Shoqëria islame dhe globalizmi

 


Ndikimi i globalizmit në religjion është shfaqur si sfida më e madhe e religjioneve ne pergjithësl dhe e Islamit në veçanti.(1)


Ç'është Globalizmi


Globalizmi është një term perfaqesues per një seri komplekse të ndryshimeve ekonomike, sociale, teknologjike, kulturore dhe politike, që vërehen në ndërvarësinë (interdependence), integrimin dhe ndërveprimin (interaction) gjithnjë në rritje midis popujve dhe kompanive në vende të ndryshme të globit, botës.(2)
Realisht, globalizimi paraqet kompleks të më shumë proceseve dhe do të ishte jo i kompletuar mendimi se ky fenomen paraqet lidhje të një numri të vogël procesesh, madje qofshin edhe procese me dimensione të mëdha. Globalizimi në vete përmban gravitacion të gjithanshëm dhe kështu si i tillë ndikon në të gjitha poret e jetës, duke përfshirë edhe mënyrën e të menduarit, të vepruarit dhe të funksionimit të formave lokale, organizimit dhe funksionimit të bashkësive të ndryshme, kombeve, familjeve, grupeve, por edhe të vetë shteteve. Ai drejtpërdrejt ndikon edhe në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit te njerëzit e kulturave të ndryshme.(3)
Një definicion më i thjeshtë dhe më i kuptueshëm për globalizmin është "Globalizëm quajmë atë proces që thyen kufijtë e vendeve dhe lidh botën së bashku". Në një botë të tillë edhe problemet bëhen globale.(4)


Ndikimi i globalizimit në shoqërinë islame


Duke u nisur nga mendimet e analistëve, sidomos ekonomistëve globalizimi paraqitet si proces që shpie drejt integrimit më të madh të popujve në ekonomi, financa dhe në shumë fusha tjera. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë: rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë dhe deindustrializimi.
Në shumë debate për këtë çështje, globalizimi ekonomik tregohet njëkohësisht si fuqi konvergjente dhe divergjente, përkatësisht si proces i cili shpie drejt bashkimit të ekonomisë botërore, por edhe si proces i cili thellon hendekun ndërmjet pjesës së zhvilluar dhe asaj të pazhvilluar të botës. Ndërkaq, për secilën prej tezave ka argumente bindëse. Në një spektër të tillë të qëndrimeve, hipotezave dhe argumenteve, e vërteta për globalizimin duhet kërkuar në analiza parimore dhe objektive të ngjarjeve dhe të ndodhive reale.(6)
Në planin ekonomik, shoqëritë islame (shtetet arabe dhe islame) kanë mbetur shumë prapa nga shoqëritë perëndimore (shtetet e Perëndimit), të cilat e kanë shtrirë ndikimin e tyre me anë të kompanive dhe korporatave të mëdha dhe faktikisht kanë në dorë pothuajse tërë ekonominë e vendeve islame. Ekonomia e tyre kryesisht është e varur nga teknologjia e Perëndimit, prandaj edhe me gjithë pasuritë e mëdha nëntokësore, siç janë nafta dhe gazi natyror, që i zotërojnë shtetet arabe dhe islame, ato i shfrytëzojnë shumë pak këto begati. Borxhet e tyre të jashtme ndaj Perëndimit arrijnë shuma marramendëse dhe fatkeqësisht në horizont nuk shihet ndonjë shkëndijë shprese për ditë më të mira.(7)


Ndikimi i globalizimit në kulturën islame


Globalizimi ka shkaktuar sfida të mëdha e të gjera sa i përket kulturës islame, qoftë në nivelin fillestar apo përfundimtar, qoftë në atë të mjeteve, veglave e metodave. Na pëlqen ose jo, kombet dhe shoqëritë islame vuajnë në shkallë të gjerë nga penetrimi kulturor dhe sikur ky penetrim të ishte vetëm kulturor do të kishim mundur ta kufizonim dhe t'i kontrollonim format e tij, "mirëpo këtu kemi një depërtim propagandistik të kulturores dhe kjo do të këtë një ndikim të fuqishëm mbi mendimet e gjeneratës së ardhshme" dhe ne nuk pajtohemi me ata intelektualë të cilët e promovojnë tezën se: "globalizimi është një fat i paracaktuar dhe i pashmangshëm".(8) Atëherë si është e mundur që shoqëria islame (Bota Islame) t'u nënshtrohet efekteve negative të globalizmit kulturor, duke pasur parasysh gjendjen e saj jo të mirë ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, shkencore dhe mediatike? Kjo shoqëri si mund të përballet me kërcënimet e globalizmit, t'u rezistojë ndikimeve të tij si dhe të kapërcejë presionet e saj”(9)
Situata aktuale e shoqërisë islame (Botës Islame) është e përshtatshme për depërtimin e efekteve të dëmshme nga globalizimi kulturor, pasi kapacitetet imunitare të botës islame nuk janë aq të forta sa për ta mbrojtur atë nga pasojat shkatërruese të këtij fenomeni global që nuk njeh kufij, si dhe shkatërron të gjitha barrierat. Trashëgimia historike islame e cila është e përbërë nga besimi, kultura dhe vlerat civilizuese islame nuk do të këtë mundësi që të përballet me globalizimin kulturor për aq kohë sa kushtet aktuale të shoqërisë islame (Botës Islame) të mbeten për t'u përmisuar nga vetë popullsia (umeti). Nuk është turp për ta pranuar këtë realitet, sepse fshehja e kësaj gjendjeje përfaqëson një kërcënim për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë islame (Botës Islame), si dhe shton kompleksitetin e krizës që janë duke e përjetuar shumica e vendeve islame në fushën e politikes, ekonomisë, sociale, kulturore dhe shkencore.(10)
Është fakt i pamohueshëm se kultura perëndimore falë masmedieve, internetit dhe kanaleve televizive satelitore ka filluar të depërtojë me të madhe në mesin e popullatës islame, duke bërë kështu shpëlarjen e trurit të rinisë islame. Kjo rini tashmë duket e hutuar dhe para shumë dilemave: A të imitojë Perëndimin "liberal", i cili ofron jetë më të lirë e më të shfrenuar, apo t'u qëndrojë besnik mesrrneve tradicionale dhe morale të Islamit?!!(11)
Me gjithë faktin se Islami me seriozitetin e sinqertë është kundër globalizimit kapitalist, shoqërisë islame (Botës Islame) ende nuk ka mundur të ndërtojë një projekt bashkëkohor mbi bazat e porosisë së tij universale. Emëruesi i përbashkët dhe takuesi i vetëm i popujve myslimanë është qëndrimi në pozicionin e kundërshtuesit të një globalizimi të këtillë për shkak të tendencave të tij kundër vlerave islame.(12)


Ndikimi i globalizimit në identitetin dhe fenë islame


Vetëperceptimi i individit që është prototip i qytetërimit islam është rezultat i një ndryshimi rrënjësor të mbështetur në monoteizmin islam (tevhid), sipas të cilit riformësohen përfytyrimet në lidhje me Allahun (xh.sh.), njeriun dhe natyrën. Koncepcioni kuranor, i cili e vë në korniza të reja relacionin midis Krijuesit, të Cilin e konsideron për burim të ekzistencës dhe natyrës, e cila përbën themelin vendor - hapësinor të kësaj ekzistence, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar si mbi vetëdijen individuale ashtu edhe mbi institucionalizimin shoqëror që mbështetet në relacionin njeriu - njeriu.(13)
Futja e sistemit politiko - ushtarak, ekonomiko - social, arsimor - edukativ perëndimor në shoqërinë islame (Botën Islame) solli shqetësime, por edhe konceptime heterogjene brenda në shoqërinë islame (Botën Islame). Këtë dukuri intelektuali Muhamed Asad e sheh si "rrezikun më të madh për ekzistencën" dhe "për ringjalljen e sërishme të qytetërimit islam", e njëkohësisht e sheh edhe si përkrahje të sloganit perëndimor se "Islami është forcë e harxhuar".(14)
Shoqëritë e pazhvilluara dhe ekonomikisht të dobëta nuk mund t'u rezistojnë presioneve kulturore dhe joshjes së madhe të globalizimit kulturor për të ruajtur pastërtinë e identiteteve të tyre, si dhe pastërtinë e specifikat e tyre.(15)
S'ka dyshim se rreziku më i madh për shoqërinë islame (Botën Islame) vjen nga ky segment. Shoqëria islame (Bota Islame), e cila prej kohësh e ka tejkaluar shifrën një miliard, kurrë nuk ka qenë në rrezik më të madh se sot për të humbur identitetin e vet fetar. Krejt kjo falë injorancës së myslimanëve, të cilët as që janë duke e marrë parasysh rrezikun që po u qëndron mbi kokë, si një shpatë e mprehtë.(16)


Ndikimi i globalizimit në mënyrën e të menduarit


Qytetërimi perëndimor, i cili veten e vë në qendër të kohës dhe në skajin e parë për determinimin e së ardhmes, në saje të vetëdijes së historisë që e ka zhvilluar, në mendjen e individëve të qytetërimeve tjera e mbjell tezën se ai vetë është qytetërimi i vetëm që i rrethon dhe përfshin edhe të kaluarën edhe të ardhmen. Paradigma pedagogjike e përhapur në përmasa botërore dhe librat shkollorë si mjete të kësaj paradigme, bëjnë të mundshme që iluzioni i tillë egocentrist, që identifikohet me qytetërimin perëndimor, të pëlqehet dhe të admirohet nga njerëzit sikur të ishte një e drejtë ose e vërtetë absolute.(17)
Shfaqja e rinisë islame në peizazhin perëndimor ka prodhuar një qëndrim të ri dhe problematik. Larg prej vendeve të tyre të origjinës, si myslimanë në një vend jornys-liman, për më tepër në një vend të industrializuar, këta adoleshentë, studentë dhe të moshuar shprehin dëshirë të fortë për të qenë myslimanë dhe nevojën e thellë për përgjigje dhe rregulla të kthjellëta islame. Për shkak të sfondit të tyre nuk kanë marrë arsim fetar zyrtar e as që e flasin arabishten, ata kanë formuar bindjen se nuk mund t'i kontribuojnë përpunimit të identitetit mysliman në Evropë, duke menduar gabimisht se përgjigjja e vetme e përshtatshme është ajo ilegale dhe se vetëm fikhu mund t'i zgjidhë të gjitha problemet e tyre.(18)
Valët misionarike, të mbështjella nën petkun e humanizmit kanë filluar të depërtojnë pothuajse në çdo familje islame, zakonisht nëpërmjet medieve, shtypit dhe arsimimit. Qëllimi i tyre dihet: largimi i të rinjve myslimanë nga feja dhe identiteti i tyre fetar dhe mbjellja e ideve të një universalizmi të rrejshëm fetar në nivel botëror, ku feja konsiderohet si një ndjenjë thjesht vetëm shpirtërore e jo edhe sistem jetese. Deri më sot kjo propagandë fetare, mjerisht sapo ka filluar të korrë rezultatet e para.(19)


Përfundim


Dimensioni shoqëror i globalizimit ka qenë thelbësor në formësimin e jetës ekonomike dhe të asaj politike të qytetarëve në mbarë botën. Në të njëjtën mënyrë, globalizimi në vetvete është formuar nga ana e tij, në mjedise të ndryshme sociale - politike dhe kulturore.
Ndikimi i globalizmit në religjion është shfaqur si sfida më e madhe e religjioneve në përgjithësi dhe e Islamit në veçanti. Në kohët moderne ndikimi i globalizimit vërehet edhe në shoqërinë islame, duke pësuar ndryshime të theksuara shoqërore, ekonomike, kulturore, në mënyrën e të menduarit, të vepruarit etj. Këto ndryshime rezultuan në mënyrë pozitive dhe në atë negative për gjithë popujt e botës islame.



__________________
1. Asghar Ali Engineer, Islami, Globalizmi dhe Sfidat, Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE (http://drejtesia.blogspot. com/2008/05/islami-globalizmi-dhe-sfidat. html) shikuar më: 21.08.2015.
2. Mr. Rejhan Neziri, GLOBALIZIMI, (http.//www.el-hikmeh.net/14/filesl globalizimi_-_mr._ rejhan_neziri.pdf) shikuar më: 21.08.2015.
3. Dr. Mersel BILALLI, PROCESET GLOBALISTE NË BOTË, Revista VEPRA nr. 99, f. 5 (http://www.furkan.com.mkl/VEPRA%2099.pdf) shikuar më: 21.08.2015.
4. Leiv Mjeldheim, Solvi Lillejord, Erik Solvbergr, SPEKTRI, Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë 2006, f. 172.
5. Dr. Skender Berisha, Globalizimi - proces i pashmangshëm, f. 92, (http://www.scribd.com/doc/12982581/Procesi-i-Globalizimit#scribd) shikuar më: 21 .08.2015.
6. Po aty, f. 93
7. SABRI BAJGORA, Globalizmi dhe Universalizmi Islam, "Integrimi shqiptarëve në Evropë f. 80, (http://www.forumimusliman.org/simpoziumi. pdf) shikuar më: 22.08.2015.
8. Dr. Halef Muhammed el-Xherrad, Islami dhe sfidat e globalizimit, Nga arabishtja: Mr. Rejhan Neziri, (http://www.el-hikmeh.net/14/files/islami_dhe_sfidat_e_globalizimic - _dr._ halef_muhammed_el_xherrad.pdf) shikuar më: 22.08.2015.
9. Dr. Abdulaziz Othman Altwaijri, Globalization and the cultural life in the Islamic World (HTTP://WWW. FUTUREISLAM.COM/20051101/ INSIGHT/A_OTHMAN_ALTWAIJRII GLOBALIZATION_AND_ THE CULTURAL_LIFE.ASP) shikuar më: 22.08.2015.
10. Po aty.
11) SABRI BAJGORA, Globalizmi dhe Universalizmi Islam, "Integrimi i shqiptarëve në Evropë ... f. 82, shikuar më: 22.08.2015.
12. Dr. Halef Muhammed el-Xherrad, Islami dhe sfidat e globalizimit ... , shikuar më: 22.08.2015.
13. Ahmet Davutogllu, Vetëperceprimet e qytetërimeve, f. 36, (http://www.dielli.net/pdf/ese/VetperceptimetQyteterimeve. pdf), shikuar më: 02.09.2015.
14. NEXHAT IBRAHIMI, E ndryshueshmja dhe e pandryshueshmja në Islam përballë sfidave europerëndimore, Globalizmi dhe Universalizmi Islam, "Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim" Forumi Musliman i Shqipërisë, Kavajë shkurt 2008, f. 17 (http://www.forumimusliman.org/simpoziumi.pdf) shikuar më: 10.08.2015.
15. Dr. Abdulaziz Othman Altwaijri, op.cit., shikuar më: 22.08.2015.
16. Sabri Bajgora, Globalizmi dhe Universalizmi Islam, "Integrimi i shqiptarëve në Evropë f. 82, shikuar më: 22.08.2015.
17. Ahmet Davutogllu, Vetëperceptimet e qyretërimeve, ... f. 27, shikuar më: 02.09.2015.
18. Mr. Rexhep Suma, Globalizmi i identitetit, EDUKATA ISLAME, Revistë shkencore, kulturore islame tremujore, 107/2014, Prishtinë 2014, f. 219.
19. Sabri Bajgora, Globalizmi dhe Universalizmi Islam, "Integrimi i shqiptarëve në Evropë ... f. 82, shikuar më: 02.09.2015.


 



M.sc. Artan S. Mehmeti
Dituria Islame 357