www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
A mos i kemi harruar ?!
 

 

 

 

Autobusi kishte edhe ca minuta per t'u nisur. A ėshte kjo ulėse e lirė? - mu drejtua njė zė i thellė gruaje. Po - iu pėrgjigja. Ishte njė plakė e mbajtur, me njė shami tė bardhė tė lidhur mbrapa, rrudhat i flisnin shumė nė fytyrėn e saj te ėmbel. Sytė e pėrlotur i fshehnin dhimbjen qė kishte kaluar...

Isha duke lexuar njė libėr sa per tė thyer monotoninė. Vėreja kėrshėrinė e saj dhe nevojėn pėr t'i folur dikujt. E mbylla librin dhe me zė te ulėt e pyeta se ku shkonte. Ehh !... mori frymė thellė. Do tė shkoj te vizitoj djalin nė spital, ka pėsuar nje aksident. Mjekėt kanė pėrmendur se mė ka lindur per sė dyti. Mirė qė e paska rujtur Zoti -i  thashė unė. Po elhamdulilah, mirė qė nuk mė shkoi edhe ky. Nė luftė ma rrėmbyen djalin nga duart, mendja nuk del nga sprovat, vazhdoi plaka. Pak hapa para nesh, bombardohet konvoji i njerzeve nė kolon nga Nato -ja. I mbylli sytė, sikur iu pėrftyrua e tėre ngjarja dhe prapė me njė fymarrje te thellė vazhdoi. Njėzet e shtatė anėtarėve tė familjes sė burrit  u kam mbledhur me kėto duar tėrė pjesėt e shkapėrderdhura dhe i kam varrosur krejt me duart e mia. Tė gjitha kėto i kam pėrjetuar, po mendtė kishin rrėnjė. Para kėsaj kam pritė nė shtėpinė time mjaft njerėz, tė fshatrave tė ndryshme. Iu kam gatuar bukė, larė rrobet ushtarėve te lirisė, iu kam dėrguar ushqim deri afėr qė tė mos rrezikohet jeta e tyre. Tani  kam dėshirė t'i takojė tė gjithė - flet e mallėngjyer. I kam shikuar si djemtė e mi...  Ehh!!... u mbush frymė dhe sytė e tradhėtuan, filloi tė lotonte. Tani - bėlbezoi ajo, -tani kam nipin jetim. Kur i mbushi 2 vjet i vdiq edhe e ėma. E kam rritur me lotė, zemra mė qan pėr tė, sa krejt dhimbja mė peshon ky djalė. Nuk janė bėrė ende dy vjetė kur m'i kthyen eshtrat e djalit, edhe njė sprovė tjetėr. Po mirė, prapė mbasi ia di varrin- ngushėllohej ajo. Nipi nuk ishte nė dijeni deri   atėherė pėrveē thashėthemeve qė ka rastisė ti degjojė. Shfrytėzova rastin edhe e ula pranė. Shpirti i nonės e di pse qan gjyshja? Gjyshja?!- pyet djali i habitur. Deri vonė ishte mėsuar tė dėgjonte fjalėn nėnė. Djali i shtangur priste se ēka do t'i thuhej. Babanė ta kanė rrėmbyer gjatė luftės, tani ia sollėn eshtrat, mezi i nxjerrja fjalėt nga goja. E nėna tė ka vdekur kur ti i kishe dy vjetė. Tė kujtohet ai varri qe shkonin shpesh dhe i linim lule? Ėshtė varri i nėnes tėnde qė tė ka lindur e rritur, deri sa i mbushe dy vjet, -fliste plaka. E unė jam gjyshja jote. Zemra sa nuk mė ēahej nga dhimbja, mė pikonte helm, tani edhe mė shumė per jetimin .

U mundova ta ngushėlloja por lotėt nuk mė linin tė flisja edhe gjatė. Mblodha forcat dhe i tregova per gjyshen time qe ishte sprovuar me humbjen e djalit nė luftė, te cilin nuk e kishte pare 14 vite mė parė, e veē njė kohė te shkurtėr i bie tė rrijė me tė. Ajo eshtė shembulli me i mirė i durimit "Tė Allahut jemi dhe tek Allahu do te kthehemi" - ishin fjalėt qė pėrmbyllnin dhimbjen e saj...

Ishte nje udhėtim i pėrlotur, mė bėri te kujtoj shumėēka.

A mos i harruam njerėzit qė mė sė shumti i dhuruan Kosovės?! A mos  kemi harruar se ēka perjetuam!?

A mos i kemi harruar jetimėt e mbetur?! A mos harruam  t' iu falim njė buzėqeshje, njė pėrkėdhelje kokės sė tyre, njė copėz bukė tė ngrohtė, njė kulm mbi kokė ...

 

 

Burbuqe Rexha

 

05.12.2007.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .