Mbulesa (hixhabi) tek motrat (besimtare) muslimane!

All-llahu bëri mbulesën titull nderi duke thënë: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vejnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. "

Mbulesa (hixhabi) është pastërti e zemrës

E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkoni pas perdes, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre."(ahzab 23)


Mbulese është respekt ndaj Zotit

"O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë
argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. "(araf 26)


Mbulesa është besim

Allahu nuk u është drejtuar me urdhrin e Tij për mbulesë jobesimtareve, por besimtareve. Ai thotë:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thotë 'dhe grave te besimtareve".


Mbulesa është për ata qe turpërohen

"Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi"(hadith)
"Turpi është prej imanit (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)


Hixhabi akt i bindjes

Hixhabi është një akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (Kur'an, 33:36)

Po ashtu ne Kur'an Allahu thotë: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra). Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." (Kur'an, 24:31)


Hixhabi është Modesti

Allahu (swt) thotë ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an, 33:59)
Thotë Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. (Kur'an, 7:26)
Hixhabi eshte Simbol i Islamit

Një nga parimet themelore të Islamit është se besimi është një mesazh, deklaratë apo komunikim me anë të gjuhës, një besim në zemër, i cili manifestohet në çdo pjesë të trupit. Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, me siguri do të vendosë të manifestojë besimin e saj edhe në veshje për t'u dalluar nga jo-besimtarët.


Rruga për tek Hixhabi

Hixhabi nuk është diçka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por, është një urdhër nga Allahu (swt), e sqarimet për te janë dhënë në Kur'an si dhe në Sunetin e Profetit Muhammed (a.s) për t'i dhënë gruas mbrojtje dhe siguri.

Rruga për tek Hixhabi përshkon këto 3 hapa:
Nijeti (apo qëllimi) është hapi i parë. Veshja e Hixhabit është përmbushje e një prej urdhrave të Allahut, prandaj mund të klasifikohet si një akt adhurimi. Hixhabi duhet të vishet vetëm e vetëm që të jesh në përputhje me urdhrin e Allahut (swt) duke kërkuar kënaqësinë e Tij.
Dituria është hapi i dytë. Imam Bukhari, dijetar i madh për Hadithin, ka thënë: "Dituria duhet t'i paraprijë çdo veprimi apo thënieje". Prandaj motra muslimane duhet të kërkojë dituri për çështjen e Hixhabit në Kur'an, Sunetin e Profetit dhe në literaturën islame që të jetë sa më e qartë dhe e sigurt vetë.
Dashuria është hapi i tretë. Një nga shenjat e besimit të vërtetë është ta bësh adhurimin me dashuri. Dashuria për Hixhabin që ka qenë tek brezat e parë të grave muslimane duket sikur është dobësuar pak në zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzën e Profetit, se "Cila është gjëja më e dashur për një grua besimtare?", ajo iu përgjigj "Të mos shikoje e të mos e shoh asnjë burrë të huaj". Çfarë ndodhi me këtë dashuri për modestinë? Që të kthejmë dashurinë për Hixhabin në zemrat e grave muslimane, gruaja muslimane, duhet të largojë nga zemrat sëmundjen sipas të cilës Hixhabi i bën inferiore dhe i kufizon jetën. Hixhabi i gruas muslimane është e drejta e saj dhe nderi i saj që ia ka dhënë Allahu, Zot i të gjithë botërave. Është drita e saj që e dallon motrën muslimane nga errësira e jobesimtarëve.