Si i trajton feja viruset dhe fatkeqësitë


• Pyetja: Ku e shihni funksionin dhe pozitën e fesë në raport me përhapjen dhe implikimet e virusit Korona?

• Përgjigjja: Pandemia globale e virusit Korona Covid-19 është përhapur në gjithë botën dhe i ka mobilizuar të gjitha shtetet që t'i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre materiale dhe mjekësore për ta përballuar këtë pandemi. Është e pakontestueshme se përballimi i i kësaj pandemie kërkon që të vihen në disponim të gjitha kapacitet materiale dhe morale të njeriut, e që feja ka rol të rëndësishëm në asistim për t'u përballur si dhe për t’u mbrojtur nga rreziku i "virusit Korona”, përmes funksioneve vijuese:

-Prej funksioneve më të rëndësishme të fesë është pajisja e njeriut me energji të besimit, që e udhëzon në të mirë si dhe e mbështet me fuqi morale që e aftëson t'i përballojë vështirësitë me guxim dhe me vetëpërmbajtje. Njeriu ka nevojë që të ketë imunitet të fuqishëm trupor dhe shpirtëror për t'u rezistuar sëmundjeve, gjë që e konn rrnojnë edhe mjekët dhe ekspertët përkatës. Sa më i qetë shpirtërisht të jetë pacienti, aq më i fuqishëm është që t'i përballojë sëmundjet, normal, krahas ndërmarrjes së masave të domosdoshme të mbrojtjes dhe kurimit. Prej shkaqeve që e forcojnë imunitetin shëndetësor të njeriut është përkujdesi ndaj sistemit shëndetësor në jetë përmes: ushqimit, lëvizjeve dhe mbrojtjes. Të gjitha këto elemente mbrojtëse janë promovuar dhe stimuluar nga ana e fesë. Kështu, Allahu i Madhërishëm urdhëron që njerëzit të hanë nga gjërat e mira, që Ai i ka krijuar për ta, e të largohen nga gjërat e këqija. Allahu i Madhërishëm, në ajetin vijues, na rikujton atë që kanë promovuar të gjitha shpalljet hyjnore dhe që është rikonfirmuar në shpalljen e fundit që iu dërgua të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qof¬shin mbi të.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: "Që pranoj¬në të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe ua ndalon ato të pakëndshmet dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit" (El-Arafë: 157).
Ibën Kethiri, për ushqimet e mira dhe të këqija, e përcjell prej disa dijetarëve komentin vijues: "Çdo gjë që ka lejuar Allahu i Madhërishëm, është e mirë dhe e dobishme për trupin dhe për fenë, dhe çdo gjë që ka ndaluar Allahu i Madhërishëm është e keqe dhe e dëmshme për trupin dhe fenë.”

- Po ashtu, prej funksioneve të fesë është edhe afirmimi i kujdesit ndaj higjienës me plotkuptimin e fjalës hi¬gjienë. Së këtejmi, nuk është çudi që në Legjislacionin Islam (Fikh) , si kapitull i parë renditet pastërtia-babu et-tahareti, e cila është hyrja e parë për në adhurim. Të gjitha dispozitat që janë përmendur në këtë kontekst, si: larja e trupit (gusli) me qëllim fetar, abdesi për namaz dhe për adhurime tjera ku kërkohet, duke i pastruar gjymtyrët , dukshme të trupit, pastaj nxitja për pastrimin e duarve para dhe pas ushqimit, stimulimi i përdorimit të Misvakut (porosi nga ana e të Dërguarit të Allahut që të pastrohen dhëmbët dhe t'i jepet gojës erë e këndshme duke përdorur një degë të njomë peme), si dhe porosit në traditën pejgamberike që të pastrohen disa pjesë të cilat janë cilësuar si veti natyrore dhe mbrojtja e ushqimit nga kontaminimi dhe prishja, të gjitha këto janë instruksione shëndetësore që synojnë ta bëjnë higjienën kulturë të përgjithshme të cilën do ta jetësojë njeriu në jetën e tij.
Buhariu ka transmetuar prej Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur të shkoni në shtrat, shuani kandilat e dritës, mbyllni mirë dyert, lidheni grykën e enëve ku e mbani ujin dhe mbulojini hajet dhe pijet".
Në transmetimin e Muslimit qëndron: "Çdo enë e cila nuk është e mbuluar apo mjet me grykë ku mbahet uji, që nuk është i lidliur, i nënshtrohet kontaminimit nga viruset-epidemitë".

- Po ashtu, prej instruksioneve fetare në rast të ekzistimit të epidemive është edhe ndërmarrja e masave preventive shëndetësore kundër përhapjes së infeksioneve.
Në hadith autentik të përcjellë nga Usame ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të, qëndron se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Kur të dëgjoni se Murtaja ka rënë në një vend, mos shkoni atje, e nëse bie në një vend, dhe ju jeni aty, mos e lëshoni atë vend", Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Ky udhëzim i të Dërguarit të Allahut në rast të ekzistimit të epidemive, e mëson myslimanin të jetë i përgjegjshëm në mbrojtjen e vetes nga dëmi, si dhe në pengimin e tij që t'i dëmtojë tjerët. Në një hadith të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, vihet një rregull i përgjithshëm në fushën e dispozitave fetare, gjegjësisht fjala është për hadithin dhe rregullin: "Nuk ka dëm fillestar, dhe as dëm reciprok". Hadithin e transmeton Maliku në el-Muvetta'. Në librin "El-Munteka, sherhu Muvetta' Malik', në shpjegimin e këtij hadithi, thuhet: "ed-darer' (dëmi fillestar) është ai që ty të sjell dobi, ndërkaq, fqinjit tënd i sjell dëm, ndërkaq 'ed-dirar' (dëmi reciprok), është ai veprim që ty nuk të sjell dobi, ndërkaq e dëmton fqinjin tënd. Kuptimi i fjalës 'ed-darer' është veprimi me të cilin njeriu synon t'i sjell dobi vetvetes e ta dëmtojë tjetrin, ndërkaq 'ed-dirar' është veprimi me të cilin njeriu synon ta dëmtojë tjetrin".

- Prej funksioneve të fesë në adresimin e pandemisë Korona është edhe nxitja e besimtarëve që t'u përmbahen instruksioneve shëndetësore të institucioneve kompetente, me qëllim që të mbrohen vetë besimtarët dhe t'i mbrojnë edhe tjerët. Këtë e promovon feja duke thirrur në konsolidimin e konceptit të përgjegjësisë kolektive, të cilin koncept e konfirmon hadithi që flet për shembullin e anijes. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Shembulli i atij që i respekton kufijtë e Allahut dhe i atij që i shkel ato, është si shembulli i disa njerëzve të cilët ia kanë mësyrë të ngjiten në një anije, ashtu që disa janë pozicionuar në pjesën e sipërme, e disa në pjesën e poshtme të anijes. Kështu, ata që kanë qenë në pjesën e poshtme të anijes, kur kanë pasur nevojë për ujë, janë ngjitur lart. Kjo qe shkak që ata të thonë: "Sikur të hapin një vrimë në pjesën tonë e të ju furnizohemi me ujë, ashtu që nuk do t'i shqetësonim ata që janë në pjesën e sipërme'. Nëse ata i lejonin ta bëjnë atë që e menduan, do të shkatërroheshin të gjithë, e nëse i pengonin nga ai veprim, do t'i shpëtonin edhe vetë ata e po ashtu, do të shpëtonin të gjithë". (Hadithh e transmeton Buhariu).

Kështu duhet ta kuptojnë obligimin e largimit të kësaj epidemie të gjithë ata që kanë mundësi për një gjë të tillë, duke përdorur mekanizma të ndryshëm, varësisht prej kapaciteteve individuale. Kështu, mjekët dhe infermierët duhet ta kryejnë detyrën e tyre në shërimin e të sëmurëve, hulumtuesit duhet të punojnë në drejtim të zbulimit të medikamenteve dhe vaksinave mbrojtëse, çdo person duhet të mundohet t'u ndihmojë njerëzve me nevoja të veçanta, të pafuqishmëve dhe pleqve të cilët kanë nevojë për ndihmë, pasanikët duhet të japin donacione për t'i mbështetur hulumtimet shkencore, kurimin dhe plotësimin e nevojave të njerëzve nevojtarë. Me këtë rast, çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm se angazhimi i tij për t'i plotësuar nevojat e njerëzve, është prej bamirësive më të mëdha me të cilat ai i afrohet Allahut të Mudhërishëm.
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, kur është pyetur se cili njeri është më i dashur tek Allahu i Madhërishëm, është përgjigjur:

"Njeriu më i dashur tek Allahu i Madhërishëm, është ai që është më i dobishëm për njerëzit....". Hadithi është i shkallës "Hasen” (i mirë), e ka transmetuar Ibn Ebi Dunja, Taberaniu dhe tjerë.
Fatkeqësitë e sprovat që i godasin njerëzit duhet t'ua kujtojnë Allahun, t'i drejtojnë në rrugën e kthimit dhe nesimit nw Zotin, si dhe besimit në Zotin, si dhe t'i udhëzojnë që t'i luten Krijuesit që t'ua largojë atë që i ka goditur.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: "Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në dynja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave)" (Es-Sexhde: 21).
Rruga e kthimit është rruga e përuljes dhe lutjes drejtuar Allahut.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: "E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por, zemrat e tyre ishin nguros u r, po edhe djalli uahijeshoi atë- që' bënin" (El- Enamë: 43).



Shkëputur nga libri “Implikimet legjislative islame të zhvillimeve të reja nga paraqitja e virusit Covid 19.”

Komunikatë përmbyllëse e sesionit të 30-të të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian për Fetva dhe Gjurmime i mbajtur përmes teknikës së komunikimive (zoom)
1-4 Shaban 1441h/25/28 Mars 2020



Përktheu: Bashkim Aliu