www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja
 

 

 

Ithtarėt e Islamit janė tė obliguar qė tė urdhėrojnė pėr tė mirė dhe tė ndalojnė nga e keqja. Kjo ėshtė nga shkaku se ata janė ummeti i fundit dhe se i dėrguari i tyre ėshtė i fundit, pasi nuk do tė ketė mė asnjė pejgamber pas Muhammedit alejhi selam, kėshtuqė misionin qė e kishin tė gjithė tė dėrguarit, pra, pėr tė urdhėruar nė tė mira e pėr tė ndaluar nga tė kėqijat, do ta pėrmbushin pasuesit e Pejgamberit tė fundit, pra, Muhammedit alejhi selam. Nė bazė tė Kur'anit Famėmadh, muslimanėt janė bashkėsia mė e mirė e njerėzve tė cilėn i Madhėruari e ka ngritur mbi tėrė njerėzimin dhe detyra e tyre ėshtė qė t'i urdhėrojnė njerėzit pėr tė pasur sjellje tė mirė dhe t'i ndalojnė ata nga tė bėrit keq dhe krime.

 

Argumente nga Kur'ani

1) "Nga ju le tė jetė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja! Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit" (Kur'an, 3: 104).

2) "Ju jeni populli mė i dobishėm i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve! Tė urdhėroni pėr mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni nė All-llahun! E sikur ithtarėt e librit tė besonin drejt, do tė ishte shumė mė e mirė pėr ta! Disa prej tyre janė besimtarė, po shumica e tyre janė larg rrugės sė Zotit!" (Kur'an, 3: 110).

3) "Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin e zeqatin, e rrespektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu! All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė" (Kur'an, 9: 71).

4) "(Tė xhennetit janė) Edhe ata qė pendohen, ata qė sinqerisht e adhurojnė All-llahun, ata qė falėnderojnė, ata qė agjėrojnė, ata qė bėjnė ruku, ata qė bėjnė sexhde, ata qė urdhėrojnė pėr tė mira e ndalojnė nga tė kėqijat dhe qė i pėrmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, pėrgėzoi besimtarėt!" (Kur'an, 9: 112).

5) "(Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne ua mundėsojmė vendosjen nė tokė, ata e falin namazin, e japin zeqatin, urdhėrojnė pėr punė tė miaė dhe ndalojnė nga e keqja. All-llahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve" (Kur'an, 22: 41).

 

Argumente nga Hadithi

1. Hudhejfe (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, patjetėr e keni tė urdhėroni pėr punė tė mira dhe tė ndaloni nga tė kėqijat, sepse pėrndryshe All-llahu nuk do t'jua pranojė lutjet, madje edhe nėse i luteni!". [Transmeton Tirmidhiu]

2. El-Urs ibėn Amira (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nė rast se ndonjėri prej jush nuk e miraton ndonjė mėkat qė bėhet nė tokė megjithėse e sheh atė duke ndodhur, atėherė pėr tė ėshtė njėjtė sikurse tė mos kishte qenė prezent, mirėpo nėse dikush e miraton mėkatin, ai do tė konsiderohet sikur tė kishte qenė prezent nė atė vend, megjithėse ndoshta nuk ka qenė vėrtetėsisht aty!". [Transmeton ebu Davudi]

3. Ebu Bekri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė: "Ju e lexoni ajetin: "O ju qė besuat, ruajeni veten tuaj! Ai qė ka humbur, nuk ju dėmton juve kur jeni nė rrugė tė drejtė! Kthimi i tė gjithė juve ėshtė te All-llahu dhe Ai ju njofton pėr atė qė vepruat!" (Kur'an, 5: 105), dhe mė pas vazhdoi: "E kam dėgjuar Pejgamberin alejhi selam tė thotė: "Kur njerėzit shohin diē tė pakėndshme dhe nuk e ndėrrojnė atė, sė shpejti dėnimi i All-llahut do t'i pėrfshijė tė gjithė ata!". [Transmeton ibėn Maxhe dhe Tirmidhiu]

4. Xherir ibėn Abdullahu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nėse njė njeri ėshtė qė bėn punė tė pahijshme (tė mosbindjes) dhe i cili gjendet nė njė mes ku tė tjerėt mund ta ndalojnė atė pėr tė mos vepruar keq dhe nuk e ndalojnė, atėherė All-llahu do t'i qėllojė kėta me dėnim pėrpara se tė vdesin!". [Transmeton ebu Davudi dhe ibėn Maxhe]

5. Ibėn Adi el-Kindi (All-llahu e mėshiroftė!) tha: "Njė myshteri yni thotė se e ka dėgjuar gjyshin tim duke thėnė se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "All-llahu i Lartėsuar nuk i dėnon njerėzit e thjeshtė pėr atė se ēfarė bėjnė njerėzit e klasave tė larta deri nė atė moment qė ata (njerėzit e thjeshtė) me sytė e tyre tė shohin se publikisht bėhen gjėra tė pahijshme dhe megjithėse janė nė gjendje t'i ndalojnė, ata nuk e bėjnė kėtė, e atėherė dėnimi i Tij do tė bie edhe mbi njerėzit e thjeshtė, edhe mbi njerėzit e klasave tė larta!". [Transmetohet nė Sharhus-Sunneh]

6. Abdullah ibėn Mes'udi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur bijtė e Israilit filluan tė veprojnė punė tė mosbindjes, njerėzit e menēur nga mesi i tyre i parandaluan, por ata nuk u shmangėn. Mė pas, ata (tė menēurit) filluan tė qėndrojnė bashkė me ta, pra, hanin e pinin sėbashku dhe filluan t'iu pėrzihen zemrat me zemrat e tyre, e si rrjedhojė u mallkuan nga gjuha e Davudit dhe Isait - birit tė Merjemes (Paqja e All-llahut qoftė mbi tė gjithė ta!). Kjo ndodhi ashtu ngase ata nuk u treguan tė nėnshtruar dhe filluan tė marrin traditė tė mėkatimit!". Pastaj, Pejgamberi alejhi selam i cili ishte duke qėndruar ulur, u zgjua dhe tha: "Jo, pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im! Jo, pėrderisa tė bashkoheni me punėmirėt!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe ebu Davudi]

7. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Natėn qė u ngrita lart nė qiej pashė disa njerėz qė iu preheshin buzėt me gėrshėrė tė zjarrta e unė e pyeta Xhibrilin se kush janė kėta dhe pse po dėnohen kėshtu e ai mė tha: "Kėta janė njerėz tė ummetit tėnd qė i urdhėrorin njerėzit pėr tė bėrė mirė, ndėrsa vetė nuk vepronin ashtu!". [Transmetohet nė Sharhus-Sunneh dhe nga Bejhekiu]

8. Ebu Sa'id el-Kudri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nėse ndonjėri prej jush sheh ndonjė gjė tė pakėndshme, le ta ndėrrojė me duart e tij, por nė pamundėsi, le ta ndėrrojė me gojėn e tij, e nėse as kėshtu nuk mundet, atėherė le ta urrejė me zemėr, porse ky ėshtė besim i dobėt!". [Transmeton Muslimi]

9. Xhabiri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "All-llahu i Lartėsuar e urdhėroi Xhibrilin alejhi selam qė ta shkatėrrojė njė qytet me gjithė banorėt e tij dhe kur Xhibrili shkoi pėr ta kryer detyrėn, pa se ishte njė njeri qė kishte bindje tė madhe ndaj All-llahut, kurse Ai i tha qė tė shkojė e ta fillojė shkatėrrimin sė pari nga ai qė e kishte pėrmendur Xhibrili!".

10. Ebu Sa'id el-Kudri (All-llau qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Xhihadi mė i shkėlqyeshėm ėshtė kur ndonjėri prej jush e flet tė vėrtetėn pėrpara njė sunduesi tiran!". [Transmeton ebu Davudi dhe Tirmidhiu]

 

Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 29.12.2007

Shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
Autor: Muhammed el-Kudri

 

 

30.12.2007.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .