Xhamia e Islam Agë-Gjakovalisë në Nish

Këtë xhami dhe 48 xhamit tjera në Arnaullëkun e Nishit dhe në atë të Timokut, i kanë ndërtuar shqiptarët dhe turqit, pasi që këta të fundit në shekullin e XIV, i kishin pushtuar tokat etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Pikërisht gjatë kësaj kohe shqiptarët të krishterë të këtyre trojeve, gradualisht kishin filluar të kalonin nga krishterimi në islamizëm. Krahas faltoreve krishtere kishin filluar t’i ngritin edhe faltoret islame turke. Ndërsa, faltorja e mbetur e Nishit dhe faltoret tjera në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, ishin ngritur në periudhën ndoshta më të rëndë të sundimit osman. Kurse turqit mongol-senxhuk, kishin ngecur në robërimin dhe pushtimin e mëtutjeshme të tokave dhe shteteve të reja. M’u për këtë ngecje turqit ishin dobësuar shumë ekonomikisht dhe ushtarakisht edhe xhamia shqiptare e Islam Agë-Gjakovalisë, dhe xhamitë tjera në Pashallëkun e Beogradit, që ishin jo më pak se 270 sosh, ishin të ndërtuara nga materiali shumë i dobët nga qerpiçët. Për këtë arsye, disa dekada më vonë, kishte lindur nevoja që këto faltore islame të rindërtoheshin.
Sipas shënimeve arkivale serbe AS, MUD; nga Miodrag Medari dhe dëshmive autentike të shqiptarëve të dikurshëm autokton të Nishit, thonë se mbi themelet ekzistuese dhe në vendin e njëjtë të tokës shqiptare të Nishit më 1870, xhamia e mbetur e Islam Agë-Gjakovalisë, ishte rinovuar dhe adaptuar plotësisht me material të fortë dhe të qëndrueshëm.
Imam i fundit për vitet 1877-1878, kishte qenë shqiptari nga Gjakova Islam Aga dhe m’u për këtë edhe xhamia e Nishit, ashtu ishte emërtuar, ku edhe sot gjendet në qendër të Naissusit në këtë anë të Dardanisë së dikurshme lindore.
Në atarin e vakëfit të kësaj xhamie shqiptare, shihen disa ngrehina ndërtimtare serbe, këto janë të ngritura, mbi atarin e varrezave të qytetarëve autokton të Nishit.
Kjo xhami shqiptare edhe sot e kësaj dite shërben për kryerjen e ritualeve fetare islame, të cilën piromanët vandal serb shumë herë e dogjën dhe e shkrumbuan në hi e pluhur. Ashtu siç vepruan edhe me 13 xhamitë tjera ekzistuese të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Naissusit iliro-dardan, vendlindjes të Shën Konstandinit të Madh, i cili kishte jetuar dhe e kishte sunduar Dardaninë Lindore, që nga vitet 306-337 të e. s. i cili mbret dardan mes viteve 340 dhe 400 të e. s. do ta ngrittë dhe themelonte gjatë sundimit romak Konstandinopolin Stambollin e sotëm.



Pjesë e shkëputur nga “Luftërat e popullit shqiptar në trojet etnike të Nishit dhe të Toplicës” të autorit Reshat Avdiu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi