Në Gjakovë festohet Kurban Bajrami


Sot në orët e para të mëngjesit u hapën dyert e xhamive të qytetit dhe të fshatrave të Komunës së Gjakovës për t’i pritur besimtarët në faljen e namazit të sabahut dhe atë të Kurban Bajramit

Imamët përmes ligjeratave iu drejtuan besimtarëve me mesazhin e kësaj feste madhështore, duke apeluar tek ata që t’i shfrytëzojnë këto ditë për të ndihmuar njeri tjetrin, të jen më bujar dhe më solidar.

Ata ua përkujtuan edhe njëherë besimtarëve historinë, vlerat, qëllimin dhe porositë e kësaj feste të sakrificës, bujarisë, tolerancës dhe unitetit.

Sot, në ditën e Kurban-Bajramit, në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjakovë për të uruar Kryetarin Myrta dhe gjithë myslimanët për këtë festë, qenë në vizitë kryetarja e partisë Alternativa, zonj. Mimoza Kusari-Lila, kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë në Gjakovë, z. Bahri Bokshi, kryetari i degës së Partisë Nisma Social-Demokrate në Gjakovë, z. Fazli Hoxhaj, kryetari i Shoqates së Intelektualëve të Gjakovës “Jakova”, z. Ruzhdi Sefa, kryetari i Komunës së Gjakovës dhe njëherit kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, z. Ardian Gjini, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, z. Hajdar Beqa dhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, z. Agon Batusha.