Në Gjakovë besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit


Në mëngjesin e sotëm, në xhamitë e komunës së Gjakovës u mblodhën besimtarë të shumtë për të marr pjesë në të dyja lutjet e mëngjesit, në faljen e namazit të sabahut dhe të bajramit.


Përmes  ligjëratës dhe hutbes, imamët përçuan te besimtarët mesazhin e festes së Fiter Bajramit, ku mes tjerash theksuan se Fitër Bajrami është ditë e festimit, gëzimit, mirëkuptimit, tolerancës dhe solidaritetit, si dhe u luten për më shumë paqe shoqërore, shëndet, mirëqenie dhe harmoni mes njerëzve të shoqërisë sonë.


Edhe këtë vit, në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit morën pjesë një numër i madh i xhematit.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme