. Thuaj: "Atė qė jepni prej pasurisė, jepni pėr prindėrit, jepni pėr tė afėrmit, pėr jetimėt, pėr tė varfėrit, pėr kurbetēinjtė!". E ēdo tė mirė qė punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di!" (Kur`an, 2: 215).
2) "(Jepni) pėr tė varfėrit qė janė tė angazhuar nė rrugėn e All-llahut dhe nuk kanė mundėsi tė gjallėrojnė me tokė, duke qenė se ata nuk lypin, prandaj ai qė nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janė tė pasur. Ata i njeh nga vetė pamja e tyre (tė rraskapitur), por nuk kėrkojnė e as nuk i mėrzitin njerėzit. Pra ēkado qė tė jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atė All-llahu e di shumė mirė!" (Kur`an, 2: 273).
3) "Kur tė prezentojnė nė ndarjen e pasurisė qė ka lėnė i vdekuri i afėrm, bonjak dhe varfnjak (qė nuk janė pjestarė nė trashėgim), jepuani nga ajo (pasuri e lėnė) dhe atyre thuajuni fjalė tė mira!" (Kur`an, 4: 8).
4) "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve! All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet!" (Kur`an, 4: 36).
5) "All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'u takojė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve dhe punon sipas urtėsisė sė vet!" (Kur`an, 9: 60).
6) "Dhe jepi ēdo tė afėrmi tė drejtėn qė i takon, edhe tė varfėrit, edhe atij nė kurbet, po mos shpenzo tepėr e pa rrugė!" (Kur`an, 17: 26).
7) "Atė qė All-llahu nga banorėt e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftė tė dėrguarit tė Vet, ajo i takon All-llahut, tė afėrmve tė tė dėrguarit, jetimėve, tė varfėrve, kurbetēinjve. (Kėshtu veprohet) Qė ajo tė mos ndahet ndėrmjet pasanikėve tuaj. Cka t'ju japė Pejgamberi, atė merrnie, e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr!" (Kur`an, 59: 7).
8) "Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr!" (Kur`an, 76: 8).

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai qė pėrpiqet ta strehojė tė vejėn dhe nevojtarin ėshtė sikurse ai qė lufton nė rrugė tė All-llahut!". Mė pastaj, tha: "Mė duhet ta pėrgėzoj atė qė falet dhe agjėron shumė!".
[Transmeton Buhari dhe Muslimi]
2. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "O All-llah! Ma bėn tė mundur tė jetoj si i varfėr, tė vdes si i varfėr dhe tė ringjallem si i varfėr!". Ajshja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) e cila ishte aty pari e pyeti pėr arsyen se pse thoshte ashtu, kurse Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: "Oj Ajshe! Me tė vėrtetė tė varfėrit hyjnė nė Xhennet 40 vite para tė pasurve! Andaj, mos ua kthe shpindėn atyre pa u dhėnė tė paktėn njė hurme! Duaji ata dhe lejoji qė tė afrohen kah ti, ngase All-llahu do tė tė afrojė kah Vetja e Tij nė Ditėn e Ringjalljes!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe ibėn Maxhe]
3. Haresha ibėn Vehabi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "A t'ju informoj pėr mbretėrit e banorėve tė Xhennetit? Ata janė tė varfėrit dhe tė dobėtit!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
4. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nė Ditėn e Gjykimit, All-llahu i Madhėrishėm do tė thojė: O bir i Ademit! Unė isha i sėmurė dhe ti nuk Mė vizitove!, kurse biri i Ademit do tė thojė: O All-llahu im! Si tė tė vizitoja Ty kur Ti je Zotėrues i tė gjitha botave? Mė pastaj, All-llahu do t'i thojė: A nuk e dije se filani prej robėrve tė Mi ishte i sėmurė dhe a nuk e dije se sikur ta vizitoje atė, do tė Mė kishe gjetur Mua? O bir i Ademit! Unė tė kėrkoja ushqim e ti nuk Mė ushqeje!, kurse biri i Ademit do tė thojė: O All-llahu im! Si tė tė ushqeja Ty kur Ti je Zotėrues i tė gjitha botave? Mė pastaj, All-llahu do t'i thojė: A nuk e dije se filani prej robėrve tė Mi ishte i uritur dhe a nuk e dije se sikur ta kishe ushqyer atė, do tė Mė kishe gjetur edhe Mua aty? O bir i Ademit! Unė tė kėrkoja pije e ti nuk mė jepje!, kurse i biri i Ademit do tė thojė: Si tė tė jepja ujė Ty kur Ti je Zotėrues i tė gjitha botave? Mė pastaj, All-llahu do t'i thojė: Filani prej robėrve tė Mi tė kėrkonte ujė dhe ti nuk i jepje ujė! A nuk e dije se sikur t'ia kishe shuar atij etjen, do tė Mė kishe gjetur edhe Mua aty?". [Transmeton Muslimi]
5. Ibėn Omeri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Pėr ēdo gjė ka njė ēelės, e ēelėsi i Xhennetit ėshtė dashamirėsia ndaj nevojtarėve!". [Transmeton Darkutni]
6. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Lėmosha mė e mirė ėshtė ta kėnaqėsh njė stomak tė uritur!". [Transmeton Bejhekiu]

 

Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 06.02.2008
shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
autor: Muhammed el-Kudri

 

 

 

 

 

07.02.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .