Personalitete

Rexhep Voka – Tetova - (1847-1917)

Rexhep Voka u lind në vitin 1847 në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Këtu ka kryer mësimet e para, kurse të mesmet i vazhdoi në medresenë e qytetit, në Tetovë.

Lexo me teper

Mulla Mustafë R. Neziri (1912-1967)

"Atdhenë dhe fenë sa i çmon aq i don dhe i mbronë. " M. Mustafi R. Neziri

Lexo me teper

Hoxha erudit i Malësisë së Tetovës Molla Jahja i Shipkovicës

Që në vitet e para si hafiz i ri, në mexhliset fetare në lagjen e Çarshisë së Epërme ku më tepër ka banorë të ardhur nga Malësia e Tetovës, e dëgjoja shpesh emrin e Molla Jahjës nga Shipkovica. Banorët e Malësisë së Tetovës me entuziazëm dhe në trajtë të mitit flitnin për Molla Jahjën. Kjo tregon se ai, krahas konceptit fetar didaktik, ka arritur që të bëhet pjesë edhe e ndjenjave të besimtarëve të kësaj pjese të Tetovës.

Lexo me teper

Hafiz Sherif Langu – Dokumentar

Hafiz Sherif Langu lindi në qytetin e Dibrës së Madhe më 1877.
Përgjatë gjithë jetës së tij zhvillon një aktivitet të dendur në dobi të çështjes kombëtare.
Me personalitetin e tij fetar, patriotik dhe si luftëtar e udhëheqës popullor ishte bërë figura më e dashur në mbarë Dibrën. Është kjo arsyeja që së bashku me Haxhi Vehbi Agollin (Dibrën) u zgjodhën përfaqësues të saj për në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.
Që në moshën 17 vjeçare ishte në lidhje të ngushta me atdhetarët Said Najdeni, Kadri Fishta dhe Shaqir Daci, mes tyre, me kurajë e guxim iu përvesh punës për propagandimin e shkollës shqipe.
Krahas përpjekjeve të vazhdueshme për shkollën shqipe, së bashku me aktivistë të tjerë luan një rol mjaft të rëndësishëm në organizimin e Kongresit të Dibrës të 23 korrikut 1909.
Më 1941 zhvendoset në Tiranë ku u ngarkua me detyrën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nga ky post i lartë predikoi prosperitet e tolerancë mes besimeve fetare, dashuri, bashkim vëllazëror fetar e kombëtar.
Si nacionalist i vendosur aspiroi e punoi për Shqipërinë etnike.
Për më shumë rreth jetës së këtij personaliteti mbarë shqiptar ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër!

Lexo me teper

Myftiu mendjendritur i Tetovës Aqif efendi Sadiku nga Përshefca

Aqif efendi Sadiku ka lindur në vitin 1906 në fshatin Përshevcë të Tetovës. Mësimet e para fetare i ka marrë pranë Hasan efendi Rexhepit në medresenë e fshatit Përshevcë, ndërsa më pas është regjistruar në medresenë e Idriz efendi Muharemit në Tetovë.

Lexo me teper

Ndërroi jetë hafëz Tasim ef. Krasniqi nga Prizreni (1928 – 2019)

Më datë, 28 Prill 2019, ditë e diel, Prizreni i dha lamtumirën e fundit, veteranit të hoxhallarëve, hfz. Tasim ef. Krasniqit nga Prizreni, i cili ndërroi jetë më 25 Prill 2019, në moshën 91 vjeçare, në Hildesain të Gjermanisë.

Lexo me teper

Hafiz Sabri Beg Bushati

Hafiz Sabri Beg Bushati, i njohur edhe me emrin Ejup Sabri, trashëgimtar i bushatllinjve të Shkodrës, që i takon degëzimit të trungut me fillesë Hysen Pashën, nip i Ali Beut të Beqir Beut; djali i Shabanit, lindi në Shkodër në vitin 1889.

Lexo me teper

Myderriz Tahir Efendi Thaçi (1898-1984)

Prejardhja familjare

Lexo me teper

Mulla Emin Shaqiri (1878-1965)

Mulla Emini është i lindur më 05.06.1878 në fshatin Përlepnicë.

Lexo me teper

Mulla Kadri (Ibrahim) Rashiti (1904-1978)

Fshati Llashticë njihet si çerdhe tradicionale e kultivuesve të islamit. Si fshat i hoxhallarëve të dalluar, të cilët me diturinë e tyre fetare njiheshin anë e mbanë Anamoravës.

Lexo me teper