www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Bajazit Bistamiu dhe ndodhia në sinagogë

 

 

 

 

 

Njė ditė Bajazid Bestamiu pa njė ėndėrr duke parė veten nė sinagogė tė veshur si rabin jehudi. Sė pari u shqetėsua, por kur vizioni i ėshtė bėrė mė i shpeshtė, vendosi t'i veshė rrobat e jehudive dhe tė shkoj nė sinagogėn e afėrt.
Nė sinagogė ishin mbledhur jehudit duke pritur rabinin qė tė filloj ligjeratėn. Pas pak kohe arriti rabini dhe deshi tė filloj ligjeratėn. Por, papritmas zėri filloi t'i dridhej, gjuha iu shtangua dhe nuk mundi tė flas asnjė fjalė. Mblodhi veten dhe tha:
"Nė mėsin tuaj sot gjindet njė ithtarė i Muhammedit. Nuk mund tė flas ngase ai ka ardhur tė na sprovoj."
Jehuditė e pyetėn: "Si e di qė nė mesin tonė ėshtė njė musliman" Rabini, nė befasinė e atyre qė ishin prezent u pėrgjigj me ajetin Kur'anor:

"Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes" (El Feth, 29)

Kur dėgjuan kėtė, u bė zhurmė e madhe dhe kėrkuan nga rabini t'iu tregoj ku qėndron ai musliman duke kėrkuar leje qė ta mbysin. Nė kėtė rabini tha: "O Muhammedan, pėr hir tė Pejgamberit tėnd eja afėr meje tė bisedojmė. Do t'i parashtroj disa pyetje. Nėse nė tė gjitha do tė pėrgjigjesh saktė dhe ua largon dyshimin nė pejgamberllėkun e Muhammedit (a.s.) ne do ta pranojmė Islamin. Nė tė kundėrten do tė mbesim jehudi, ndėrsa ty do tė mbysim.
Kur i dėgjoi kėto fjalė, Bajazit Bestamiu u ngrit dhe iu afrua rabinit duke i pritur pyetjet e tija.
Rabini e pyeti: "Ēka ėshtė njė e nuk ka dy?
Bistamiu u pėrgjigj: "All-llahu i Madhėrishėm ėshtė njė dhe nuk ka dy.

"Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė" (El Ihlas, 1)

Rabini e pyeti: "Ēfarė janė dy e nuk janė tre?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Ato janė nata e dita-dy shenja tė All-llahut."

"Ne i bėmė natėn dhe ditėn dy fakte (qė dokumentojnė pėr fuqinė Tonė), e shenjėn e natės e shlyem (e errėsuam), e shenjėn e ditės e bėmė tė ndritshme qė tė mund tė angazhoheni pėr shfrytėzimin e begative tė dhuruara nga Zoti juaj, dhe qė tė mėsoni njehėsimin e vjetėve dhe llogaritjen (e kohės). Ne kemi sqaruar ēdo send nė mėnyrė tė hollėsishme". (El-Isrė, 12)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė tre e nuk bėjnė katėr?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė tri errėsirat nė mitrėn e nėnės nė tė cilat krijohet fėmiu.

"Ai u krijoi nė barqet e nėnave tuaja, krijim (etapė) pas krijimit nė tri errėsira." (Ez Zumer, 6)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė katėr e jo pesė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė katėr muajt e (mėdhenj) shenjtė."

"Te All-llahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e All-llahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė." (El Teube, 36)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė pesė e nuk janė gjashtė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė pesė shartet e islamit: shehadeti, namazi, agjerimi, zekati dhe haxhi."

Rabini pyeti: "Ēfarė janė gjashtė e nuk janė shtatė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė gjashtė ditė nė tė cilat u krijuan qiejt dhe Toka"

"Ne krijuam qiejt e tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje." (Kaff, 38)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė shtatė e nuk janė tetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė shtatė qiej qė i krijoi All-llahu."

"Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė. Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjė ēarje?" (El Mulk, 3)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė tetė e nuk janė nėntė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė tetė mėlekėt qė e mbajnė Arshin e All-llahut"

"Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd." (El Hakka, 17)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė nėntė e jo dhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė nėntė shenjat qė iu dhanė Musait a.s. si mėsim pėr Faraonin."

"Ne i patėm dhėnė Musait nėntė argumente (mrekulli) tė qarta." (El-Isrė, 101)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė dhjetė e jo njėmbėdhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė dhjetė netėt nė tė cilat All-llahu betohet."

"Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!" (El Fexhr, 1-2)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė njėmbėdhjetė e jo dymbėdhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė njėmbėdhjetė vėllezėrit e Jusufit a.s."

"(pėrkujto) Kur Jusufi, babait tė vet i tha: "O baba im, unė pashė (nė ėndėrr) njėmbėdhjetė yje dhe diellin e hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde!" (Jusuf, 4)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė dymbėdhjetė e jo trembėdhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė dymbėdhjetė burimet qė dolėn nga bjeshka pėr dymbėdhjetė fise tė popullit tė Musait a.s."

"Dhe (pėrkujtoni) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: "Bjeri gurit me shkopin tėnd", atėherė nga ai gufuan dymbėdhjetė kroje qė secili grup e dinte vendin ku do tė pinte ujė. (U thamė) Hani dhe pini nga begatitė e All-llahut e mos vazhdoni tė jeni ērregullues nė tokė." (El Bekare, 60)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė trembėdhjetė e jo katėrmbėdhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė trembėdhjetė trupat qiellor qė Jusufi a.s. i pa nė ėndėrr duke i bėrė sexhde."

"(pėrkujto) Kur Jusufi, babait tė vet i tha: "O baba im, unė pashė (nė ėndėrr) njėmbėdhjetė yje dhe diellin e hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde!" (Jusuf, 4)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė katėrmbėdhjetė e jo pesėmbėdhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Janė shtatė qiej dhe shtatė toka qė All-llahu i krijoi."

"All-llahu ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa ata." (Et Talakė, 12)

Rabini pyeti: "Ēfarė janė pesėmbėdhjetė e jo gjashtėmbėdhjetė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Ato janė shtatė netė dhe tetė ditė, qė fryma e ftohtė me tė cilat All-llahu i Gjithėfuqishėm e shkatėrroi popullin e Adit."

"Ndėrsa Adi ėshtė shkatėrruar me njė erė tė fortė, tė pakufishme. Atė Ai e lėshoi kundėr tyre shtatė net e tetė ditė rresht, kur shihje njerėzit nė to tė rrėzuar si tė ishin trupa hurmash tė zgavėruara."
(El Hakka, 6-7)

Rabini e pyeti: " Kush janė ata njerėz qė gėnjyen e do tė hyjnė nė Xhennet, dhe kush janė ata njerėz qė folėn tė vėrtetėn e do tė hyjnė nė Xhehennem?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Ata qė gėnjyen por do tė hyjnė nė Xhennet janė vėllezėrit e Jusufit a.s.

"E nė mbrėmje erdhėn duke qarė te baba i tyre.
Thanė: "O baba ynė, ne shkuam tė bėjmė gara, e Jusufin e lamė te teshat tona edhe atė e kishte ngrėnė ujku. Ti nuk do tė na besosh neve, edhe po tė jemi tė vėrtetė!"
E erdhėn (i sollėn) e nė kėmishėn e tij me gjak tė rrejshėm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrėnė ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punėn. Halli im ėshtė: durim i mirė. All-llahu ėshtė nga i cili kėrkohet ndihmė pėr kėtė qė pėrshkruani ju". .(Jusuf, 16-18)

"Mė vonė do tė kėrkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vėrtet, Ai ėshtė qė falė, ėshtė mėshirues.
(Jusuf, 98)

Ndėrsa ata qė folėn tė vėrtetėn, por do tė hyjnė nė Xhehennem janė jehuditė dhe tė krishterėt tė cilėt thanė njėri pėr tjetrin se nuk janė nė rrugė tė vėrtetė."

"Jehuditė thanė se tė krishterėt nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė (nuk kanė fé tė vėrtetė). Edhe tė krishterėt thanė se jehudit nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė, e duke qenė se ata tė dy palėt e lexojnė librin." (El Bekare, 113)

Rabini e pyeti: "Ēfarė kuptimi kanė ajetet 1-4 tė sures Edh Dharijat?"

"Pėr erėrat qė ngrehin dheun dhe e shpėrndajnė. Pėr retė qė e bartin shiun e rėndė. Pėr anijet qė lundrojnė lehtė. Pėr engjėjt qė bėjnė ndarjen e ēėshtjeve." (Edh Dharijat, 1-4)

Bistamiu u pėrgjigj: "Ato qė fryejnė janė erėrat. Ato qė bartin shiun e rėnd janė retė. Ato qė lundrojnė lehtė janė anijet, dhe ato qė bėjnė ndarjen e qėshtjeve janė melekėt e urdhėruar pėr qėshtjet e jetės."

Rabini pyeti: "Kush ėshtė ai varr i cili lėvizė, por lėvizė edhe ai qė ėshtė nė tė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Peshku qė e gėlltiti Junusin a.s."

Rabini pyeti: "Cili ėshtė ai ujė qė nuk ka zbritė as nga qielli e as nga toka?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Ishte uji qė ia dėrgoi Sulejmani a.s. Belkizes."

Rabini pyeti: "Cilėt janė katėr veta pa babė dhe pa nėnė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Hz. Ademi as., Hava, dashi i Ibrahimit a.s. dhe deveja e Salihut a.s.

Rabini pyeti: "Cili ėshtė gjaku i parė qė u derdh nė tokė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Gjaku i Habilit tė cilin e mbyti Kabili."

Rabini e pyeti: "Ēėshtė ajo qė e krijoi All-llahu, pastaj e bleu?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Shpirti i besimtarit"

"All-llahu bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe pasurinė e tyre me xhennet." (Et Teube, 111)

Rabini pyeti: "Cilin zė e krijoi All-llahu e pastaj foli keq pėr tė?"
Bistamiu tha: "Zėri i gomarit"

"Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin tėnd, se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit." (Llukman, 19)

Rabini pyeti: "Cila ėshtė ajo krijesė tė cilėn e krijoi All-llahu dhe nga ajo krijoi frikėn?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Dredhitė e grave."

"E kur e pa ai (burri i saj) kėmishėn e tij tė grisur prapa, tha: "Kjo ėshtė dredhi juaja, vėrtet dredhia juaj ėshtė e madhe!" (Jusuf, 28)

Rabini pyeti: "Ēėshtė ajo qė All-llahu e krijoi e pastaj pėr tė pyeti?"
Bistamiu tha: "Shkopi i Musait a.s.

"O Musa, ē'ėshtė ajo qė e ke nė tė djathtėn tėnde? Ai (Musai) tha: "Ai ėshtė shkopi im."(Ta Ha, 17-18)

Rabini pyeti: "Cili ėshtė muaji dhe nata mė e mirė?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Ramazani dhe Lejletul Kadr"

Rabini pyeti: "Ekziston njė pemė me dymbėdhjetė degė, secila degė i ka tridhjetė gjethe, e secili gjeth ka nga pesė fryte, dy nė Diell e tre nė hije. ēfarė aludon kjo?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Pema paraqet njė vit, degėt dymbėdhjetė muaj, gjethet ditėt e muajit (tridhjetė), ndėrsa pesė frytet janė pesė kohėt e namazit (dy tė ditės dhe tre tė natės)."

Rabini e pyeti: "Cila ėshtė ajo gjė qė bėri tavaf rreth Qabes por nuk ka shpirt?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Ishte anija e Nuhut a.s. e cila pas pėrmbytjes e kishte bėrė tavaf Qaben"

Rabini e pyeti: "Sa kan qenė tė Dėrguar tė All-llahut si resul?"
Bistamiu u pėrgjigj: "All-llahu e di mė sė miri, por ėshtė thėnė se i ka dėrguar 126 000 pejgamber, prej tyre 313 kanė qenė resul."

Rabini e pyeti: "Cilat katėr gjėra kanė prejardhje tė njejtė por shije tė ndryshme?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Sytė, veshėt, goja dhe hunda. Sekretet e tyre janė me shije tė ndryshme."

Rabini e pyeti: "Ēfarė do tė thotė pllatja e gomarit?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Mallkim pėr tatimorėt e padrejtė."

Rabini e pyeti: "Ēfarė do tė thotė lehja e qenit?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Shkatėrrim pėr ata qė dyshojnė nė ekzistimin e Xhehennemit."

Rabini e pyeti: "Ēfarė simbolizon lopa?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Pėrmendjen e All-llahut dhe shenjė se lavdėrimi i takon vetėm Atij."

Rabini e pyeti: "Ēfarė simbolizon deveja?"
Bistamiu u pėrgjigj: "All-llahu na mjafton, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė."

Rabini e pyeti: "Ēfarė simbolizon pauni?"
Bistamiu u pėrgjigj: "All-llahu dashuron pa masė, Ai i cili mbizotėron Arshin.

Rabini e pyeti: "Ēfarė simbolizon zėri i ėmbėl i bilbilit?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Kėshtu tė pastėrtit e pėrkujtojnė All-llahun nė mėngjes dhe mbrėmje."

Rabini e pyeti: "Kujt All-llahu ia dėrgoi shpalljen (vahjin) e nuk ėshtė njeri, as xhin e as melek?"
Bistamiu u pėrgjigj: "Bleta"

"Zoti yt e inspiroi Bletėn."(Nahl, 68)

Pas kėsaj rabini heshti. Bajazit Bistamiu i tha: "Tani, ti mu pėrgjigj mua vetėm nė njė pyetje: Kush ėshtė ēelėsi i Xhennetit?"
Rabini tha: "Nėse tė pėrgjigjem, do tė mė mbysin"
Turma u pėrgjigj: "Nuk do tė bėjmė asgjė, thuaje"
Rabini tha: "Dėgjoni! Qelėsi i Xhennetit janė fjalėt: ESHHEDU EN LA ILAHE IL ALL-LLAH, VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULLAH "Dėshmoj se nuk ka Zot pos All-llahut dhe Muhammedi a.s. ėshtė i Dėrguari i Tij."
Kur dėgjuan kėto fjalė e gj
ithė turma pėrsėriti kėto fjalė duke pranuar Islamin, ndėrsa Bajazit Bistamiu u kthye i kėnaqur nė shtėpi duke falėnderuar All-llahun.



 

 

Prim. Med. Dr. sci. Ali F. Iljazi

 

islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .