Aktivitetet e KBIGJ


Mbrëmë, pas namazit të jacisë në Xhaminë e Hadumit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi program fetar me rastin e përkujtimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit.

Me këndim të Kuranit, ilahive dhe ligjëratës për ketë temë është manifestuar kjo ngjarje e rëndësishme.

Imami Enver ef. Xhiha, mbajti ligjëratën kryesore kushtuar kësaj nate, përmes së cilës shpjegoi udhëtimin e shpresës së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në këtë natë, për vlerën, rëndësinë dhe porosinë e udhëtimit, nga i cili çdo besimtarë në çdo kohë mund të nxjerrë mësim.

Në mbyllje të programit kryemami Visar ef. Koshi bëri një dua, bashkë me besimtarët e pranishëm.










Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbrëmë pas namazit të jacisë në Xhaminë Qyl, organizoi Tribunë fetare me temën “Kujdesi ndaj të moshuarëve”, ku ligjerues ishin hoxhallarët e nderuar Xheladin ef. Fazliu dhe Kurtish ef. Hoxhaj. Eventi u pasurua me këndim të Kuranit nga Yll Kaqiku.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë të pranishmit i përshëndeti kryetari Dr. Valon ef . Myrta.
Tubimin e përmbylli me nje? fjalë rasti imami veteran Esat ef. Rexha.




Me rastin e afrimit të muajit të Bekuar të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbrëmë në Xhaminë Kusar, organizoi ligjëratë “Mirë se erdhe Ramazan”.

Fillimisht kryeimami Visar ef. Koshi i falënderoi mysafirët dhe xhematin e pranishëm për prezencën e tyre dhe njëkohësish u uroi muajin e bekuar të Ramazanit.

Më pas fjalën e mori Prof. Muharrem ef. Tërnava, i cili në ligjëratën e tij ndër të tjera tha: “Mirë se erdhe Ramazan është një fjali e madhe që ne i themi me zemër këtij muaji të bekuar, sepse në formë praktike e shpreh fisnikërinë e Allahut xh.sh, ndaj nesh si njerëz. Pra, muaji i bekuar i Ramazanit ka ardh si shprehje praktike e Fisnikërisë së Allahut xh.sh. ndaj neve, kjo për faktin së Allahu xh.sh. në këtë muaj të bekuar ua ka shtuar vlerën gjërave. Andaj mund të themi se Ramazani është muaj shumë special që Allahu xh.sh. na e dërgoi neve si obligim në mënyrë që neve të na ofroj tek fitorja dhe të na bëj fitimtarë.”

“Nuk di fjalë më të mira për të hapur këtë ligjëratë se sa fjalët me të cilat Muhamedi s.a.w.s. i uronte besimtarët me rastin e ardhjes së muajit Ramazan. “Ja erdhi Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka bërë obligim agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, kurse shejtanët të inatosur lidhen në pranga. Allahu xh.sh. në këtë muaj ka zgjedhur një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”, ishin fjalët me të cilat filloi ligjëratën Dr. Sedat ef.Islami. Ai më tej potencoi rëndësinë e madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, motivimin, objektivat, kuptimin dhe esencën e agjërimit në këtë muaj.

Mbrëmjen në mënyrë artistike e pasuroi Muhsin Hoxha me interpretimin e disa ilahive.

Me një përshëndetje dhe urim për muajin e shenjët të Ramazanit Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta e përfundoi këtë ligjëratë kushtuar muajit të bekuar të Ramazanit.








Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, dje dhe sot ka zhvilluar një punëtori me anëtarët e Këshillit dhe imamët e xhamive të Gjakovës.

Kjo punëtori dyditore u organizua me qëllimin e vetëm, atë të hartimit të planveprimit dyvjeçar 2022-2024 për çdo gjë që mund të bëhet në të mirë të komunitetit.

Në fokus të takimit ishin edhe organizimi dhe aktivitetet fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, si dhe koordinimi sa më i mirë mes Këshillit dhe imamëve nëpër terren në mënyrë që bashkërisht t’i bashkërendojnë punët gjatë këtij muaji për të qenë më afër me xhematin.














Ditën e premte, pas namazit të xhumasë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi drekë mirënjohjeje me imamët dhe mutevelitë e xhamive të qytetit me rrethinë.

Kryetari i këshillit Dr. Valon ef. Myrta falënderoi përzemërsisht të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë vitit të kaluar në mirëmbajtjen e jetës fetare dhe mbikëqyrjen vakëfnore në nivel shumë të dëshirueshëm përkundër kushteve shumë sfiduese që i krijoi pandemia, duke uruar që ky viti të jetë i mbarë dhe me suksese të reja.



Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, të premten mbrëma, pas namazit të akshamit, organizoi program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën.

Programi nisi me leximin e një pjese kur’anore nga imami i xhamisë, Hfz. dr. Safet ef. Hoxha, që u pasua nga fjala e hyrjes, mbajtur nga kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon ef. Myrta, i cili iu përkujtoi të pranishmëve rëndësinë e lumturimit me drejtëudhëzimin që la pas mesazhi dhe shembulli i Pejgamberit tonë të dashur.

Më pas, mysafiri i nderuar Musli ef. Arifaj, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, përmes ligjëratës së tij hodhi dritë mbi mirësitë dhe bekimet me të cilat Muhammedi a.s. ndëroi vlera dhe përhapi dritën e besimit për mbarë njerëzimin.
Programin e begatuan me Ilahi mevlydi imami veteran, Esat ef. Rexha, Kryeimami Visar ef. Koshi, Hfz. dr. Safet ef. Hoxha dhe mr. Enver ef. Xhiha.

Programi u përmbyll me dua nga kryimami Visar ef. Koshi, në prezencën e bedimtarëve të pranishëm.









Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, ka shpërndarë 320 çanta, pajisjeve shkollore, veshje sportive e maska për nxënësit e tri shkollave në komunën e Gjakovës


https://www.youtube.com/watch?v=zNOVBk0Sv34&t=17s


Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, ka shpërndarë 320 çanta, pajisjeve shkollore, veshje sportive e maska për nxënësit e tri shkollave në komunën e Gjakovës


https://www.youtube.com/watch?v=zNOVBk0Sv34&t=17s



https://www.youtube.com/watch?v=pikX813Gc5M


Në prag të festës së Kubran Bajramit, Shoqata Humanitare Bereqeti dega në Gjakovë ka shpërndarë ndihma për personat me nevoja të veçanta



https://www.youtube.com/watch?v=IpCG635b_xQ


Më 1 qershor në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë, ka dhuruar 420 dhurata për fëmijët e institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”.

Koordinatori i “Bereqetit”, Abdurrahman Bejtullahu, vlerësoi lartë iniciativën si dhe gatishmërinë që fëmijët të gëzohen dhe të jenë prioritet.


https://www.youtube.com/watch?v=8tVQy3nqMbI


Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë bashkë me donatorë e bën me shtëpi të re familjen 5 anëtareshe Azemi nga fshati Bec, në natën e Fiter Bajramit





https://www.youtube.com/watch?v=ZeqA3evSZLs


Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë ka shpërndarë 300 pako ushqimore dhe higjienike gjatë ditës së sotme në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit”.



https://www.youtube.com/watch?v=yBLpvqpWvAw


100 pako me produkte ushqimore, dhurata me pajisje sportive për Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe punësim për anëtarët e kësaj shoqate, janë disa prej aktiviteteve të fundit të Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë.

Ndiqeni kronikën në vazhdim...



https://www.youtube.com/watch?v=hXK8RMfOI_0


Shoqata Humanitare “Bereqeti” në Gjakovë, ka filluar që nga sot ndërtimin e një shtëpie të re për familjen 5 anëtareshe të Bashkim Azemit nga fshati Bec i kësaj komune.

Çështja e financave nuk është rregulluar ende, por i gjithë fshati pa asnjë dallim fetar është mobilizuar për të bërë me shtëpi të re këtë familje. Ata po presim ndihmën e donatorëve që tashmë veçse ka filluar.



https://www.youtube.com/watch?v=UwVMbIvTF8U&t=8s


Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, përmes donatorëve nga vendi dhe diaspora ka arritur që t’i ndërtojë një shtëpi banimi familjes pes anëtarëshe Luzha nga Gjakova.

Vuajtjeve të anëtarëve të kësaj familje, të cilë jetuan në kushte të vështira iu erdhi fundi. Dëshira për të pasur një kulm mbi kokë u jetësua, tashmë ata gëzojnë shtëpinë e re.



https://www.youtube.com/watch?v=D0gsIv3qYe8




https://www.youtube.com/watch?v=fxKd9MR_CRg


Ka përfunduar me sukses kursi tremujor i mësimbesimit për djem dhe vajza në xhamitë e Gjakovës.

Kursi fillestar u zhvillua në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshtrave të komunës së Gjakovës, ku ndoqen mësimet mbi 200 nxënës, të cilët edhe u pajisen në fund me certifikatë për pjesmarrje.

Gjatë kësaj kohe imamët janë përpjekur t’i përmbahen planprogramit, i cili i është përshtatur nivelit dhe moshës së nxënësve. Në muajin e parë është mësuar për besimin dhe moralin, ndërsa muajin e dytë dhe të tretë për adhurimet, historinë islame dhe mësimin e Kuranit.

Falënderojmë përzemërsisht prindërit për mirëbesimin, nxënësit për pjesëmarrjen, si dhe imamët të cilët gjatë këtyre muajve janë munduar të japin nektarin themelor të mësimeve dhe kulturës islame.







Ka përfunduar me sukses kursi tremujor i mësimbesimit për djem dhe vajza në xhamitë e Gjakovës.

Kursi fillestar u zhvillua në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshtrave të komunës së Gjakovës, ku ndoqen mësimet mbi 200 nxënës, të cilët edhe u pajisen në fund me certifikatë për pjesmarrje.

Gjatë kësaj kohe imamët janë përpjekur t’i përmbahen planprogramit, i cili i është përshtatur nivelit dhe moshës së nxënësve. Në muajin e parë është mësuar për besimin dhe moralin, ndërsa muajin e dytë dhe të tretë për adhurimet, historinë islame dhe mësimin e Kuranit.

Falënderojmë përzemërsisht prindërit për mirëbesimin, nxënësit për pjesëmarrjen, si dhe imamët të cilët gjatë këtyre muajve janë munduar të japin nektarin themelor të mësimeve dhe kulturës islame.


Shoqata Bamirëse “Bereqeti” vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve skamnore në mbarë vendin.

Dega e “Bereqetit” në Gjakovë ka shpërndarë nga tri pula për 110 familje skamnore në këtë qytet.

Përfitues të donacionit të dhuruar nga familja Berisha ishin familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike, duke përfshirë edhe komunitetin egjiptian, si dhe punëtorë të Kompanisë së Pastrimit “Qabrati”.



https://www.youtube.com/watch?v=OVKBGK-kuq8