Historia e xhamisë së Profetit a.s.

Emri i vjetër, Jethrib… Yethribi, pasi u nderua me hixhret, më vonë mori emrin Medinetu Muneuere që ka kuptimin: Qyteti i ndriçuar me dritën e Allahut dhe të Islamit… më vonë, kur Pejgamberi u vendos në të, mori emrin Medinetu Nebi që ka kuptimin: Qyteti i Pejgamberit…

Data kur i Dashuri Pejgamber a.s emigroi bashkë me myslimanët e tjerë nga Mekka për në Medine ishte shtatori i vitit 622 (12 Rebijulevvel) dita e premte. Medinasit e pritën me shumë gëzim rrugëtimin e tyre…
Medinasit, aq të gëzuar ishin atë ditë saqë garonin me njëri-tjetrin se kush do të kishte nderin ta mikpriste Profetin e Nderuar në shtëpinë e tij. Profeti i Nderuar, për të mos ia thyer zemrën askujt, vendosi të strehohej aty ku do të qëndronte deveja e tij Kasva pasi e kishte lënë të lirë.
Deveja Kasva, pas një pritjeje të gjatë, ndaloi në një fushë që përdorej për të tharë hurma e cila ishte pronë e dy jetimëve Sehl dhe Suhejl nga fisi Nexh-xhar. Gjithashtu, shtëpia më e afërt e kësaj fushe, ishte shtëpia e Ebu Ejub el-Ensari.


Ndërtimi i xhamisë së Profetit

Profeti ynë i dashur, vendosi që xhaminë ta ndërtonte në vendin ku ishte ulur deveja. Për këtë, ai e bleu vendin e dy vëllezërve duke u dhënë 10 mithkal dhe më pas menjëherë filluan të hedhin themelet për xhaminë e re.
Themelet e xhamisë janë bërë me gurë, muret me argjilë dhe me qerpiç. Lartësia e xhamisë ishte sa lartësia e një njeriu dhe për këtë nuk është mbuluar nga sipër. Profeti ynë, ka drejtuar punimet duke punuar edhe vetë gjatë ndërtimit të xhamisë.
Mesatarisht, ndërtimi i xhamisë zgjati 7 muaj dhe mbaroi në muajin prill të vitit 623 (Sheval).
Gjatë kohë së ndërrimit të xhamisë, Profeti ynë ka banuar ne shtëpinë e Ebu Ejup el-Ensarit.

Disa të veçanta rreth xhamisë

1. Themelet e xhamisë ishin afërsisht 1.5 metra tëthella dhe të përbëra me gurë. Muret te bëra me argjile dhe qerpiç.
2. Gjatësia, mesatarisht ishte 34 metra, ndërsa gjerësia, mesatarisht ishte 29 metra. Lartësia, mesatarisht ishte 2.5 metra. Sipërfaqja, afërsisht ishte 1000 metra katrorë.
3. Përbërja e mureve ishte sipas stileve të njohura arabe. Qerpiç mbi qerpiç, i njohur me emrin, stili Semit ose gjysmë qerpiç mbi një qerpiç të plotë, i njohur me emrin Saide.
4. Drejtimi (Kible) i parë ishte kah Bejtul Makdis (Kuds). Mihrabi ishte një trung peme hurme.
5. Në pjesën jugore të murit nga perëndimi, ishin ndërtuar dy dhoma për Aishen dhe për Sevden.
6. Në pjesën jug-perëndimore të xhamisë, ishte caktuar një vendstrehim për të pastrehët i cili quhej Suffa.

Gjendja e parë e xhamisë



1. Dera Rahmet; 2. Dera Osman; 3. Dera Jugore; 4. Dera Aishe; 5. Mihrabi i Profetit të Nderuar; 6. Shtëpia e Ebu Bekrit; 7. Shtëpia e Aishes; 8. Shtëpia e Sevdes; 9. Suffa; 10. Dera Veriore
Dyert e para të xhamisë
1. Porta Rahmet (Babu Rahme): Dera në perëndim, e cila quhej edhe Atike
2. Dera Osman (Babu Osman): Dera në perëndim, e cila quhej edhe Xhibril
3. Dera Jugore (Babu Xhenubi): Ishte dera në jug të xhamisë. Pasi ndryshoi kahu i faljes, kjo derë u mbyll dhe përballë saj u hap dera veriore.
4. Dera e dhomë së Aishes e cila hapej në xhami.
Ndryshimi i Kibles (Drejtimit)
Myslimanët u falën kah Mesxhidi Aksa për 16 muaj me rradhë. Ata e ndryshuan drejtimin në vitin 624 (vitin 2 hixhrij), pasi rreth kësajçështje zbriti ajeti Kur’anor dhe u drejtuan kah Qabja.
Për muaj të tërë, Profeti i Nderuar a.s ka falur namaz, pranë shtyllës së shtëpisë së Aishes, më pas filloi të printe pranë shtyllës së xhamisë, ku më vonë në këtë vend u vendos edhe mihrabi.
Pasi u ndërrua drejtimi, u mbyll dera ne anën jugore dhe u hap dera tjetër me emrin Bejtul Makdis nga ana veriore.



Zgjerimi i parë i xhamisë

Zgjerimi i parë i xhamisë është bërë në kohën e Profetit, kjo për shkak të shtimit të numrit të myslimanëve dhe për pamundësinë e faljes së tyre në xhami. Zgjerimi u bë në vitin 628 (viti 7, Hixhri) pas kthimit nga lufta e Hajberit. Përveç anës së Kibles, të trija anët e tjera pësuan zgjerim dhe xhamia shkoi deri në 2500 metra katrorë.
Shtëpia e Pejgamberit
Profeti i Nderuar, i kaloi momentet e fundit të jetës së tij në shtëpinë e Aishes. Ai, ndërroi jetë në këtë shtëpi dhe po këtu u varros. Më pas, kur ndërroi jetë edhe Ebu Bekri, Aishja pranoi që ai të varrosej pranë Profetit a.s.
Po kështu veproi edhe me Omerin, pasi ky i fundit u vra nga një atentat, u varros pranë Ebu Bekrit dhe Profetit të Nderuar a.s.




Koha e Ebu Bekrit

Nuk i është bërë ndonjë ndryshim xhamisë në kohën e Ebu Bekrit

Koha e Omerit

Në këtë kohë, është bërë zgjerimi i dytë i xhamisë. Në vitin 17 Hixhri, xhamia shkoi deri në 3575 metra katrorë duke përfshirë në të, shtëpinë e Ebu Bekrit dhe gjysmën e shtëpisë së xhaxhallarëve të Profetit, Abbas dhe Xhafer bin Ebu Talib. Gjithashtu, u hap edhe një derë tjetër e quajtur Babu Selam (Dera Selam).

Koha e Osmanit

Në këtë periudhë, xhamia u zgjerua nga ana e Kibles duke përfshirë në të disa shtëpi të sahabeve.Po në këtë periudhë, u rindërtuan shtyllat dhe u mbulua xhamia me tavan prej një peme të fortë. Për më tepër, u hapën edhe dy oborre nga ana perëndimore dhe lindore e xhamisë.

Koha e Aliut
Nuk është bërë ndonjë ndryshim në këtë kohë.



Koha e Emevitëve

Në ndryshimin që u bë në kohën e Emevitëve, me halife Velid bin Abdulmelik, u përfshinë brenda xhamisë Dhoma e Lumtur dhe shtëpia e Fatimes. Në të katërta cepet e xhamisë, u ndërtua minare me lartësi 26 metra.. Gjatë kësaj periudhe muret u zbukuruan me gurë të gdhendur, mozaikë dhe mermerë, punuar nga mjeshtra të ardhur nga Egjipti.Tavani u rikonstruktua dhe u zbukurua me mozaikë ari.Tashmë, xhamia e zgjeruar nga të katërta anët, arriti në një sipërfaqe prej 7500 metra katrorë.

Koha e Abasitëve

Në kohën e Abasitëve, vëçanërisht kur ishte nën sundimin e Sulltan Mehdiut, xhamia pati punime të ndryshme dhe zgjerim edhe më të madh.Në vitin 654 Hixhri, në xhami ra zjarri i parë.Pas kësaj ndodhie, me rikonstruktimin e ndërmarë, tavani i xhamisë u soll në të njëjtin nivel me tavanin e Dhomës së Lumtur.Xhamia u zgjerua sërish dhe arriti sipërfaqen 9300 metra katrorë.Numri i kolonave arriti në 290.

Koha e Memlukëve

Në kohën e Memlukëve, ka ndodhur rikonstruksioni më i madh i xhamisë.Kubbeja e parë e xhamisë, u ndërtua prej druri, në kohën e Sulltan Kallavunit.Në vitin 866 hixhri, në xhami ra zjarri i dytë për shkak të një rrufeje.Pas kësaj, në kohën e Sulltan Kajët Baj filluan punimet për ribërjen e xhamisë.Të gjitha minaret u ndërtuan nga fillimi, për më tepër, në anën juglindore u ndërtua edhe një minare e pestë e cila ndodhet edhe sot.



Koha e Osmanllive

Sulltan Kanuni, ishte ai që mori nismën për rikonstruktimin e xhamisë.
Në kohën e Sulltan Mahmudit 2, Kubeja e cila gjindej sipër Dhomës së Lumtur, u ribë prej guri dhe u vesh me plumb. Në fund, u lye me bojë jeshile.Pas asaj dite, Kubbeja u quajt (Kubbetul Hadra) Kubbeja Jeshile u kthye në simbol.
Xhamia e Pejgamberit, nuk ishte rikontruktuar më deri në kohën e Sulltan Abdulmexhidit, dmth rreth 400 vite.Në vitin 1266 Hixhri, Sulltan Abdulmexhidi vendosi të behej një rikontruksion i thellë.U dërguan ustallarë dhe arkitekta nga Stambolli.Përveç murit nga ana e perëndimit, mimberit, mihrabit dhe minares kryesore që ishin të forta, çdo gjë tjetër u rikonstruktua.
Babu Selam (Dera e Selamit), mori një bukuri tjetër.Si çdo Sulltan që bënte rikonstruktim dhe hapte një derë tjetër ne xhami, po ashtu edhe Sulltan Abdulmexhidi, hapi një derë tjetër dhe i vendosi emrin e tij, Dera Mexhidije.
Në Stamboll, ishte organizuar një konkurs për Kaligrafi. Fituesi i konkursit, Hattat Abdullah Zuhdi, u dërgua në Medine.Për tre vite rresht, ai bëri të gjitha shtyllat, mihrabet, kubet dhe muret e xhamisë me shkrime të veçanta.
Në fund të këtij restaurimi sipërfaqja e xhamisë arriti në 10940 metra katrorë dhe numri i kolonave arriti në 327.



Koha e Suudëve (Saudijanët)

Me punimet e bëra në kohën e Mbretit të Saudisë, Abdulaziz, në vitet 1949-1955 xhamia arriti sipërfaqen 16.300 metra katrorë.
Zgjerimi më i madh i xhamisë u bë në vitet 1984-1994 nga Mbreti Fahd bin Abdulaziz. Sipërfaqa arriti deri në 98.300 metra katrorë dhe për më tepër, u ndërtua edhe një kat i dytë me sipërfaqe 67.000 metra katrorë.Rreth xhamisë, u ndërtua një oborr me sipërfaqe 235.000 metra katrorë me të cilën numri i falësve në një kohë, arriti në 650.000 njerëz.Numri i minareve, nga 6 arriti në 10 minare. Kati nëntokë, u përdor për parking.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme