OBSH dhe autoritetet saudite diskutojnë për haxhin e këtij viti

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) bëshkë me autoritetet e Arabisë Saudite janë duke diskutuar për shtyrjen e Haxhit të këtij viti për shkak të situatës pandemike COVID-19.
Tashmë dihet se disa vende kanë ndaluar qytetarëve të tyre të shkojnë në haxh, ku pas Indonezisë edhe Malajzia ka bërë të njëjtën gjë. Ndërsa disa nga vendet me shumicë muslimane kanë vendosur të presin një vendim nga autoritetet saudite para se të marrin një vendim zyrtar për ndalimin e Haxhit.
Autoritetet saudite nuk kanë marrë ende një vendim, dhe sipas disa burimeve, është e mundur që Haxhi të mbahet me një “numër simbolik të haxhilerëve” me të gjitha masat e nevojshme epidemiologjike.
Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se nëse Haxhi do të mbahet, ai duhet të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të OBSH-së.
Çdo vendim për t’u mbajtur këtë viti haxhi në të gjithë botën duhet të mbikëqyret nga Organizata Botërore e Shëndetit, duke respektuar protokollet shëndetësore.
Njoftimi erdhi pasi Ministria Saudite e Shëndetit, ditën e fundit, zbuloi 3,288 raste të reja të koronavirusit në vend.