Xhamia Faisal: Pamja Moderne e Arkitekturës Islame

Arkitektura islame zë një vend tejet të rëndësishëm në botë. Përgjatë historisë, xhamitë ishin në fokusin e shumë ekspozitave arkitekturale nëpër vende të ndryshme.

Shoqëritë myslimane kanë pasur gjithmonë pasion të veçantë për ndërtimin e xhamive, ndërsa pamja e tyre, si nga jashtë edhe nga brenda, shpesh na lë pa frymë.
Ndërtimi i xhamive dhe përkujdesja për to është inspirim edhe nga Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), i cili ndërtoi një xhami menjëherë pasi u vendos në Medinën e sotme. Ishte një strukturë e thjeshtë, me shtylla prej drunjve të palmave, dhe kulm prej gjetheve të tyre.
Arkitektura e xhamive moderne ka evoluar, por pavarësisht sa e madhe të jetë, xhamia u ofron besimtarëve, por edhe vizitorëve, hapësira të thjeshta, korridore të gjera, dhe mure të larta e elegante.
Tavanet e zbukuruar, harqet e gjera, korridoret dhe minaret e zbukuruara me gjysmëhënë, shpeshherë njihen si “simbolikë e xhamive” në kulturat diverse anembanë botës islame.
Megjithatë, është një xhami e cila është ndërtuar pa këto elemente tradicionale, e që gjithashtu na mahnitë.
Xhamia Shah Faisal në Islamabad të Pakistanit është një xhami e mrekullueshme me një pamje moderne që lë shumë përshtypje si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Xhamia Faisal ka formën e një tende arabe, që u ikë traditës së kupollave apo harqeve.



Pamja unike e xhamisë Faisal është inspiruar nga tendat beduine. Beduinët janë fiset nomade nga Arabia, dhe tendat e tyre të thjeshta janë simbol i jetës së tyre të thjeshtë, por natyrale.
Mbreti i Arabisë Saudite Faisal bin Abdul Aziz sugjeroi dhe financoi konstruktimin e kësaj xhamie si dhuratë popullit të Pakistanit.
Xhamia është konstruktuar nga arkitekti turk Vedat Dalokay, dizajni i të cilit fitoi cmime ndërkombëtare.
Kjo xhami u dizajnua pa kupollë dhe harqe tradicionale, dhe në vitin 1986, kur u kompletua, xhamia “Faisal”, ishte xhamia më e madhe në botë. Në vitin 1993 u ndërtua xhamia Hassan II në Marok, e cila ia tejkalonte nga madhësia.
Xhamia Faisal qëndron elegante në mes të natyrës së bukur të Maleve Margalla.



Xhamia Faisal është konstruktuar në Islamabad, në bazën e maleve Margalla, te cilat janë pjesa më jugore e Himalajeve.
Struktura e saj në formë tende mbulon pjesën më të madhe të sallës së lutjeve, e cila është dekoruar me mermer dhe mozaik.
Kjo xhami secilën herë mirëpret më shume se 10,000 besimtarë vetëm brenda, ndërsa kombinuar me oborr dhe lëndina, më shumë se 250.000 besimtarë mund të akomodohen.
Xhamia poashtu përmban librari, salla mësimi, muze, dhe restorant. Brenda xhamisë është mauzoleu i Xheneralit Muhammad Zia-ul-Haq, i cili udhëhoqi vendin në vitet 1978-88.
Xhamia dukur ishte kampusi i Universitetit Ndërkombëtar Islamik.
Interieri i xhamisë është shtruar, dekoruar dhe ndriçuar me llambadarë të stilit turk.



Xhamia Faisal u kritikua së tepërmi nga grupe më konservatore nga ana e myslimanëve, të cilët konsideronin se kjo xhami braktisë simbolikën tradicionale të arkitekturës islame.
Por, kritikat u shuan kur xhamia u kompletua, dhe bukuria e saj ishte tashmë e pamohueshme.
Dizajni i saj unik, i vendosur në mes të prapaskenave të maleve të gjelbra, vetëm sa e lidhë më tepër besimtarin me Zotin e Gjithësisë. Si xhamia kombëtare e Pakistanit, është simbol i krenarisë së kombit, e cila mirëpret vizitorë të huaj nga vende të ndryshme.





Artikull është shkruar për portalin “Mvslim” nga Amad Junaid.
Shqipëroi: Arbnora Avdiu-Hoxha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë