Shpallen fituesit e Konkursit të fotografisë me temë: Xhamia më e bukur, Ramazan 2020

Shpallen fituesit e Konkursit të fotografisë me temë: "Xhamia më e bukur, Ramazan 2020", i organizuar nga Instituti shqiptar i mendimit dhe qytetërimit islam në Tiranë.

Pas shqyrtimit me kujdes të dhjetëra fotove pjesëmarrëse, juria vendosi të shpallë 2 foto fituese, njëra prej të cilave është realizuar nga mjeshtri i fotografimit:

Shkelzen Rexha, për foton nga Xhamia e Hadumit, Gjakovë, me motivacionin:

“Për ndjeshmërinë artistike në vlerësimin e përmbajtjes, më shumë se formës së jashtme të xhamisë. Nuk janë muret që e mbajnë në këmbë një tempull, por qëllimet për të cilat ajo është ngritur.”