Të menduarit materialist është mashtrim sepse njeriu ka natyrë hyjnore dhe tokësore.
Mendimi antik grek e shihte njeriun si pjesë të natyrës, të ndarë nga Zoti.
Ndërkaq, të krijuarit e njeriut prej dheu nga ana e Zotit përfaqëson dimensionin profan-tokësor, dhënia e shpirtit atë transcendental-hyjnor, kurse mësimi i emrave të sendeve Ademit a.s. paraqet aftësinë e njeriut për të mësuar dhe për t'u pajisur me dije.
Me gjithë zhvillimin marramendës të teknologjisë bashkëkohore, me gjithë rritjen e standardit ekonomik, njerëzimi e ka humbur çelësin e kasafortës së lumturisë njerëzore. Lëkundjet dhe problemet aktuale që kanë pllakosur shoqërinë, agonia shpirtërore, degjenerimet, dhuna dhe padrejtësia kanë shkaktuar negativitete që kanë marrë hov dhe po e shtyjnë njeriun e sotëm drejt humnerës, drejt dekadencës dhe kolapsit moral.
Njeriu i sotëm, nën invazionin e mentalitetit materialist, është bërë një qenie e izoluar.
I kurthuar nga dëshira të ulëta dhe primitive shtazarake, ai dëshiron të jetojë në vetmi dhe vetëm për veten e tij. Individualizmi egoist ka filluar ta degradojë njeriun e kohës sonë. Ai duke qenë plot dëshira të ethshme, lakmitare dhe ziliqare, po tregohet i pangopur, ambicioz, narcist dhe posesiv për çdo gjë.
Demokracia liberale po e shpie shoqërinë drejt nihilizmit dhe shoqëria e bollëkut të kapitalizmit liberal, nga shumë kritikë të saj, vlerësohet se përmban në vete farën e destruksionit dhe vetëshkatërrimit. Njeriu, në vend që të jetë shërbyes/rob dhe mëkëmbës i Allahut, Krijuesit të natyrës, e ka shpallur veten e tij për zot të natyrës.
Ideologjitë materialiste kanë zvetënuar çdo gjë të shenjtë dhe të vlefshme te njeriu, duke e trajtuar atë si një krijesë pa shpirt, thjesht një makinë, një robot. Sipas shekullarizmit dhe mendësisë profane ‘asgjë nuk mund të njihet me siguri dhe çdo gjë është e lejuar.’
Duke u treguar mospërfillës ndaj vlerave hyjnore, virtyteve dhe moralitetit, si rezultat i injluencës së ideologjive të ndryshme ateiste, viktimë e së cilës është bërë shoqëria bashkëkohore, madje që nga momenti kur ajo prezencën e Zotit filloi ta shohë si të tepërt, njerëzit janë bërë peng i ëndjeve të tyre egoiste.
Prirjet e këtilla kërcënojnë vlerat e mirëfillta kulturore dhe fetare që janë të nevojshme për të gjithë njerëzit dhe që mundësojnë ruajtjen e famiijes dhe funksionimin e shoqërisë. Si rrjedhim fa m iljes dhe gjithë shoqërisë po i kanoset rreziku i shkatërrimit. Synimi ynë duhet të jetë ndreqja e çrregullimeve kulturore që ka pësuar shoqëria jonë gjatë kohës së monizmit dhe evitimi i destruktiviteteve, nga të cilat ajo po kërcënohet thellësisht në kohën e sotme moderne.
Prandaj, është detyrë e njerëzve të ditur që t' i këshillojnë masat e gjëra, që janë të dhëna pas dëshirave të tyre egoiste, duke punuar në nxjerrjen e tyre nga errësirat e shumta në dritën e Islamit. "Nga ju le të jetë një grup që do të thërrasë në atë që është e mirë dhe urdhëron të bëhen punë të mira dhe ndalon nga veprat e këqija. Ata do të jenë të shpëtuar.” (Ali Imran, 104).
Masat e gjëra kanë nevojë jo vetëm të këshillohen, por edhe të udhëhiqen nga një grup njerëzish të drejtë, që do t' i ruanin vlerat morale dhe fetare. Kjo kërkon që t'u jemi besnikë vlerave morale e fetare dhe të kapemi pas rrënjëve tona. Elita udhëheqëse e një populli duhet të jetë e pastër, jashtë kornizave të realitetit të prishur, në mënyrë që të punojë jo vetëm për prosperitetin material, por edhe për atë shpirtëror të tij. Për ta arritur këte shëmbëlltyrë për ne duhet të jetë jeta dhe e vepra e Muhamedit a.s. dhe e shokëve të tij.
Largimi nga feja e çon shoqërinë drejt rënies së vazhdueshme në aspektin e vlerave dhe të virtyteve dhe drejt degradimit moral e material.