Përse zemërohesh?

E pyeti njëherë nxënësi mësuesin: - Je i urtë, gjithmonë i disponuar, asnjëherë nuk zemërohesh. Më ndihmo që edhe unë të bëhem i tillë.

Mësuesi u pajtua dhe e luti nxënësin t’ia sjell një patate dhe një thes dhe shpjegoi:
- Kur në dikë zemërohesh dhe ofendohesh, merre një patate dhe në të shëno emrin e njeriut me të cilin je zemëruar, e pastaj vendose pataten në thes.
- E kjo është e gjitha? - pyeti nxënësi i befasuar.
- Jo. Nevojitet që gjithmonë ta bartësh me vete këtë thes dhe çdo herë kur ndien se je i lënduar vendose në të pataten. - tha mësuesi.
Nxënësi pranoi. Kaloi një kohë. Thesi u mbush me patate dhe u bë mjaft i rëndë.
Ishte e papërshtatshme ta bart gjithmonë me vete. Pos kësaj, patatet filluan të prishen duke kundërmuar.
Nxënësi erdhi te mësuesi dhe i tha: - Është e pamundur ta bart. Thesi është i rëndë dhe patatet u prishën.
Mësuesi u përgjigj: - Njëjtë ndodh edhe në shpirtin tënd. Kur me dikë zemërohesh në shpirtin tënd krijohet një barrë e rëndë edhe pse nuk e vëren menjëherë.
Pastaj barra bëhet gjithnjë më e madhe. Veprimet kthehen në traditë, ndërsa tradita në karakter i cili lind vese që kundërmojnë. Dhe lehtë do ta harroje këtë barrë sikur mos të bëhej tejet e rëndë që ta bartje vazhdimisht me vete. Ta japa mundësinë që nga anash ta shikosh tërë këtë proces. Çdo herë kur vendos të zemërohesh, grindesh, apo lëndohesh nga tjetri, mendo a thua kjo barrë nevojitet?



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti