FIBA lejon mbulesën në basketbollin profesional

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka ratifikuar rregulloren që lejon basketbollistet të mbajnë mbulesë gjatë ndeshjeve

Në një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të FIBA-s, u miratua ndryshimi i cili lejon që basketbollistët të dalin në fushë me mbulesë në qoftë se ata dëshirojnë.
Me këtë rregull të ri që pritet të hyjë në fuqi nga 1 tetori i këtij viti, mbulesat nuk duhet t’i mbulojnë pjesët e fytyrës dhe nuk duhet të jenë në ndonjë ngjyrë përveç asaj të zezë, të bardhë ose duhet të jenë të njëjta me uniformën e ekipit në të cilën luajnë.
Nëse në një ekip mbulesën e mbanë më shumë se një basketbolliste, atëherë të gjitha mbulesat duhet të jenë të njëjta. Nuk do të ketë pulla ose zinxhirë rreth qafës dhe fytyrës që mund të shkaktojnë hapjen e saj.
Rregulli i ri vjen si rezultat i faktit se kodet e veshjes tradicionale në disa vende, që kërkojnë mbulimin e kokës apo të tërë trupit, ishin të papajtueshme me rregullin e mëhershëm të mbulesës së kokës.
Ndryshimi vjen pas një fushate të suksesshme në median sociale, e cila filloi më tepër se dy vite të shkuara.
Në këtë aspekt, me miratimin e Bordit të FIBA-s dhe të federatave anëtare u hap rruga që femrat të luajnë në ndeshjet basketbollistike me mbulesat e tyre.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta