www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Letėr nga varri
 

 

 

 

 

Vėllezėr tė dashur!

Tani kur po ju shkruaj, nuk jam mė nė mesin tuaj. Jam larg jush, madje aq larg saqė kurrė, sa tė jeni gjallė, nuk do tė mė arrini. Jam nė varr. Jam kėtu, nė kėtė vend tė ngushtė, ku mė mungon ēdo gjė. Nuk mendoj nė mobilie e orendi, siē ju mund tė mendoni. Jo, mua mė mungojnė gjėra tjera...

Ende mė kujtohen ditėt kur papritmas dhe pa dėshirėn time fillova tė pėrjetoj diē tė pazakonshme. Trupi dhe mendja ime atėherė, edhe pse ende bashkė, megjithatė nuk funksionin si duhej. Shpirti kishte filluar tė kontaktojė me njė botė tjetėr...

Nėse mė lejoni, do t'ua pėrshkruaj krejt kėtė. Ėshtė pak e frikshme por ju patjetėr se do tė kaloni nė njė gjendje tė tillė andaj mua mos mė keqkuptoni, unė dua vetėm t'iu kėshilloj ngase juve tė gjallėve kėshilla ende iu bėn dobi.

Fillova tė kontaktoj me krijesa qė deri atėherė nuk i kisha parė. Mė besoni, as qė kisha paramenduar ndonjėherė krijesa tė tilla. Ishin mysafirė tek unė pėr herė tė parė...Mysafir, por kėta nuk tė vizituakan mė shumė se njė herė. Ishte Meleku i vdekjes me shoqėri...

O Zot! Nga frika harrova ēdo gjė...Mendoja se si do tė dal para Allahut. Tė gjitha planet qė bėra i harrova. Do ta shkruaj kėtė, do ta kryej atė, nesėr jemi atje, muajin e ardhshėm vijmė tek ju...viteve nė vijim pritet tė...Ēka? Dėshtuan tė gjitha.

Tani ishte realitet i ri. Njė jetė tjetėr fillonte. Kishte ardhur koha qė nė provim tė hyjmė pa laps e fletore. Dikush tjetėr kishte mbajtur shėnimet tona. Mė besoni, ishte shumė e pakėndshme kjo befasi, jo pse mysafiret ishin tė pakėndshėm, larg asaj, jo, problemi ishte diku tjetėr. Unė kisha frikė tė dal para Allahut andaj shpresoja ndoshta edhe pak do tė mė japin shans tė kthehem e tė punoj pėr kėtė, qė vėrtetė qenka siē na mėsonin, por kot. Ky takim patjetėr duhej tė ekzekutonte urdhrin e Allahut. Unė duhet tė vdisja. Ashtu edhe ndodhi...

Por, tua them tė drejtėn, nuk ishte lehtė tė vdisje. Shpirti nuk dilte lehtė prej trupit. Mė dukej sikur njė ferrė e madhe ka hyrė nė trup dhe ka depėrtuar nė pjesėn mė tė thellė tė mishit dhe tani kur bėhet gati tė del merr me vete tėrė mishin me forcė dhe vetėm eshtrat mbeten lakuriq. Mė dukej vetja sikur hidhem nga njė kodėr e lartė. Gjuha ime u trashė, zemra ngadalėsoi rrahjet ndėrsa damarėt e gjakut ngushtoheshin nga ēasti nė ēast...U binda se po vdisja.

 O Allah! Si tė pėrmblidhem e ta pėrshkruaj atė ditė qė e kisha parė pėr tė tjerėt por pėr veten time nuk e kisha menduar dot. I shihja tek mėrziteshin njerėzit pėr prindėrit e tė afėrmit e tyre por unė kisha harruar...Tani, i vdekur, shihja veten ndryshe. Mė nuk kisha rrobat e shtrenjta, kollaren, orėn e bukur, e besa as unazėn e martesės...Mė kishin zhveshur nga ēdo gjė. Edhe nga dhoma ime, nga shtrati i bukur ku kaloja netėt u ndava.

Pėrse nuk mė latė aty? Pėrse mė larguat? Ku mė dėrgoni? Ēfarė keni me mua?

Gjithēka e panjohur. Njė makinė ishte ndalur te shtėpia. Po unė kisha makinė. Ē'mė duhej ajo?! Ishte njė makinė transporti por jo pėr tė gjallė...Mė dėrguan nė pastrimoren e kufomave...E dija se diē nuk shkonte mirė...Mė nuk isha nė mesin e tė gjallėve.

Mė pastruan dhe mė pas, me pėrshėndetje pa fjalė, u ndava nga shtėpia. Ehhhh moj shtėpi! Sa mundin e kam harxhuar e sa djersėn e kam derdhur qė tė ndėrtojė ty ndėrsa sot por tė lė!

Njė turmė e madhe njerėzish vinin pas meje. Nuk di si ta pėrshkruaja veten. Mendoja kėshtu e ashtu por unė, nė fakt, isha vetėm njė i vdekur. Destinacioni im ishte xhamia. Xhamia, qė dikur me gėzim shkoja nė tė, madje sonte pas jacisė planifikova tė takohem me shoqėri e tė pimė kafe por...planet ndryshuan. Dikush tjetėr, i madhėruar qoftė, i ndryshoi ato.

Pėrse nuk mė futni brenda? Unė gjithnjė falesha brenda. Pėrse mė lini jashtė? Kuptova se unė mė nuk mund tė falesha. Koha ime kishte kaluar. Tani vetėm duhej tė pėrgatitesha pėr tė marrė notimin nė namazin tim.

Jam falur shumė por frikėsohem shumė. Nuk di se ndonjėherė kur mungoja nė xhami e falesha nė shtėpi a do tė qortohem pėr tė apo jo? Kam dronė se ndonjė namaz nuk do tė mė pranohet ngase djalli shpesh na bėnte mendjen tė kullosė diku larg jashtė namazit...

Iu kėshilloj qė namazit t'i kushtoni rėndėsi!

Nuk vonoi shume kur ja xhemati dolėn. U rreshtuan pas meje por jo pse unė isha imam, jo, jo, mua mė falej namazi. "Vėllezėr, nėse dikujt i ka patur borxh vėllai ynė i vdekur"..."I vdekur"..O Zot, unė vėrtetė paskam vdekur... "Vėllezėr, nėse dikujt i ka patur borxhi vėllai ynė i vdekur, atėherė ose faljani para se t'ia falim xhenazen ose familja le ta kryej borxhin e tij"- thoshte Imami. Tė gjithė, edhe pse unė, falė ndihmės sė Allahut, nuk pata borxhe, vetėm u luten pėr mua. Atėherė hoxha filloi. O Zot! Tek shihje ata njerėz duke u falur, ēliroheshe shumė. Njerėz tė shumtė luteshin pėr mua...

"Vėllezėr, mėshirojeni vėllain tuaj dhe kėrkoni falje tek Allahu pėr tė!"- tha hoxha pasi kreu namazin.

Mė kapėn dhe mbi supe mė bartėn deri tek varrezat. Nga larg shihja njė vend por nuk e kuptoja dot. Unė kisha shtėpi tė bukur, jetoja nė njė lagje me ndėrtesa tė mėdha ndėrsa tash, kėta njerėz, mė dėrgojnė diku qė nuk paska fare ndėrtesa. Kuptova se ata nuk ngriteshin mbi tokė por hapeshin nėn tokė.

Ishin varret... Qetėsi monotone. Askush nuk fliste. Shoqėrinė e sotme, qė pata vendosur tė pija kafe me ta, nuk di se kush do tė ma zėvendėsojė. Ēdo gjė e huaj. Nuk njoh askėnd.

Mė lėshuan nga supet dhe mė vendosėn nė varr. Nuk ishte i gjerė. Sa koprracė paskan qenė familja dhe shoqėria ime e nuk e paskam ditur. As njė shtrat, madje tė thjeshtė, nuk ma paskan sjellur kėtu. Mosmirėnjohės janė ata!- mendova por ēėshtja ishte ndryshe. Kėtu gjėrat e kėsaj bote nuk tė bėjnė punė. Pallatet tuaja, limuzinat, ari, argjendi, bagėtia...nuk bėjnė punė. Kėtu lipset diē tjetėr.

Luteshin pėr mua njerėzit ndėrsa unė, isha falėnderues e mirėnjohės, por ende nuk dija se ēfarė po ndodhė. U ngritėn dhe shkuan. Hej, ndalni mor burra ngase unė asnjėherė vetėm nuk iu kam lėnė! O biri im, tė paktėn ti, ti qė pėr ty shpenzova gjėrat mė tė shtrenjta qė kisha, ti ndalu dhe rri me babanė tėnd, por nuk di se a nuk mė dėgjoi apo nuk deshi tė mė dėgjonte. O filan, por ortakllėkun tonė nė tregti, ditėt qė kaluam bashkė duke kėrkuar njė jetė mė tė lumtur, a i harrove tani? Pėrse mė lini vetėm? Me siguri se as biri im dhe as shoqėria nuk mė dėgjonin, ndryshe ata me mua ishin shumė tė sjellshėm. Shkuan...

Shikova nė tė djathtė asgjė. Nė tė majtė asgjė. Ngushtė saqė fryma gati tė zihej...

Fillova disi tė frikėsohem por frika edhe mė shumė mu shtua kur nga larg shihja diē qė mezi e dalloja. Shikimi im kishte depėrtuar thellė nė kėtė botė dhe shikoja dy veta tek mė afroheshin. Mė besoni nuk i njoha.

"Ne jemi Munkeri dhe Nekiri, melekė special pėr tė tė futur nė provimin e parė"- mė thanė.

Mirė, pranoj- iu thashė. Unė isha i zgjuar nė dynja por nuk dija se zgjuarsia ime do tė mė bėnte dobi...

Mos ke frikė, pyetjet nuk janė tė vėshtira dhe janė, edhe numerikisht, pak- mė qetėsuan.

Mirė- thashė.

Kush ėshtė Zoti yt?- mė pyetėn.

Allahu, Zoti i qiejve dhe tokės- iu pėrgjigja.

Kush ėshtė pejgamberi yt?- mė pyetėn.

Muhammedi, i biri Abdullahut, ai ėshtė pejgamberi im dhe pejgamberi i tėrė njerėzimit- iu pėrgjigja.

Kė ke kible? Kė ke prijes? Kush janė vėllezėrit tu?- mė pyetėn.

Kible e kam Qabene, prijės kam Kur'anin ndėrsa vėllezėr muslimanėt- u pėrgjigja.

Kalova disi...por tregimi nuk mbaron kėtu. Nė varr, edhe pse kalimthi, vėrtetė qenka njė jetė pėrplot peripeci. Llogari dhe pyetje tjera vazhduan...

Pluhurosja e rrobės - qefinit tim dhe dalja e krimbave dhe insekteve tjera nga toka pėr tu ushqyer nga trupi im nuk mė kėnaqen. Por kishte edhe mė keq. Kishte njerėz qė ende pa u lėshuar mirė nė varr krimbat, madje edhe gjarpėrinj tė rrezikshėm, bėheshin gati t'ia copėtonin trupin.

Tash kur je duke e lexuar letrėn time, vėlla dhe motėr, e nė veēanti ti motėr fisnike, ndalo pėr njė ēast dhe shikoje trupin tėnd tė bukur e pastaj vendos pėr tė se kė ka dėshirė ta shoqėrojė nė varr; krimbat e gjarpėrinjtė apo qetėsinė e rehatinė.

Nejse, kjo ėshtė vetėm kėshillė...

Kėtu nė varreza ka njerėz qė dėfrehen e njerėz qė ndėshkohen. Tė rastis, madje shpesh, tė dėgjosh njerėz qė nga gacat e zjarrit bėrtasin shumė. Janė kėta qė nuk falnin namazin me kohė. Njė tjetėr ėshtė i mbėshtjellur me njė gjarpėr, i cili nuk e lėshon dot. Ėshtė ky qė nuk jepte zekatin. Tjetri i lidhur me kėmbė pėrpjetė dhe me gushė tė prerė...Kush ėshtė ky- pyeta nga kureshtja. Ky nuk ishte i kujdesshėm ndaj agjėrimit...

O Allah! A vetėm pėr kėtė gjė kėshtu po u ndėshkuaka.

Njė tjetėr nuk ruhej nga urina, tjetri bartte fjalė, tjetri shpifte, i katėrti vjedhte, i pesti kishte rėnė nė amoralitet...Qė tė gjithė ndėshkoheshin si shkak i mėkateve.

Para se ta pėrmbylli letrėn tim, biri im dhe bija ime, shpesh duke qenė nė varr mė freskohet shpirti. Pyes: Nga vjen kjo freski? Nga fėmijėt e sjellshėm qė le nė dunja- me pėrgjigjen. Andaj, nėse doni qė babait tuaj t'ia shuani dhimbjet e kėsaj jete nė kėto banesa tė ngushta, luteni Allahun shumė pėr mua, ashtu siē iu ka mėsuar Muhammedi, alejhi's selam.

Unė kėtė provim disi e kalova edhe pse shpesh ndijė keqardhje e besa edhe qortohem apo ndėshkohem pėr diē qė kam bėrė e qė  nuk i kam kushtuar vėmendje shumė por derti im ka mbetur provimi final, provimi i radhės para Allahut. Lutuni qė edhe kėtė provim ta kaloj e pastaj sė bashku, me tė gjithė vėllezėrit muslimanė, tė jemi nė Xhennet!

 

 

Me respekt tė thellė nga Berzahu,
Abdullah Abdullahu
Prindi, vėllai dhe dashamiri juaj,

Pėrgatiti: Sedat G. ISLAMI
8-3-2008, e shtunė
Vushtrri, Kosovė

 

 

 

14.03.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .