www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Rrugėtimi me Kur`anin Famėlartė

 

 

 

 

Rrahman FERIZI



Dialog mes udhėtarit dhe taksistit nė veturėn e tė cilit gjendej njė Kur'an!



Udhėtari: Duket se je musliman dhe e donė Kur'anin ?

Taksisti: Po e dua Kuranin, mirėpo e mbajė si bereqet nga taksiratet .

Udhėtari:Çka mendon sikur tė kishe njė gotė mjaltė nė raft a do ta kishe shijuar atė apo do ta mbaje pėr hijeshi?

Taksisti: Po, do ta kisha shijuar atė.

Udhėtari: Inshalla do ta shijojmė pėr disa qaste nektarin e Kur'anit Famėlartė ndoshta do tė jetė udhėtimi mė i lehtė !

Taksisti: Patjetėr, unė me dėshirė do tė dėgjoj

Udhėtari: Thuhet se ēelės i diturisė ėshtė pyetja, prandaj pyet tė lutem ēka tė intereson, kėshtu nė dashtė Zoti, neve do tė tregojmė atė qė e dimė.

Taksisti: ēka ėshtė Kurani ?

Udhėtari: Fjala e All-llahut nė gjuhėn arabe, mrekulli e Pejgamberit a.s, leximi i tė cilit ėshtė adhurim, ndriēues i rrugės se drejtė dhe kushtetutė e jetės sė Myslimanit.

- Dritė e zėmrės,
- Shoqėrues dhe dritė nė varr,
- Ndėrmjetėsim nė ditėn e gjykimit,
- Nder dhe respekt, krenari dhe dinjitet pėr besimtarin,
- Ligj i All-llahut dhe rregull i jetės sė muslimanit,

Pėr kėtė arsye o vėllai im, All-llahu ju ka dhėnė muslimanėve pozitė tė lartė por edhe pėrgjegjėsi tė lartė.
Prandaj kundruall mirėsisė ėshtė pėrgjegjėsia. All-llahu tė ka dhėnė ty o Muhammed dhe popullit tuaj dhe pėr kėtė do tė pyeteni (Kur'an)

Taksisti: Cilat janė obligimet tona ndaj Kur'anit ?

Udhėtari: 1. Ta lexojmė dhe praktikojmė atė. Shokėt e Muhamedit a.s e kanė lexuar Kur'anin dhe e kanė mėsuar leximin e tij me vėmendje.

Taksisti: Po nėse kemi vėshtirėsi gjatė leximit ?

Udhėtari: "Ai i cili lexon me vėshtirėsi ka dyfish sevape, ai qė lexon mirė do tė jetė nė shoqėrim me melekėt qė lexojnė (hadith)


Taksisti: Si tė sillemi gjatė leximit tė Kur'anit?

Udhėtari: Kultura e tė lexuarit tė Kur'anit konsiston nė:

- vendin e pastėr
- fillimi me abdes
- kthimi prej kible
- vendi i qetė dhe,
- lėrja e qetė e lexuesit

"E pa njė njeri Muhamedi a.s duke lexuar Kur'an me nxitim duke mos pasur kohė tė meditoj nė tė, e ndėrpreu atė (duke mos e lėnė tė vazhdoj ashtu leximin)"(hadith)

Taksisti: Po nėse dimė diēka pėrmendėsh a duhet ta pėrsėrisim atė ?

Udhėtari: "Njeriu i cili nuk ka memorizim diēka nga Kur'ani Famlartė i ngjanė gėrmadhės se braktisur" (hadith)

-Memorizimi i Kur'anit ėshtė farz kifaje,
-Memorizimi pėr namaz ėshtė farz hajn,
-Memorizimi pėr thirrėsin ėshtė bagazh nė rrugėn e tij gjatė jetės.

Taksisti: Mė trego disa nga parimet e leximi tė Kuranit ?

Udhėtari: Parimet e mėsimit tė Kuranit konsistojnė ;

1. Nuk mėsohet Kur'ani nga tjetėr pėrveē se nga njeriu kompetent dhe i besueshėm, dinjitoz dhe nė piedestal tė lartė tė praktikės ndaj tij. Preferohet qė gjatė leximit tė konsultohet literaturė nga komentimi i Kuranit Famėlartė me qėllim tė kuptimit, meditimit dhe pėrsiatjes nė madhėshtinė e tij.

2. Pėrsėritja nė namaz. Njė pjesė e Kur'anit tė lexohet ēdo ditė (kjo besimtarit i mundėsohet gjatė praktikimit tė namazit ditor). Mirėpo besimtari nėse donė tė arrin piedestale tė larta nė jetė, duhet qė vazhdimisht tė absorboj energji hyjnore nga Drita e Kuranit Famėlartė, duke u shoqėruar vazhdimisht me tė si me njė mik tė pandashėm. Ashtu siē thuhet se; "Mirėsitė e njerėzve tė mirė janė tė dobėta tek tė thjeshtit dhe adhurimet vullnetare tek tė tjerėt janė obligime tek motivuesit nė jetė (Thirrėsit nė rrugėn e vėrtet)".

3. Namazi i natės. Adhurimi i natės Njeriut i dhuron motiv dhe kurajė nė jetėn e tij, besimtari kur ngritėt natėn nė vetmi me Krijuesin e Tij, duke u lirėsuar nga tė gjitha nuancat e syefaqėsisė tė cilat ndoshta nganjėherė mund ta shoqėrojnė gjatė ditės, duke medituar dhe u lutur pran Mėshirės sė Krijuesit, duke kėrkuar falje pėr lėshimet, gabimet dhe tė metat e tij, duke kėrkuar ndihmė nė udhėkryqet e jetės sė tij, veēohet nga krijesat dhe afrohet tek Krijuesi i Tij ndien praninė e Tij dhe justifikohet me rrėfim ndaj Tij, elemente tė cilat i dhėnė shtytje, motiv dhe inkurajim nė sfidat e jetės. Kėtė adhurim Pejgamberi Muhamed a.s e ka praktikuar gjatė gjithė jetės sė tij, duke i shėrbyer si fortifikatė shpirtėrore ndaj sprovave tė ditės, dhe kėtė shkollė tė edukimit sublim ua ka mėsuar edhe shokėve tė tij, pėr tė cilėt nė fillim ka qen poashtu obligim adhurimi gjatė njė pjese tė natės, pėr tė mbetur mė vonė nė kategorinė e vullnetit tė atyre qė janė tė vazhdueshėm nė vepra tė mira, dhe tė lavdėruar e respektuar te njerėzit. "Sa njeri i mirė ėshtė filani (Abdullah ibn Omeri) sikur tė kryente edhe adhurim gjatė natės "(hadith) Thuhet se kur ka dėgjuar ai pėr kėtė thėnie tė tė Dėrguarit tė Zotit, mė kurrė se ka lėnė namazin e natės .

4. Fshehtėsia e motivit dhe fuqisė sė Njeriut ėshtė lidhja e fort me All-llahun e Lartmadhėruar.

Taksisti: Mė trego tė lutem diēka pėr sevapet e leximit tė Kuranit ?

Udhėtari: Sevapi njė shkronje sjellė 10,20 apo 30 sevape varėsisht prej leximit tė lexuesit, ta llogarisim vetėm "Bismilahi rrahmani rrahim "i ka 19 shkronja x 10 ,20 apo 30-tė? Po tė rrėfej disa raste vėllai im nė Islam, dhashė Zoti tė jenė pėrkujtim i dobishėm: -Ibn Tejjmija ėshtė burgosė, ėshtė e izoluar prej Kur'anit por ka thėnė, Kuranin e kam nė xhoksin tim dhe e kam lexuar me dhjetėra herė nė burg, deri kur ka ndėrruar jetė duke lexuar ajetin " Tė devotshmit janė nė xhenete tė larta dhe tė afėrt tek sunduesi i tyre." - Thuhet se njė besimtar i quajtur Muhamed ka rėnė nė komė mese njė muaj, por asnjė ditė nuk e ka lėnė programin e tij ditor tė leximit tė Kur'anit, dhe nuk ka shkuar asnjė ditė pa pyetur pėr problemet dh gjendjen e shokėve tė tij derisa ka ndėrruar jetė

Taksisti: Po a kemi pėrgjegjėsi pėr fėmijėt t'ua mėsojmė Kuranin dhe sa kemi dobi neve prej leximit tė tyre?

Udhėtari: "Prindėrit e Hafėzit nė Ditėn e Gjykimit gradohen me kurora nė kokė, si shpėrblim pėr hivzin e femiut tė tyre. (hadith)

"All-llahu ka njerėz prej njerėzve! Cilėt janė ata ja Resulullah? Ata janė pjesėtarėt e leximit tė Kur'anit Famėlartė (hadith)

Taksisti: Mėsuesit e Kuranit a kanė dobi nga mėsimi i tė tjerėve?

Udhėtari:
Pėr kėtė prapė po tė sjell njė tregim qė transmetohet nė gjenerata me vėrtetėsi, inshalla kemi dobi dhe pėrkujtim tė mirė prej tij. Ebul-Hasan El Kurdi ishte lexuesi i lexuesve tė Kuranit tė Sirisė, kur ka ndėrruar jetė e kanė pėrcjell gjenazen e tij miliona njerėz. -E ka parė nė ėndėrr nxėnėsi i tij Zejid Ramadani duke i thėnė tė pėrgėzoj o Mėsues se ty tė kanė pėrcjell miliona njerėz. -A po befasohesh me kėtė o nxėnėsi im ?
-Pse? -Me kanė pėrcjell miliona, por a e dini sa mė kanė pritė ? -Po ku je tash o Mėsuesi im ? -Tek Arshi i All-llahut (Xhenetin firdeus)! -Po,... ēka po bėn atje ? -Jam duke lexuar Kur'an !

Taksisti: Po mė intereson tė dijė pak mbi shkollat e Mėsimit tė Kuranit dhe si tė arrij mė lehtė nė mėsimin e kuptimeve mė tė thella tė tij ?

Udhėtari: Po, shkurtimisht se koha me u ndarė na ėshtė afruar, janė disa dijetar eruditė, tė cilėt janė thelluar nė kuptimin dhe komentimin e Kuranit Famėlartė, ato volume tė librave tė tyre sot nga pasuesit e tyre njihen si shkolla dhe metodologji tė qasjes nė kuptimet e Kuranti Famėlartė, ja disa nga shkollat e komentimit; -Shkollat e tefsirit Tradicional, Ibn Kethiri, Taberaniu, tė cilėt janė thelluar dhe kanė hulumtuar mė shumė, dispozitat e fikhut. -Shkolla tjetėr e cila ka manifestuar prizmin e logjikės racionale gjatė komentimit tė Kuranit, shih Rrazuui nė "ēelėsat e fshehtėsisė" . -Xhabėr Ibn Ajan etj thėrrasin myslimanėt tė merren me ajetet qė flasin pėr ligjet e galaktikės dhe universit. -Tefsiri bashkėkohor " Nėn hijen e Kuranit", Sejjid Kutb -Kemi edhe tefsiri linguistik etj..

Taksisti: Cili ėshtė mė i miri?

Udhėtari: Bashkimi i tė gjithave. Kur'ani nuk fol pėr disiplinat veē e veē, por ato mundė tė kuptohen duke i bashkuar kuptimin e ajeteve lidhur me njė ēėshtje. Thuhet se,Kur'ani i ngjanė njė planeti qė shihet nė galaktikėn me yje. "Kur'ani ėshtė kozmos qė flete, kozmosi ėshtė Kur'an qė hesht". Ibn Arabiu

Taksisti: All-llahu tė shpėrbleftė vėllai im, unė pėrkujtova shumė tė mira nga udhėtimi i jonė e shumė tė tjera mėsova tė reja mė thuaj edhe kėtė para se tė ndahemi, si tė kuptoj mė seriozisht vlerėn e Kur'anit Famėlartė, tė lexojė, studioj dhe mėsoj atė me gjithė shpirt?

Udhėtari: Po tė tregoj njė ndodhi vėllai im, ndodhi e cila mė ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė kujtesėn time!
"Ibn shahi ka thėnė se, kamė hyr tek Hamza Ibn Zeja, (lexues i madh i Kur'anit) e kam gjet atė me faqe pėr tokė duke qarė, pse po qanė e pyeta? -Hamza mu pėrgjigj! Kam par nė ėndėrr se erdhi kiameti dhe janė thirr lexuesit e Kur'anit, nė mesin e tyre edhe unė, kam dėgjuar njė fjalė "kush ka punuar me Kuranin le tė vjen " unė jam kthyer mbrapa, mė ka thirr njė melek dhe mė ka thėnė kthehu, jam kthyer mė ka thėnė thuaj tė-Tė pėrgjigjem ty o Zot ! Pastaj kam shkuar deri tė disa lexues qė gumėzhinin si bletėt duke lexuar, mė thanė lexo, unė fillova tė lexoj dhe tė ngritėm nė shkallė tė mermerta prej xhevahiri! Kam filluar tė lexoj suren En -nam derisa arrita nė ajetin e 60-tė ku thuhet "E All-llahu ėshtė mbi robėrit e tij" , atėherė erdhi njė zė "A nuk jam Unė mbi robėrit e mi" po jemi pėrgjigjur! Atėherė kam filluar tė lexoj suren El-araf derisa kam arritur nė ajetin ku duhet tė bie nė sexhde, dhe jam pyetur nga All-llahu kush tė ka mėsuar ty tė lexosh drejt? Filani! Po kush e ka mėsuar filanin? Kėshtu me radhė deri tė Ali Ibn ebu Talibi! E kush e ka mėsuar lexuesin e drejtė tė Aliut? Muhammedi a.s! Po kush e ka mėsuar atė? Xhibrili a.s! Po kush e ka mėsuar xhibrilin tė lexoj drejt? Kėtu thotė Hamza jam ndalur! Thuaj Hamza? Ti o All-llah e ke mėsuar atė! Atėherė mė ėshtė thėnė, Unė jam Mėsues i Kur'anit dhe lexuesit e tij janė afėr Meje. Atėherė Madhėshtia e All-llahut mė ka pėrshkuar me njė nur tė miskut dhe mė tha, kėshtu ėshtė shpėrblimi i atyre qė lexojnė Kur'an dhe e praktikojnė atė. Dhe betohem nė Madhėshtinė Time se nuk do ta djeg zjarri i xhehnemit atė qė e ka lexuar Kuranin, atė vesh qė e ka dėgjuar atė dhe atė zemėr qė e ka mbajtur atė nė vete.

E pse po qanė ti o Hamza kur unė duhet tė qajė e jo t i tha shoqėruesi, duke e parė nė atė gjendje me fytyrė pėr tokė.

Kur u kthye nga taksisti, fytyra e tij kishte marr pamjen e dritares gjatė vjeshtės me shi, rrėke i shkonin lotėt dhe duke e pėrqafuar udhėtarin e panjohur iu drejtua, mė herėt s'tė kam parė nga sot mė je bėrė mė i dashur se Prindi im, tė jam mirėnjohės shumė pėr mėsimin, pėrkujtimin dhe kėshillat, All-llahu na bėftė prej lexuesve, studiueseve dhe shoqėrueseve tė Kuranit nė kėtė dhe Botėn tjetėr, nga sot unë do tė jem njeri tjetėr nė raport me Kuranin, mė dhimbset ajo kohė qė e kam kaluar nė neglizhencė ndaj tij.

 


 

13.01.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .