Qeveria zvicerane kundër ndalimit të nikabit

Ndalimi i mbulimit të plotë do të sprapsë turistët dhe "nuk do të ndihmojë grupe të caktuara të grave", tha qeveria para referendumit të 7 marsit.

Qeveria Zvicerane të martën rekomandoi votuesit që në referendumin e 7 marsit të refuzojnë propozimin për ndalimin e bartjes së burkës dhe nikabit nga disa gra muslimane duke thënë se një vendim i tillë do të dëmtojë turizmin.
Sipas sistemit zviceran për demokraci të drejtpërdrejtë, çdo propozim për ndryshim të Kushtetutës shkon në votim popullor nëse mbështetësit mbledhin më shumë se 100,000 nënshkrime, raporton Reuters.
Në vitin 2009, votuesit zviceranë mbështetën një propozim për ndalimin e ndërtimit të minareve të reja.
Kantone zvicerane Gallen dhe Ticino tashmë kanë ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës, por qeveria zvicerane konsideron se zbatimi kushtetues për ndalim në gjithë vendin është ide e keqe.
Shumë pak njerëz në Zvicër vendosin mbulesë të plotë të fytyrës. Ndalimi i saj në nivel kombëtar do ta minonte sovranitetin e kantoneve, do ta dëmtonte turizmin dhe do të ishte i padobishëm për grupe të caktuara të grave, thuhet në deklaratën e qeverisë zvicerane.
Më tej, në deklaratë thuhet se shumica e grave që përdorin mbulesë të plotë të fytyrës janë turiste dhe qëndrojnë për një kohë të shkurtër në shtetin helvetik, thuhet më tej në deklaratë.
Montreux dhe destinaciont tjera përreth Liqenit të Gjenevës, si dhe Interlaken në Zvicrën qendrore, tradicionalisht kanë tërhequr turistë myslimanë, kryesisht nga vendet e pasura të Gjirit Arab.
Propozimi zviceran gjithashtu ndalon detyrimin e dikujt që të mbulojë plotësisht fytyrën e tij bazuar në gjini.
Myslimanët përbëjnë rreth pesë përqind të 8.6 milion banorëve të Zvicrës, tregojnë statistikat zyrtare.
Qeveria Zvicerane ka bërë një kundër-propozim për të ndaluar mbulimin e plotë, i cili do të hynte në fuqi nëse votuesit refuzojnë propozimin fillestar më 7 mars.
Sipas këtij kundër-propozimi, gratë që mbulojnë plotësisht fytyrën do të duhet të tregojnë fytyrën e tyre në rast nevoje për identifikim në zyrat administrative ose transportin publik.
Kur bëhet fjalë për Evropën, Franca dhe Danimarka kanë ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë ramazani në qytetin tonë