Teknologji

Shpend Ahmeti: Xhamia qendrore do të ndërtohet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania ka thënë se çështja e lokacionit për ndërtimin e xhamisë tashmë është e përfunduar.

Lexo me teper

Përurohet xhamia e fshatit Bujan të Lipjanit

Me këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore në mënyrë solemne u bë hapja e xhamisë së fshatin Bujan të Lipjanit. Në këtë eveniment nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mori pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës prof.Sabri ef.Bajgora dhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë prof dr. Fahrush Rexhepi.

Lexo me teper

BIK-u nuk pranon ndryshimin e projektit të xhamisë

Debati i krijuar rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është kryekëputë debat politik, thotë se zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Ahmet Sadriu, duke shtuar se institucioni i tij nuk heq dorë nga qëndrimet e mëparshme për këtë objekt.

Iniciatori kryesor i nismës për ndryshimin e arkitekturës së xhamisë së madhe, Yll Rugova, shprehet se objektet duhet t’u përmbushin disa kritereve të cilat definohen në planin e asaj lagjeje dhe se në asnjë formë nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë qendrore.

Ndërkaq, doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, nuk e konsideron të gabueshme formën e cila është përzgjedhur për t’u ndërtuar nga ana e BIK-ut.

Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës: kryetari i Komunës së Prishtinës – Isa Mustafa; presidentja Atifete Jahjaga; kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Për këtë temë, të hënën presidenti i tashëm, Hashim Thaçi, ka aranzhuar takim me krerët e BIK-ut, por këta të fundit kanë thënë se ky takim është anuluar Presidenca. /Tribuna/

Lexo me teper

BIK pret përgjigje nga komuna për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Ditëve të fundit është aktualizuar tema për Xhaminë e Madhe në Prishtinë e cila parashihet të ndërtohet në lagjen "Dardania" afër Postës së Kosovës, në kryeqytet. Gurthemeli për ndërtimin e xhamisë ishte hedhur në vitin 2012 por ende nuk ka ndonjë hap konkret për fillimin e punimeve të kësaj xhamie.

Lexo me teper

Përurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomericë të Pejës

Sot është bërë përurimi i “Xhamisë së Dritës” në Vitomiricë të Pejës, donacion i Hamda Rashid nga Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht nga Dubai.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe vet donatorja Hamda Rashid, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të Komunës së Pejës.

Kjo nuk është xhamia e vetme e financuar nga Rashid, pasi që të tilla xhamia ka ndërtuar edhe në disa vende tjera të Kosovës.

Lexo me teper

Në Kosovë u prit dhe u kremtua festa e Fitër Bajramit

Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 24 qershor 2017, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u kremtua përfundimi i muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falur namazin e Fitër Bajramit.

Lexo me teper

Namazi i Fitër Bajramit falet në veri të Mitrovicës, në vendin ku ishte xhamia e Ibrit

Sot, për herë të parë 18 vjet pas luftës qindra besimtarë mysliman kanë falë namazin e Fitër Bajramit në veri të Mitrovicës, në vendin ku ishte xhamia e Ibrit.

Lexo me teper

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dënon sulmin afër xhamisë në Londër

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, ka dënuar sulmin ndaj xhematit në një xhami të Londrës.

Lexo me teper

Në Prishtinë u hap tenda e iftarit

Per nder te dites se pare te muajit Ramazan, Fondacioni Ejup Sulltan nga Republika e Turqise organizoi hapjen e tendes per iftar ne Pallatin e Sporteve dhe te Rinise ne kryeqytetin e Kosoves ne Prishtine ku do te jete e hapur gjate 29 diteve te muajit te Ramazanit, raporton Anadolu Agency.

Lexo me teper

93 vjeçarja nga Ferizaj lexon ende rrjedhshëm Kuranin

Hanife Hoxha ka gati një shekull jetë, por plaka nga Gremja e Ferizajit ka një veçori tjetër, mbi jetëgjatësinë. Ajo në këtë moshë të shtyrë lexon Kuranin arabisht, gjë të cilën ka thënë se e ka mësuar qysh e vogël në mejtep – siç quhej shkolla në atë kohë.

Lexo me teper