Xhamia e lagjes Mulla Jusuf

Kjo xhami është ndërtuar nga tre familje të një gjaku: nga familja e Mullahasanëve, Mullashabanëve dhe Mullamuslive në vitin 1854.

Xhamia për nga madhësia dhe për nga bukuria vjen menjëherë pas xhamisë së Hadumit. Ka një minare të bukur prej guri të skalitur dhe të rradhitur shumë bukur. Në hyrje ka dy dhoma të vogla, të cilat siç duket janë ndërtuar më vonë, ndërsa në oborr gjendet kroi me ujë të ftohtë të Çabratit. Kjo xhami, falë Zotit, përballoi mynxyrat e kohës dhe nuk u mbyll kurrë. Renovimi i derës së hyrjes është bërë nga Bashkësia Islame si dhe nga brenda shadravanin. Renovimi është bërë në Korrik 2004.


Artikulli radhës
Xhamia e Hadumit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë