Ebu Hanife në fushën e hadithit

Çështja e Ebu Hanifes në raport me lëmin e hadithit ka ngjallur reagime të ndryshme: një pjesë e njerëzve janë munduar ta paraqesin fekihun e miletit, Ebu Hanifen, të dobët në hadith, kinse dinte pak hadithe, kishte transmetuar shumë pak, madje, sipas tyre, në ato që kishte transmetuar, kishte gabuar siç të tjerë kanë theksuar se ai i kishte dhënë përparësi mendimit të lirë para hadithit. Për këtë arsye, do të përpiqemi të hedhim dritë mbi këto çështje, për të parë se si qëndron realiteti dhe sa ka qenë i njohur Ebu Hanife në lëmin e hadithit. Shtjellimi i këtyre çështjeve do të bëhet me argumente dhe jo pa mbështetje, e as me ndikime nga fanatizmi apo emocionet.

Akuzat ndaj Ebu Hanifes

Në disa burime islame mund të lexohen akuza se Ebu Hanife e kishte njohur fare pak hadithin.
Kështu Hatib el-Bagdadi citon thënien e Ebu Bekr ibn Davudit: "Numri i përgjithshëm i haditheve që transmeton Ebu Hanife është 150. Në gjysmën prej tyre ka gabuar”!(1)
Ali ibn el-Medini thotë se Ebu Hanife ka transmetuar vetëm 50 hadithe, në të cilat, përgjithësisht ka gabuar.(2)
Është qesharak pohimi i Ibn Halduni-t në "Mukadimen" e tij, sikur numri i përgjithshëm i haditheve autentike të cilat i transmeton Ebu Hanife, nuk i kalon shtatëmbëdhjetë. Libri që ka ngjallur më së shumti reagime dhe polemika për këtë çështje, është ”Te'ríhu Bagdad”, autori i të cilit, Ebu Bekër Hatib el-Bagdadi, ka mbledhur opinionet pozitive dhe negative që janë thënë për Ebu Hanifen, pa i verifikuar ato. Madje, ajo që është e çuditshme në këtë aspekt,është fakti se autori njíhet si haditholog dhe njërí prej atyre që i shikon transmetimet dhe, me një dyshim të vogël, i refuzon ato, pra konsiderohet kritikues i rrugës së transmetimeve dhe komentues i tyre, po"për çudi” transmetimet që flasin për Ebu Hanifen, i ka kaluar pa më të voglin shpjegim. Nuk ka dyshim se autori për të cilin jemi duke folur, ishte poliglot dhe një dijetar i rrallë me përmasa të jashtëzakonshme, sikurse nuk ka dyshim që ai ishte i ashpër ndaj hanefinjve, prandaj transmetimet që ka sjellë në librín e tij të mirënjohur, që flasin negativisht për Ebu Hanife, për se akuzohet me akuza të ndryshme, barten nga persona shpifës,gënjeshtarë, mashtrues e injorantë.(3)
Kjo ka shtyrë që shumë dijetarë t'i kundërvihen me fakte Hatib el-Bagdadiut, madje disa edhe në mënyrë shumë të ashpër.(4)
Se sa e kishte njohur hadithin Ebu Hanife, do të flasim më vonë, për se do të sjellim fakte dhe argumente të bollshme, që do ta pasurojnë punimin dhe do të ndihmojnë për qartësimin e kësaj çështjeje.
Një tjetër element që ka ndihmuar në përhapjen e akuzave ndaj Ebu Hanifes, ka qenë pa dyshim edhe roli i hadithologëve, të Cilët kishin divergjenca të mëdha (në veçanti) me hanefinjt (as'haburr-rre'j), madje thuhet se divergjencat dhe inatet në mes tyre kishin arritur kulmin.(5)
Këtë e thekson edhe kolosi Hafidh ibn Abdul Berr, i cili është i mendimit se transmetimet që flasin keq dhe fyejnë Ebu Hanifen, víjnë përmes rrugëve të hadithologëve nga nxënësit e imam Malikut, sa kohë që juristët nuk vërtetojnë gjëra të tilla për të. Ebu-l Velid el-Baxhi, në komentin që i bën Muvetta-së, mohon që këto mendime të jenë nga imami Malik. Ai ka thënë: "Maliku nuk ka folur fare për juristët, por ka folur për disa transmetues nga aspekti i cilësisë dhe përpikërisë. Ai po ashtu u argumentua edhe me respektin e madh që kishte Maliku për Abdullah ibn Mubarekun, i cili ishte nga shokët e veçantë të Ebu Hanifes. Mustafa Sibaí, kur flet për këtë çështje, thotë: "Nuk ka dyshim se këta hadithologë nuk mund të kuptojnë saktësinë dhe përpikërinë e Ebu Hanifes në nxjerrjen e Vendimeve dhe në thellimin e tij për nxjerrjen e dispozitave nga tekstet, e nga kjo ata shpesh edhe e keqkuptuan atë, e braktisën, përhapën mendime të këqija dhe e akuzuan për mosnjohje të hadithit”.(6)
Kjo mund të ilustrohet më mirë edhe me shembullin në vijim: Ubejdullah ibn Amër thotë: "Isha në shoqëri me el-A'meshin, kur i erdhi atij një njeri dhe e pyeti për një çështje juridike, e ai nuk mundi t'i përgjigjej. A'meshi shikoi, kur ja që ishte Ebu Hanife, prandaj edhe i tha: “O Nu'man, thuaj diçka për këtë çështje?! Ebu Hanife tha: "Kjo çështje është kështu (e tregoi në detaje)”. A'meshi i tha: "Nga e nxore këtë përgjigje?” "Nga ky hadith, të cilin na e ke treguar ti”.-iu përgjigj Ebu Hanife. Atëherë A'meshí i tha: “Ne (hadithologët) jemi sikurse farmacistët, kurse ju fekihët jeni sikurse mjekët”.

Njohës i mirë i hadithit

Sigurisht se akuzat ndaj tij për mosnjohje të hadithit janë akuza plotësisht të pabaza dhe jo të argumentuara, më tepër janë për çështje xhelozie, inati dhe për njollosje të personalitetit të tij dhe të shkollës më të njohur juridike që themeloi ai.
Në fillim të karríerës së tij si mësues, një ëndërr do ta shqetësonte Ebu Hanifen pa masë, saqë për disa ditë u tërhoq plotësisht nga mësimi dhe tubimet e dijes. Një natë pa ëndërr sikur po e hapte varrin e Pejgamberit a.s. dhe po i tubonte eshtrat e tij (në një transmetim: po i tubonte eshtrat e tij dhe po i vendoste mbi gjoksin e tij). Nga shqetësimi i madh, braktisi tubimet e dijes, e nxënësit e tij insístonin që ai të kthehej, por Ebu Hanife nuk pranoi dhe ua tregoi ëndrrën, e ata ia treguan ëndrrën komentuesít të ëndrrave Ibn Sirinit, i cili atë ëndërr e komentoi kështu: "Ky burrë po e ngjall Synetin e Pejgamberit a.s., pasi Syneti i tij ka vdekur”. Vetëm atëherë iu kthye mësimit dhe iu qas edhe më tepër çështjeve të fikhut (meseleve).(7)
Ai ka qenë shumë i njohur në hadith, e këtë e dëshmojnë personalitete të njohura e të dëshmuara nga ymeti, prej të cilëve do të veçojmë disa thënie dhe dëshmi:
Sufjan ibn Ujejne, i cili ndryshe quhet emiru-l mu'minine fi-l hadith, për Ebu Hanifen ka thënë: "I pari që më uli pranë hadithit në Kufë, ishte Ebu Hanife”.(8)
Ahined ibn Haxheri, kur flet për Ebu Hanifen dhe rreth akuzave të disave kinse Ebu Hanife ka qenë vetëm njohës në Fikh, e jo në Hadith dhe Tefsir, u përgjigjet atyre duke thënë: “Kini kujdes nga iluzione të tilla kinse Ebu Hanife nuk ka pasur dije të plotë jashtë Fikhut? Allahu na ruajttë nga fjalë të tilla (hasha lilah). Ai kishte dije në shkencat islame si tefsir, hadith, letërsi dhe shkenca të tjera. Ai ishte det në këto shkenca, sa askush s'mund t'i bënte konkurrencë..”.(9)
Ebu Hanife mësimin e hadithit përveç në Kufë e kishte mësuar edhe në Basra, ku, sipas shumicës së hadithologëve, ishte nxënës i Katades, i cili ishte njëri nga hadithologët më të njohur. Shu'beh ishte pa dyshim nga hadithologët më të njohur që pati ky ymet, e ai i kishte dhënë leje Ebu Hanifes që, kur të mungonte vetë, të mbante ligjërata nga hadithi. Dikush e kishte pyetur Jahja ibn Meinin, njërin nga mësuesit e Buhariut, se çfarë mendimi kishte për Ebu I-Ianifen, e ai i qe përgjigjur: "Për mua mjafton të di se Shu'beh i ka lejuar të mbajë ligjërata nga hadithi dhe tradita. E, Shu'beh megjithatë është Shu'beh”.(10)
Ebu Hanife për një kohë të caktuar kishte mësuar edhe tek hadithologu i njohur i Mekës, Ata ibn ebi Rebahu, shkolla e të cilit llogaritej si shkolla më e fortë e arsimimit në lëmin e hadithit. Disa që kishin mësuar tek Ata ibn ebi Rebah-u hadithin, kanë thënë: "Ishim tek Atau duke mësuar, disa ishin pas të tjerëve, e, kur vinte Ebu Hanife, ai ia lironte vendin dhe e ulte në fillim".(11)
Ebu Hanife mësimin e hadithit e kishte ndjekur edhe në Medinë, tek fekihët dhe hadithologët e njohur, dhe kështu kishte marrë njohuri nga thesari i hadithit në vendbanimet e Pejgamberit a.s. dhe të shokëve të tij. Thuhet se Ebu Hanife e kishte bërë Haxhin plot pesëdhjetë e pesë herë, prandaj secilën herë që shkonte, përfitonte nga dijetarët, ashtu sikur edhe ata përfitonin prej tij. "Ka thënë Hasen ibn Zijadi: "Ebu Hanife ka transmetuar katër mijë hadithe; dy mijë nga mësuesi i tij Hamadi dhe dy mijë të tjera nga mësuesit e tjerë të tij”.12]ahja ibn Nasr ibn Haxheb thotë: "E kam dëgjuar Ebu Hanifen duke thënë: "Unë kam sëndukë të mbushur me hadithe, prej tyre kam nxjerrë vetëm ato më të lehtat dhe më të dobishmet”.(13)
Kjo simbolizon se ai nuk kishte folur për gjithë ato që kishte poseduar. Ka shpjeguar hadithet që kanë qenë me të nevojshmet. Musnedi i tij që përmban një numër simbolik hadithesh, dhe kurrsesi nuk nënkupton se dituria e tij nga hadithi kufizohet vetëm me to, përkundrazi ka shumë hadithe të tjera që transmetohen nga ai e që nuk gjenden në Musned. Raste të tilla hasen thuajse tek të gjithë hadithologët, sikurse tek Buhariu, i cili kishte ditur 100.000 hadithe të Vërteta, por që në "Sahihun" e tij nuk janë as 10% prej këtij numri të madh hadithesh.
Është e palogjikshme të mendojë dikush se Buhariu paska ditur vetëm hadithet që i ka sjellë në librin e tij! Sikurse është e palogjikshme të mendojë një gjë të tillë për Ebu Hanifen. Prej Ebu Hanifes, nëpërmjet nxënësve të tij, janë shkruar dy libra të hadithit, madje para gjashtë koleksioneve të hadithit, që janë libri i Ebu ]usufit dhe i Muhamed ibn Hasenit me titullin ”Athar”, që nënkupton hadithet që janë bartur e përcjellë nga Pejgamberi deri tek Ebu Hanife, e ky i fundit i kishte përcjellë tek dy nxënësit e tij të përmendur këtu.

Pasues i Synetit

Qëndrimet e Ebu Hanifes ndaj Synetit janë të njohura. Ai pranonte gjithçka që vinte me transmetim autentik nga Pejgamberi a.s., e për këtë kishte Vendosur kushte dhe rregulla rigoroze për pranímin e hadithit. Më Vonë pjesa dërrmuese e hadithologëve vepruan sipas tij, duke vënë kushte rigoroze. Ai ndërronte mendimin kurdo që vërtetohej se mendimi i tij ishte i gabuar ose kurdo që haste në ndonjë hadith rreth çështjes së caktuar.
Transmetohet nga Zuhejr ibn Muavije të ketë thënë: "E kam pyetur Ebu Hanifen për sigurinë që jepet nga robi, e ai më tha: "Nëse ai nuk lufton, siguria e tij është e pavlefshme". Atëherë i thashë atij: "Më ka informuar Asim el-Ahvel e ai nga Fudejl ibn Iezid Rrukashiu, i cili ka thënë: "E kemi rrethuar armikun, e në drejtim të tij u hodh një shigjetë, në të kishte siguri, e ata na thanë: ”Ju tashmë na dhatë siguri”. Ne i thamë: "Ai është rob!" E ata na thanë: "Për Zotin, ne nuk e dimë se kush është rob e kush i lirë prej jush”. I shkruam Omerit për të kërkuar përgjigje dhe ai na shkroi neve që ta lejonim sigurinë e robit. Këtu heshti Ebu Hanife. Pastaj unë mungova në Kufë për dhjetë vjet, e pas atyre viteve shkova në Kufë dhe, kur e takova Ebu Hanifen, e pyeta prapë për sigurinë e robit, e ai m'u përgjigj me hadithin e Asimit dhe kishte hequr dorë nga mendimi i tij. Nga kjo e kuptova se ai pason atë që dëgjon (nga Syneti)...
Njëherë atij i tha dikush: "A po e kundërshton të Dërguarin e Allahut?" Ai i tha: "Allahu e mallkoftë atë që e kundërshton të Dërguarin e Allahut. Me të Allahu na nderoi dhe me të Allahu na shpëtoi”.(14)

A i jepte përparësi analogjisë?

Ndonëse janë ngritur shumë pikëpyetje dhe shumë dyshime rreth Ebu Hanifes dhe shkollës së tij juridike, kinse i kishte dhënë përparësi analogjisë (kijasit) para hadithit dhe kishte punuar më tepër me analogji sesa me hadith, e Vërteta është krejtësisht ndryshe, dhe kjo është vetëm një akuzë dhe shpifje e qartë e kundërshtarëve dhe ziliqarëve kundër tij. Madje ai edhe hadithit të dobët i kishte dhënë prioritet ndaj analogjisë (kijasit). E për këtë më së miri shprehet protagonisti në fjalë, i cili ka thënë: "Marr nga libri i Zotit; e, nëse nuk gjej, atëherë nga Syneti i Pejgamberit a.s.; e, nëse nuk gjej as në librin e Zotit e as në Synetin e Pejgamberit, marr nga opinionet (mendimet) e ashabëve nga cilido prej tyre dhe lë opinionin e cilitdo prej tyre, e nuk dal jashtë opinioneve të tyre; e, nëse çështja përfundon tek Ibrahim Nehaiu, Ibn Sirini, Haseni, Atau, Ibn Muse-jebi-përmendi edhe të tjerë- ata janë njerëz që kanë bërë ixhtihad, prandaj edhe unë bëj ixhtihad ashtu siç kanë bërë ixhtihad ata”.(15)
Akuza të tilla kishte edhe për të gjallë të Ebu Hanifes, madje i kishte dëgjuar edhe vetë ai, për se edhe kishte deklaruar: "Pasha Allahun, po gënjejnë! Po na shpifin të gjithë ata që thonë se po e preferojmë analogjinë mbi synetin! A thua, vallë, është e nevojshme të merret dhe të përdoret analogjia kur kemi tekste të qarta të hadithit”?!
Ndërsa për rastet kur ai dhe shokët e tij kishin përdorur analogjinë, shprehet: “Ne e kemi përdorur analogjinë vetëm nga domosdoshmëría dhe kjo në qoftë se nuk kemi gjetur asnjë argument nga Kur'ani, sunneti dhe praktika e ashabëve”. Ebu Hanife gjatë jetës së tij kishte shqyrtuar çështje mesele të shumta, saqë thuhet se numri i meseleve të shqyrtuara prej tij, është 1 milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë. (16)
E për secilën çështje të re që dilte në shesh, nuk kishte tekst, qoftë nga Kur'ani dhe qoftë nga Syneti, prandaj është e logjikshme që në shumë prej këtyre çështjeve-meseleve, në mungesë të argumenteve kuranore a profetike, të ketë bërë ixhtihad për të nxjerrë një vendim juridik, gjithnjë duke u bazuar në argumente apo duke bërë krahasime. Këtë e bënte vetëm atëherë kur mungonin tekstet për sfidat e reja, se përndryshe përcillte etheret dhe opinionet e pararendësve të tij. Në këtë kontekst, Ebu Zehre shprehet: "Opinionet e Ebu Hanifes, të cilat i bartën nxënësit e tij, pa argumente (në shpjegim), s'mund të jenë ndryshe përveç ethere të bartura gjeneratë pas gjenerate, opinione të njohura në shoqëri, bazuar në fetva të ndonjë ashabi apo animi dhe përqafimi i mendimit të tabiinit, e shumë pak përmenden kijasi (analogjia) dhe istihsani...".(17)

Përfundim

Të gjitha faktet dhe argumentet e mirëfillta flasin se Ebu Hanife në fushën e hadithit ka gëzuar famë të lartë të pakontestueshme. Ai hadithin, siç e theksuam dhe këtu, e kishte marrë nga qendrat kryesore të dijes dhe për këtë kishin dëshmuar dijetarët e kohës dhe kishin treguar respekt maksimal për të. Vendi i tij ka qenë i njohur për hadith dhe kontributi i tij në fushën e hadithit është i pakontestueshëm. Akuzat ndaj tij për mosnjohjen e hadithit vijnë nga ata që nuk patën fatin të kishin famën e Ebu Hanifes dhe që tërë jetën mbetën nën hijen e tij. Aime dijen e tij mbylli shumë shkolla juridike dhe heshti shumë kolosë të dijes.


_______________
1) Ebu Bekër Hatib el-Bagdadi, Te'rihu Bagdad, v. XV, f. 576.
2) Po aty, V. 15. f. 581.
3) Këtë e thotë edhe dijetari i madh i penës, autori i punimeve të shumta, veçanërisht në fushën e hadithit (si autor dhe recensent) Beshshar Iwad Ma'ruf (nxënës i muhaditho1ogutShuajb Amaut), i cili e ka recensuar, ika bërë koment dhe shpjegim librit "Te'rihu-l Bagdadi", ku transmetimet e shumta që flasin për akuza ndaj Ebu Hanifes, shkencërisht, transmetim pas transmetimi, i cilëson me sened të dobët, shkëputje kohore dhe mostakim në mes transmetuesve, me transmetues injorantë, shpifës e gënjeshtarë, disa prej të cilëve kishin shpifur qëllimisht ndaj themeluesit të shkollës
hanefite.
4) Si: Muadham Isa, Es-sehmu-l musíb fi kebdí-l Hatib apo Muhamed ibën Zahid el-Kevtherij, Te'nibu-I Hatib ala ma sakahu ti terxhemeti Ebi Hanifete mine-l ekadhib, etj.
5)Ebu Bekër Hatib el-Bagdadi, Ibid. Ĺ 527.
6) Mustafa Sibai, Es-Sunetu Ve mekanetuha fit-teshriil Islamij, Dar el-Verrak-el-Mektebul Islamij, pa vit botimi, f. 443-446.
7) Mekij, Menakib Ebi Hanife, f. 61; Kerderij, Menakib Ebi Hanife, f. 147; Ahmed Seid Hawa, El-Medhal ila medhhebil imam Ebi Hanife En-Numan, Ĺ39. Senedí i kësaj ngjarjeje është i vërtetë. Këtë e vërteton edhe recensuesi dhe komentuesi i njohur i librit Te'rihu Bagdad, Beshshar Iwad Ma'ruf, V. 15 f. 459.
8)Muhamed Kasim el- Karithij, Mekanetul imam Ebi Hanife bejnel muhadithine, f.70.
9)Po aty, f. 70.10) Shibli lIu'man, Ebu Hanifja-]eta dhe vepra, Logos-A, Shkup, 2013, f. 40.



Mr. Ejup Haziri
DituriaIslame 290