Nė anėn verilindore tė qytetit tė Medinės sė ndritshme, rrėzė kodrės sė Uhudit, majat e tė cilit ishin skuqur nga rrezet e diellit tė mėngjesit, qėndroja pėrafėrsisht nė tė njėjtin vend nė tė cilin kishte qėndruar pejgamberi ynė i dashur Muhammedi s.a.v.s. para plot 14 shekujve, me rastin e faljes sė namazit tė xhenazeve tė shehidėve tė Uhudit, nė mesin e tyre edhe xhaxhait dhe vėllait tė tij prej qumėshti, h.Hamzes, birit tė Abdul Mutalibit dhe tė nėnės Hali, bijės sė Vehbiut, xhaxhait tė h.Emines, nėnės sė Muahmamedit s.a.v.s. Kėtu, nė kėtė vend, pejgamberi i Zotit Muhammedi s.a.v.s ia ka falur namazin e xhenazes xhaxhait tė tij sė bashku me 70 shehid tjerė - besimtarė heronj, tė cilėt ranė dhe sakrifikuan jetėn e tyre pėr hir tė Islamit.
Kėtu, rrėzė kėsaj kodre historike gjendet varri simbolik i rrethuar me njė rrethojė tė metaltė. Kėtu pushon trupi i h.Hamzes, trim luan, njeriu i cili me rastin e vdekjes sė tij dhe shokėve tė tij, ishte shpallur ajeti Kur'anor: "Ve la tahsebenel-ledhijne ...". "Mos i llogaritni tė vdekur ata tė cilėt u vranė nė rrugėn e All-llahut. Ata janė tė gjallė dhe jetojnė te Zoti i tyre ..."
Edhe vet nuk e di qe sa kohė jam kėtu - sa kamė qėndruar nė kėtė vend. Papritmas ndjeva rrjedhėn e lotėve, edhe pse me vėshtirėsi mė dalin lotėt... E rikujtova historinė e kėtij heroi Islam, i rikujtova ditėt e para tė Islamit..
H.Hamza, ishte dhe ka mbetur personifikimi i trimėrisė, me tė cilin ėshtė personifikuar flijimi i qenies sė tij nė ditėt kur Islamit ajo i duhej - i nevojitej mė sė tepėrmi. Vėshtir ėshtė sot ta pėrshkruash tėrė kontributin e pa kursyer, qė nga konfrontimet e para, mė pas prej Bedrid e gjer te Uhudi. Nė tė gjitha kėto beteja h.Hamza ishte dhe mbeti luftėtari i parė dhe trimi i pa harruar. Po mė kujtohen tė gjitha ato qė kam lexuar. Ishte kjo pėrafėrsisht diku nė fillim tė gjysmės sė dytė tė shek. tė VI h., i ati i h.Hamzes, Abdul Mutalibi, me birin e tij Abdullahun shkon nė Taif, ke familja e Benu Zehre, pėr ta kėrkuar dorėn e Emines pėr djalin e tij, kurse pėr vete kėrkon bijėn e xhaxhait tė saj Halėn, edhe pse atėherė i kishte mbushur tė 70 -tat.
Nga kjo martesė me Halėn, Abdul Mutalibit i lindi djali Hamza, tė cilit i kishte dhėnė gji sikurse edhe Muhammedit s.a.v.s. Suvejba Selmija.
Mu ky i njėjti Hamza, nė ditėt e para tė Islamit, kur pejgamberi Zotit xh.sh. ishte nė situatėn mė tė vėshtirė dhe kur i nevojitej me tepėr se kurrė ndihma dhe pėrkrahja morale, atėherė kur ishin tė pakėt ata tė cilėt e pėrkrahnin, ishte mė i afėrti dhe mė i ēmuari pėr Muhammedin s.a.v.s.
Mė kujtohet njė moment: Ishte kjo nė ditėt e para tė fillimit tė shpalljes sė Kur'anit, Ebu Xhehli, gjersa Muhammedi s.a.v.s. ishte duke u endur nė Safa, nė afėrsi tė Qabesė, i afrohet Profetit tė Zotit xh.sh. dhe e ofendon me fjalėt mė poshtėruese. Muhammedi s.a.v.s. nuk reagon, por prej Safasė shkon nė shtėpi. Nė ndėrkohė, h.Hamza kthehet nga gjuetia dhe nė atė moment Abdullah ibni Xhed - an e lajmėron pėr incidentin. I hidhėruar e i revoltuar tej mase, pse ky pagan qė nuk rrėfehet me gojė, e ka sulmuar nipin e tij, h.Hamza del pėr ta kėrkuar dhe e gjen nė afėrsi tė Qabesė, duke ndenjur me disa nga paria e fisit Kurejsh. -A ti fyen Muhammedin dhe fenė e tij, pjesėtarė i sė cilės jam edhe vet, i kishte thėnė h.Hamza, - iu hap me atė mbrojtėsen e vet dhe e goditi nė fytyrė duke i shkaktuar plagė.
Ishte ky njė veprim pėr tė cilin, kur mushrikėt, mė vonė donin t'i shkaktonin ndonjė pakėnaqėsi Muhammedit s.a.v.s. muslimanėve dhe Islamit, duhej tė llogarisnin dhe ta pėrkujtonin...
Ky shehid i madh, para varrit tė tė cilit jam duke qėndruar, ndėrroi jetė nė rrethana shumė tė ēuditshme. Mu pėr kėtė ky trim i shquar Islam, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė Islame. Me fjalė tjera, gjersa ishte duke u zhvilluar lufta e hidhur nė Uhud, dhe gjersa h.Hamza me dy shpata nė tė dyja duart, njėrėn nė tė djathtėn kurse tjetrėn nė tė majtėn, i hapte vetit rrugėn, ndėrsa Vahshiu, rob - tė cilit Hindi vajza e Utbe bin Rebie, ia kishte premtuar lirinė nėse e mbytė h.Hamzėn, sepse ky nė luftėn e Bedrit ia kishte mbytur babanė, xhaxhanė dhe vėllanė e saj, e pėrcillte h.Hamzėn dhe e priste momentin e volitshėm. Pa pritur h.Hamzės i rrėshqet kėmba dhe bie - rrėzohet, dhe me atė rast iu kishte hapur mburoja dhe iu kishte zbuluar barku. Nė atė moment Vahshiu, cili ishte shenjėtar i shkėlqyeshėm, e drejton shigjetėn e tij drejtė trupit tė h.Hamzės. Goditja ishte precize dhe qėlluar - e saktė. Shigjeta e goditi h.Hamzėn, duke ia pėrshkuar barkun dhe depėrtoi nė anėn tjetėr tė trupit. Kur Vahshiu u sigurua se h.Hamza dha shpirt, iu afrua, ia shkuli shtizėn dhe shkoi pėr ta lajmėruar Hindin, pėr vdekjen e h.Hamzės. Hindi, bashkėpunėtorja e ngushtė e Ebu Xhehlit, e ushqyer me urrejtjen shtazarake kundėr Islamit dhe h.Hamzės, iu ofrua trupit tė shehidit dhe e masakroi:
-duke ia prerė hundėn, veshtė, e mė pas ia hapi gjoksin, ia nxori mėlēinė e zezė dhe filloi ta kafshoi e ta hajė si egėrsirė.. Veprim ky, i cili nė mesin e paganėve tė egėr konsiderohej akt i pėrbuzur, sepse bashkėshorti i Hindit, armiku i atėhershėm i Islamit Ebu Sufjani, kishte deklaruar se unė nuk e kamė urdhėruar kėtė dhe e urrejė kėtė qė e ka bėrė Hindi.
Pėrfundoi lufta dhe Muhammedi s.a.v.s. vjen nė fushėbetejė pėr ta kėrkuar xhaxhanė e tij. Kur e pa ashtu tė masakruar, i erdhi shumė rėndė dhe nė atė moment e shprehu mllefin e tij historik: "All-llahu tė mėshiroftė o xhaxhai im, i ke dashur tė afėrmit e tu dhe u ke ndihmuar tė varfėrve dhe shtoi: "Nėse All-llahu ma mundėson qė "ata" t'i shti nė dorė, pasha All-llahun do t'i masakroj 70 pėr ty o xhaxhai im". Si pėrgjigje nė kėtė urrejtje dhe kėrcėnim i erdhi nga All-llahu xh.sh.ajeti: "Kur tė dėnoni, dėnoni ashtu sikurse ju jeni dėnuar, e nėse bėni durim, kjo ėshtėzgjidhja mė e mirė"
Pastaj muslimanėt nė krye me Muhammedin s.a.v.s. ua kanė falur namazin e xhenazes tė gjithė shehidėve tė Uhudit sė bashku dhe u kthyen nė Medine, tė pėrforcuar me imanin e tyre, tė vazhdojnė mė tutje rrugėn prej aty ku e kishte lėnė h.Hamza dhe qė shembulli i tij i trimėrisė dhe i sakrificės pėr Islamin, tė mbetet i shenjt dhe pasqyrė se si duhet sakrifikuar - flijuar pėr ēėshtjen e pėrgjithshme.
Kjo ėshtė njė shkėputje - shkoqitje e vogėl prej kujtesės sime nga shiriti filmik pėr kėtė trim luan, ku pėr shkak tė cilit, po ashtu edhe shokėve tė tij ėshtė shpallur ajeti Kur'anor: " Mos i llogaritni tė vdekur, ata tė cilėt dhanė jetėn e tyre nė rrugėn e All-llahut".
Shokėt e mi haxhinj, qė kėtė vit ishim sė bashku, mė thirrėn qė tė hipim nė autobus dhe tė vazhdojmė me vizitėn e vendeve tjera tė shenjta - tė rėndėsishme, tė lidhura me historinė Islame nė rrethinėn e Medinės, kurse para syve tė mi ende qėndronte h.Hamza duke u vėrsulur me shpatat e tij. Ndoshta asnjėherė nė jetėn time nuk kamė lexuar Fatihanė me tė ngrohtė - mė me zemėr.
H.Hfz.Muhamrrem Ljevakoviq
GLASNIK BiH nr.4-5-6 v.1968
Pėrktheu dhe pėrshtati
Esat.Rexha,
01.02.2008 islamgjakova.net