Arkitektët shqiptarët që projektuan xhamitë me famë botërore

Mimar Sinani (1490 – 1588)

Sinani ishte arkitekt gjatë Perandorinë Osmane i cili nuk filloi dizajnimin para moshës 50 vjeçare. Ai vdiq në moshën 85 vjeçare.
Ky arkitekt la në trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e renesancës Italiane mësuan nga ai. Gjermanët nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.
Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij, janë 400 vepra mbrojtëse, ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla (mexhite), 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 strehe për të varfër, 5 rrjete të ujësjellësve, 8 ura, 20 hane, 48 hamme etj.
Ndër veprat madhore ndërtimore të papërsëritshme të tij janë: Xhamia “Sulejmanije”, e ndërtuar në Stamboll, përreth shtatë vitesh, të cilën ia kishte kushtuar Sulltan Sulejmanit; Xhamia “Shezade Mehmeti”, po në Stamboll dhe Xhamia “Selimije”, e ndërtuar në Edrene, të cilën ia kishte kushtuar Sellta Selimit etj.
Thuhet se para se të vdiste, kishte shqiptuar këto fjalë: “O Allah, Ti je dëshmitar se e tërë ajo që kam bërë është për hir Tëndin. O Allah, kërkojë nga Ti të më lejosh në xhenetin Tënd për të gjitha ato që kam bërë për Ty”.




Kasem Agai

Ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë e kaloi në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka ndërtuar Jeni Xhaminë (Xhaminë e re) të Stambollit dhe ka edhe shumë vepra të tjera.


Jeni Xhami (Xhamia e re) në Stamboll


Sedefqar Mehmet Agai

Është marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).


Xhamia e Sulltan Ahmetit


Mehmet Isa

Sipas mendimit mbizotërues, thuhet se është me origjinë shqiptare. Nuk i dihet saktësisht data e lindjes, por as edhe e vdekjes. Dihet se është nga fshati Opar i Korçës. Është kryearkitekti i Taxh Mahallit në Indi. Mehmet Isai ishte asistent i arkitektit të madh, Mimar Sinanit. Thuhet se ka vdekur në burg i verbuar, por sipas një legjende thuhet se Shah Xhihani, të cilit në shenjë respekti për gruan e tij të vdekur ia ndërtoi Taxh Mahallin, ia preu kokën. Varri i tij sot gjendet pranë Taxh Mahallit.


Taxh Mahall


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme