Dy hapa të rëndësishme për trajnimin e tualetit tek fëmijët

Shumë nga ju prindër mezi prisni të filloni një program trajtimi për fëmijët tuaj. Shpeshherë nxitoheni: bëheni gati ju përpara fëmijës tuaj.
Nëse ky proces nis vetëm me gadishmërinë tuaj e jo të fëmijës, shumë kohë do t’ju humbasë dhe rezultati do t’ju vijë me vonesë.

KINI KUJDES

Përpara se të nisni terapinë e tualetit shihni aftësitë konjitive të fëmijës tuaj.
A reagon i vogli juaj ndaj komandave apo sygjerimeve tuaja?
Gjithashtu aftësi tjetër e rëndësishme është aftësia e mirë neurologjike, për t’ju përgjigjur sinjaleve fiziologjike të fshikëzës së urinës së tij.
(Kontrolli i urinimit dhe defekimit është një element i cili tregon progres në integrimin e zhvillimit të fëmijës tuaj)

Nëse fëmija juaj nuk është ende gati, nuk ka pjekurinë e duhur kognitive dhe neurologjike, do të keni një rritje të sjelljeve të padëshiruara nga fëmija juaj me këtë trajtim.
Dy hapa janë të rëndësishme për lejhtësimin e këtij procesi dhe sigurojnë një përvojë pozitive.

Hapi 1 Gadishmëria e fëmijës

Kini parasysh moshën e fëmijës tuaj: ky lloj trajnimi këshillohet vetëm pas ditëlindjes së dytë.
Motorika fine-globale: A mund femija juaj të ulet dhe ngrihet vetë nga tavolina pa ndihmën tuaj? A di të hapë dhe mbyllë një shishe pa ndihmën tuaj?
Nëse jo, është ende herët për të nisja e terapisë së tualetit.
Sjellja: A ka durim fëmija juaj të qëndrojë 2-5 minuta ulur?
A mundet i vogli juaj t’i tregojë me mimikë/ gjeste nevojat e tij vetjake?

Hapi i dytë i rëndësishëm është Gadishmëria juaj

Të dashur prindër sapo të nisni terapinë e tualetit të voglit tuaj duhet të jeni të gatshëm per t’i kushtuar një kohë të gjatë fëmijës: duhet të keni kohë të mjaftueshme për t’u marrë me të.
Përpiquni të siguroni një program edukativ dhe argëtues që të mund t’ia largoni sa m shpejt pelenën të voglit tuaj.

Kini DURIM merreni me qetësi dhe trasmetojini siguri fëmijës tuaj.
Ai mund t’ia dalë.
Mos harroni “Pas vështirësisë vjen lehtësimi”



Migena Kurushi: Terapiste zhvillimi.
muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë