Preshevë: Nxënësja me shami pa paragjykime vijon mësimin

Arife Sadiku, nxënëse e vitit të katërt në Shkollën e Mesme Teknike drejtimi i mjekësisë në Preshevë nuk ndihet e diskriminuar dhe nuk ka paragjykime për të, pasi ka pak muaj që ka vendosur mbulesën e kokës

Drejtori i kësaj shkolle vlerësoi lartë përkushtimin e saj në mësim dhe pretendimet që ajo ka për një të ardhme të mirë, pavarësisht mbulesës që ka.
Arife Sadiku, nxënëse e vitit të katërt në Shkollën e Mesme Teknike Presheva drejtimi i mjekësisë, ka pak muaj që ka vendosur të jetë një vajzë me mbulesë. Ajo, me përkrahjen e rrethit ku jeton, ndjehet e lumtur që ka realizuar dëshirën e saj që kishte qysh nga fëmijëria, që një ditë të kryej këtë obligim fetar.
Për shoqet e saja, Arifja do të mbetet një vajzë unike dhe shembull për të gjitha vajzat e kësaj shkolle.
Arifja edhe më tej vazhdon dëshirën e saj për shkollë, e qetë dhe me plane të saj për të ardhmen ajo mendon të jetë një studente e suksesshme në fakultetin që do të zgjedhë.
Drejtori i Sh.M. Teknike Presheva në Preshevë, Telat Arifi, përkrahë vendimin e Arifes që tani më ajo ka marrë. Ai vlerësoi lartë përkushtimin e saj në mësim, dhe pretendimet që ajo ka për një të ardhme të mirë.
Për Arifen mbulesa për këtë besim është respekt ndaj Zotit, është titull nderi për të gjithë ato vajza që vendosin të jetojnë të veshura në këtë mënyrë. /presheva.tv/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)