www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Tridhjetë këshilla për sukses në jetë

 

 

 

Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi

 

Secili prej nesh dėshiron tė arrijė sukses,nė jetė. Mirėpo disave nuk u shkoi pėr dore pėr arsye se mendojnė qė suksesi ėshtė i pamundur dhe i pa arritur. Problemi qėndron nė atė qė ne ndoshta kemi anashkaluar shkaqet e suksesit,jemi bėrė joaktiv dhe tė dobėt...

Sukses d.m.th. pėrpjekje e pandėrprerė kah njė qėllim mė i lartė. Pėrkryerja i takon vetėm

Allahut, xh.sh. Kur qė dikush thotė: "Kam arritur te caku im nė jetė", dije se ky njeri ka filluar tė shkatėrrohet. Njeriu duhet tė pėrpiqet kah suksesi ndėrsa Allahu i madhėrishėm, punėtorėt nuk i lenė pa shpėrblim. Bediuz-zeman el-Hemezani ka thėnė:

"Unė duhet tė pėrpiqem. Nuk ėshtė imja tė arrij sukses".

Lexoji kėto kėshilla nėse dėshiron tė korrėsh frytet s suksesit nga kopshti i jetės. Kjo ėshtė

thirrje pėr shpėtim nė dy jetėt. Ēfarė ėshtė dobia nga suksesi nė kėtė botė,nėse njeriu humb nė botėn tjetėr!?

Bėhu i devotshėm (mutteki). Ky ėshtė furnizimi mė i mirė dhe kėshilla mė e bukur. Allahu i madhėrishėm thotė:

"...e kush u pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dėshirėn e vet dhe All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin)."1

"...E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn. "2

2. Mbushe zemrėn tėnde me dashuri ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė tij s.a.v.s. Pastaj duaj, prindėrit tu, familjen, farefisin tėnd, etj. Dashuria njeriun, zgjatė jetėn dhe krijon qetėsi,ndėrsa urrejtja mbushė zemrėn me fatkeqėsi dhe pendim. Dashuria shėron plagėt dhe nė zemėr zgjon ngrohtėsinė e afėrsisė dhe simpatisė.

3. Dashuria ndaj vetit le tė jetė e asgjėsuar nė krahasim me dashurinė ndaj tjerėve.

I lartėsuari thotė:

"...madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr te, ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar. "3

Tė lumturit pėrhapin mirėsi ndaj tjerėve, kėshtu qė lumturia e tyre rritet, ndėrsa fatkėqijtė

tė mirėn e mbajnė pėr vete, kėshtu qė ajo vdes tek ata. Le tė mbushet zemra jote me dashuri, tolerancė dhe ngrohtėsi. Tė palumtur janė ata qė e kanė zemrėn e mbushur me urrejtje, mendim tė keq ndaj tė tjerėve dhe hipokrizi.

4. Mos derdhė lot pėr atė qė ka kaluar. Ata qė qajnė pėr shkak tė mos suksesit nė tė kaluarėn nuk anojnė kah kjo botė. Ata qė qeshin vėshtirėsitė e tė tjerėve, nuk do tė kenė mėshirėn e kohės. Mos qaj pėr qumėshtin e prishur, por mundohu tė fitosh dhe zėvendėsosh qumėshtin e humbur!

Pėrkujto fjalėt e Pejgamberit s.a.v.s

"Nėse tė ndodhė diē mos thuaj: sikur ta kisha bėrė edhe kėtė edhe kėtė... Thuaj: Kėtė Allahu i ka pėrcaktuar, Ai bėn ēfarė tė dojė. Fjala "sikur" hap dyert shejtanit."4

5. Bėhu optimist. Optimisti natėn shikon nė qiell dhe sheh ngrohtėsinė e Hėnės. Ndėrsa pesimisti shikon nė qiell dhe sheh ashpėrsinė e errėsirės. Bėhu edhe mė optimist se je tani.

Optimisti tėrheqė dashurinė e tjerėve, ndėrsa pesimisti e largon. Halimi thotė: "I Dėrguari

i Allahut s.a.v.s e ka dashur optimizmin. Sepse pesimizmi ėshtė mendim i keq pėr Allahun, ndėrsa optimizmi mendim i mirė pėr Tė. Besimtari duhet tė mendoj mirė pėr Allahun e Madhėrishėm ēdo situatė."

Muavija b.Hakem thotė: "I thashė Pejgamberit s.a.v.s nė mesin tonė ka njerėz qė nė ēdo gjė shohin shenjė tė keqe". Ai u pėrgjigj: "Ata kėtė e ndjejnė nė vete dhe kjo nuk duhet tė jetė pengesė".5 Neveviu kėshtu e shpjegon kėtė hadith: "Kėtė ju e ndjeni e nuk jeni fajtor pėr kėtė. Mirėpo, pėr kėtė mos ndaleni tė veproni pėr tė mirėn tuaj".

6. Bėhu mė konkret ndaj njerėzve. Padrejtėsia shkurton jetėn dhe sjellė pagjumėsi. Me kėtė humbasim personat e dashur pėr shkak se jemi jo korrekt ndaj tyre. Pėr ata gjykojmė nė bazė tė gabimeve, ndėrsa harrojmė virtytet e tyre.

Kėrkojmė tė jenė tė privuar nga ēdo e metė, ndėrsa nga gabimet tona e arsyetojmė me atė qė njerėzit nuk janė tė pagabueshėm. Imam Muhammed b. Sirin thotė: "Je i padrejtė ndaj vėllait tėnd nėse flet pėr tė kėqijat qė ia ke parė tek ai, ndėrsa i fshehė tė mirat e tij".

Ibn Kajjimi thotė: "Si mundet me qenė korrekt ndaj krijesave ai i cili nuk ėshtė korrekt ndaj Krijuesit."

7. Kur njerėzit tė gjuajnė me tjegull, pėrulu merre dhe me tė ndėrtoje shtėpinė. Kur tė gjuajnė me lule, ndaje me mėsuesit tu tė cilėt tė kanė ndihmuar nė momentet e vėshtira.

8. Para se gjithash bėhu i sigurt tek Allahu e pastaj nė vete. Njihi tė metat tuaja dhe dije mirė qė kur tė lirohesh nga tė metat tuaja, do tė jesh mė afėr ėndrrave tuaja.

Pėrkujtoi gabimet tuaja pėr tu liruar nga tė metat. Harroji gabimet e miqve dhe shokėve tu, nė mėnyrė qė t'i ruash.

Dije se lumturia e njeriut ėshtė nė vėshtrimin e tė metave tuaja, e jo tė metave tė tjerėve.

9. Kur arrin sukses nė diē, mos lejo qė krenaria tė depėrton nė zemrėn tėnde.

Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: "Allahu i Madhėrishėm mė ka shpallur qė tė jem modest,dhe qė askush tė mos krenohet dhe ngrihet mbi askėnd".6

I lartėsuari thotė:

"...pra, mos lavdėroni veten, se Ai e di kush ėshtė mė i ruajtur."7

Kur bie, mos lejo qė padituria tė bind qė njerėzit ta kanė bėrė gropėn. Mundohu tė ngrihesh dhe hapi sytė dhe mendjen qė tė mos biesh nė greminėn dhe kurthet e kohės. Nėse rrėshqet, mėso sit ė drejtohesh e jo tė ankohesh .Kur tė ngrihesh mendo nė ata qė kanė rėnė, pėr t'u ndihmuar qė tė ngritėn.

10. Kur fiton nė polemikė me tjetrin mos u kreno. Kur pėrjetojnė ndonjė fatkeqėsi ndihmoje, bile me lutje(dua).

I lartėsuari thotė:

"Kush bėn durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo ėshtė virtyti mė i lartė (lavdishėm)".8

Njėra prej lutjeve tė Pejgamberit s.a.v.s ka qenė: "O Zoti im mos lejo qė pėr shkak timin tė gėzohen armiqtė e mi" Ai ka kėshilluar: "Mos u gėzo nė fatkeqėsinė e vėllait, e qė Allahu ta mėshiroj atė, e ty tė vie sprovė".9

11. Kėnaqėsia me pak nuk tė sjellė nė letargji. Fuqia mos tė sjellė nė vetėmbrojtje. Modestia mos tė sjellė nė pa fuqi. Pejgamberi, s.a.v.s ka thėnė: "Kush ėshtė modest pėr Allahun, Allahu do ta ngritė, pėrderisa nuk e vendos nė shkallė mė tė larta."10

12. Gjeje njė mik tė mirė dhe ruaje. Pejgamberi, s.a.v.s. ka thėnė: "Njeriu ėshtė nė fenė e shokut tė vet andaj ke kujdes me kėnd shoqėroheni".11

Mos kritiko pėr ēdo imtėsi dhe kalo nėpėr gabimet e tija. Pėrsosmėria i takon vetėm Allahut. Le tė jetė mė e rėndėsishme te ai besimi i tij nė Allahun dhe morali i bukur ,ruaje kėtė mik. Nėse e humb nuk ke me kėnd t'i ndash problemet dhe nuk ka tė udhėzoj nė mirėsi. Abdullah b. Xhaferi ka thėnė: "Shoqėrohu me atė, shoqėria e tė cilit tė zbukuron, ai i cili nė mungesė tė mbron, nė vėshtirėsi tė ndihmon, ai i cili tė korrigjon gabimet dhe tė vlerėson virtytet."

13. Falja atyre qė kanė gabuar ndaj teje dhe gjejė arsyetim pėr veprimet e tyre. Bėhu ekstrem nė faljen tėnde. Kjo zgjatė jetėn. Do tė fitosh besim te njerėzit dhe do tė nderojnė. Hidhe nga zemra dhe koka jote helmin e urrejtjes. Pejgamberi, s.a.v.s ka thėnė: "A nuk mundeni me qenė si paraardhėsi im Damdami? Ai ku dilte nga shtėpia thoshte:

"Nderin tim ia dhuroi njerėzve!"12 Imam Neveviu kėshtu e shpjegon kėtė hadith:"Nuk kėrkoj dėmshpėrblim nga ata qė mė kanė shkaktuar dėm as nė kėtė botė as nė botėn tjetėr".

14. Ndaji me tė tjerėt ndjenjat tua, diturinė, pasurinė dhe kohėn. Kur u ndihmoni njerėzve mos kėrko qė ata tė ndihmojnė ty. Veprat tua le tė jenė tė kushtuara pėr Allahun e madhėrishėm .Kur dikujt i bėn mire kurrsesi mos e pėrkujto atė. Ndėrsa kur dikush tė bėn mire ty, assesi mos e harro.

I lartėsuari thotė:

"O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim".13

Pėrkujto fjalėt e poetit:

Bėju mirė njerėzve,do tė robėrosh zemrat e tyre.

Ka shumė njerėz qė me vepra tė mira janė robėruar.

15. Mendo se ēdo mos sukses qė pėrjeton ėshtė njė pėrvojė jetėsore e cila i paraprinė secilit sukses dhe fitores. Sa do qė zgjatė nata me doemos paraqitet agimi. Njė i urtė ka thėnė: "Suksesi ėshtė shkallėt tė cilat nuk mund ti kalosh me duar nė xhepa".

16. Falėndero Allahun nė pjatėn me fasule. Mos mallko kohėn qė nuk ke ngrėnė kaviar pėr ēdo ditė. Bėhu i kėnaqur me atė qė ke. Ruaju nga zilia. Allahu i Madhėrishėm disa njerėzve tė caktuar iu ka dhuruar begati andaj mos dėshiro humbjen e begative tė tjerėve. Kėrko nga Allahu furnizim. Pejgamberi i zgjedhur, s.a.v.s ka thėnė: "Ebu Hurejre, bėhu i ndershėm, do tė jesh njeri mė i devotshėm. Bėhu i kėnaqur me atė qė ke, do tė jesh njeriu mė falėnderues. Dėshiroi tė tjerėve atė qė dėshiron pėr vete,do tė jesh besimtar. Bėhu i mirė ndaj fqinjėve tu, do tė jesh mysliman i vėrtetė. Mos qeshė shumė sepse qeshja e tepėrt vdes zemrėn".14

17. Mos harro qė ēdo ditė tė kėrkosh nga Allahu falje dhe shėndet. Nė hadithin qė shėnon Tirmidhiu pėrmendet qė Pejgamberi, s.a.v.s ka thėnė: "Lutuni Allahut pėr falje dhe shėndet, pas besimit nuk ka mė mirė se shėndeti".

18. Kėrko nga Allahu dije tė dobishme dhe furnizim tė madh. Dituria ėshtė thesar tė cilin nuk mund ta vjedhin hajnat. Njėmijė dinar te injoranti vlen sa njė enė me pluhur. Ndėrsa enėn me pluhur dijetari mund ta kthej nė njėmijė dinar. Ali b. Ebu Talibi Allahu e nderoftė i ka thėnė njė bashkėkohėsi: "O njeri dituria ėshtė mė e mirė se pasuria. Dituria tė ruan ty, ndėrsa pasurinė e ruan ti. Dituria sundon ndėrsa me pasuri sundohet. Pasuria me harxhim pakėsohet, ndėrsa dituria me harxhim rritet". Pejgamberi, s.a.v.s ka thėnė: "Lutuni Allahut pėr dituri tė dobishme dhe mbrojtje nga Ai pėr dituri tė padobishme".15 Pėr kėtė ai bėnte kėtė lutje: "O Zoti im, kėrkoj mbrojtje prej Teje nga dituria e cila nuk shėrben, nga zemra qė nuk ėshtė e devotshme, nefsi i pangopur, dhe lutja e cila nuk pranohet".16

19. Mundohu ti gėzosh tė afėrmit tu, qė tė jesh i lumtur ti dh tjerėt pėrreth teje. Ti nuk mund tė qeshė nė mes lotėve. Nuk mund tė kėnaqesh nė diellin e mėngjesit nėse tė tjerėt rreth teje janė nė errėsirė. Lumturia e njeriut ėshtė mė e madhe kur arrin tė bėsh sa mė shumė tė lumtur rreth teje. Nėse ke para mundohu ti gėzosh tė tjerėt me dhurata. Nėse je varfėr mundohu ti gėzosh me fjalė tė mira. Pejgamberi, s.a.v.s ka thėnė: "Kush ka mė tepėr furnizim le ti jap atij qė nuk ka furnizim".17 Pejgamberi, s.a.v.s gjithashtu ka thėnė: "Largohu nga Zjarri, qoftė me gjysmė hurme. Kush nuk e ka edhe kėtė, le tė pėrcjellė fjalėn e mirė".18

Pejgamberi, s.a.v.s gjithashtu ka thėnė: "Mos nėnēmoni asnjė vepėr tė mirė,ēoftė edhe me takua vėllaun tėnd me fytyrė tė buzėqeshur".19

20. Mundohu ta mbash mend ata qė tė kanė ndihmuar nė momentet e vėshtira, ata qė ta kanė zgjatur dorėn kur ke rrėshqitur. Kur kanė qėndrua me ty kur dynjaja ta ktheu shpinėn, ata tė cilėt tė nxorėn nga vetmia kur tė lanė tė gjithė tė tjerėt. Ktheju me tė mirė dhe shpaguhu sa tė mundesh.

Pejgamberi, s.a.v.s. ka thėnė: "Kush nuk falėnderon njerėzit, nuk falėnderon as Allahun".20"Kush ju bėn mirė shpėrbleni. Nėse nuk keni me ēka, atėherė lutuni pėr tė, pėrderisa nuk ia shpaguan".21

21. Mundohu ti kujtosh emrat e atyre qė padashur u ke bėrė keq. Lutu Allahut qė tė falė dhe lutu Atij pėr ata. Mos u hakmerr ndaj njerėzve, sepse hakmarrja ėshtė humbje e kohės.

22. Ndihmoji tė dobėtit derisa nuk i kthehet fuqia. Qėndro me fatkeqin pėrderisa nuk sheh njė fije shpresė. Qėndro me atė qė ka falimentuar derisa nuk arrin nė rrugėn e suksesit. Mundohu ti shėrosh plagėt e njerėzve. Mendo pėr fjalėt e Pejgamberit, s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtari ėshtė pasqyrė e besimtarit. Besimtari ėshtė vėlla i besimtarit. Ai ia ruan pasurin, gjakun dhe nderin e tij dhe ia mbron shpinėn e tij."22

23. Kur vėrshon errėsira bėhu prej atyre qė bartin fanarin e dritės, e jo prej atyre qė me gur thyejnė fanarėt. Ndėrsa kur tė vie agimi, bėhu prej atyre qė presin rrezet e dritės , e jo prej pėrtacėve qė nuk ndiejnė ardhjen e dritės.

24. Mundohu t'ua kthesh borxhin njerėzve. Disa tė kanė dhėnė rezime tė pėrvojės sė tyre shumėvjeēare. Disa tė kanė dhėnė besimin. Nuk i ke kaluar vetėm furtunat e jetės. Disa tė kanė shndritė nė mesin e errėsirės, dhe ti e ke parė rrugėn. Disa tė kanė mbushur mend. Me rėndėsi ėshtė nga e tėrė kjo me qenė falėnderues ndaj Allahut tė Madhėrishėm i cili ti dhuroi tė gjitha begatitė. A thua si do tė sillemi kur i Lartėsuari nė ditėn e gjykimit na thotė, sikur se qėndron nė hadithi-kudsijj qė e shėnon Muslimi: "O i biri Ademit! A nuk tė kam dhėnė kuaj dhe deve, tė kam dhėnė bashkėshorte, tė kam bėrė udhėheqės i cili ka marrė njė tė katėrtėn e plaēkave? Ku ėshtė falėnderimi nė kėtė? A kemi pėrgjigje nė kėtė pyetje?"

25. Kur afrohesh te maja e kodrės mos lejo qė suksesi tė ēartė. Mos mendo se ata qė janė nėn rrėzė janė shkurtabiqė.

Allahu i madhėrishėm thotė:

"...mos ec nėpėr tokė kryelartė, se Allahu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet."23

Kur e kanė pyetur Hasan el Basriun pėr modestin, ka thėnė: "Modesti ėshtė kur tė dalėsh nga shtėpia, ēdo mysliman qė e sheh tė mendosh se ėshtė me i mire se ti".

Mbizotėro unin tėnd, zgjatu dorėn e ndihmės tjerėve qė tė ngjiten nė kodėr. Nėse rrėshqet pasi ke hipė nė majėn e kodrės mos i fajėso tjerėt pėr gabime dhe mangėsi. Mos harro se nė maje tė kodrės mund tė qėndrosh me ndihmėn e shumė njerėzve qė janė me ty.

26. Mos hulumto tė metat e tjerėve. Pejgamberi, s.a.v.s. ka thėnė: "Kur njeriu thotė: "Njerėzit janė shkatėrruar", atėherė ai ėshtė mė i shkatėrruari prej tyre".24 Hattabi thotė se qėllimi i kėtij hadithi ėshtė: "Kur njeriu iu gjen tė metat e tjerėve dhe thotė qė njerėzit janė prishur dhe shkatėrruar kjo d.m.th se ai ėshtė nė gjendje mė tė keqe se ata, pėr shkak tė mėkateve qė do tė fitoj me kėtė". Maliku thotė: "Nėse kėtė e thotė pėr shkak tė keqardhjes sė gjendjes sė tyre nė fe, kjo ėshtė gabim. Mirėpo nėse, kėshtu dėshiron tė kryelartėsohet mbi ata duke zvogėluar vlerėn e tyre, kjo ėshtė e ndaluar.

27. Mos lejo qė pa shpresa tė arrij nė zemrėn tėnde. Pashpresa mbyll sytė, kėshtu qė nuk mundesh me pa dyert e hapura. I Lartėsuari thotė:

"O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar veten tuaj me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet Allahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues".25

28. Bėhu i sigurt qė nėse je i pėrpiktė nė punėn tėnde, dhe duash, dhe je i pėrkushtuar do tė arrish atė qė tė tjerėt nuk kanė mundur.

Mos harro hadithin e Pejgamberit, s.a.v.s.: "Allahu do qė kur bėn njė punė, ta bėsh me pėrpikėri".26

29. Ke ndėrmend qė besimtari mund tė duroj urinė, tė jetoj nė skamje, i torturuar, i bojkotuar. Por, besimtari nuk mund tė jetoj i nėnēmuar. Allahu i Madhėrishėm thotė:

"E tėrė krenaria i takon Allahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė! "27

30. Bėn llogari me vetveten para se tė koha e Llogarisė. Njėsoji veprat tua, para se me tė njėsuar. I Lartėsuari thotė:

"O ju qė besuat,frikėsohuni Allahut dhe le tė shikoj njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr dhe kini frikė Allahun, e s'ka dyshim se Allahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!"28

Omer b.Hattab r.a ka thėnė: "Llogaritni me veten para se t' ju llogaritin. Peshohuni para se me t'ju peshojnė. Pėrgatituni pėr ditėn ku do tė ekspozoheni dhe kur nuk do tė mund tė fshihni asgjė".

 

.
1. El Talak, 2-3
2. El Talak, 4

3. El Hashr, 9)
4. Hadithin e shėnon Muslimi

5. Muslimi
6. Muslimi

7. En Nexhm, 32
8. Esh Shura, 43

9. Tirmidhiu
10. Ibn Maxhxheh

11. Tirmidhiu
12. Ebu Davudi

13. El Bekare, 264
14. Ibn Maxhxheh

15. Ibn Maxhxheh
16. Ibn Maxhxheh

17. Muslimi
18. Buhariu dhe Muslimi

19. Muslimi
20. Tirmidhiu

21. Ebu Davudi
22. Ebu Davudi

23. Lukman, 18
24. Muslimi

25. Ez Zymer,53
26. Ebu Ja'la

27. El Munafikun, 8
28. El Hashr, 18

 

 

22.04.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .